Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian
Со критично мислење до граѓани со медиумска умешност - КриТинк
Mendim kritik për qytetarë me shkathësi mediatike - CriThink
Critical Thinking for Mediawise Citizens - CriThink
Home 2018 September

Monthly Archives: September 2018

Spekulime ekskluzive për manipulimin e publikut

Teksti bën akuza serioze, mirëpo gjatë kësaj nuk ofron asgjë si dëshmi. Edhe pse në titull ka një pikëpyetje, megjithatë, në tekst askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.

Fotografi e keqpërdorur

Teksti që e recensojmë është i pavëretë dhe tendencioz, me ç'rast ka për qëllim të tregojë se jepen shtetësi të rrejshme, me qëllim që referendumi i 30-shtatorit të ketë sukses. Fotografia në tekst, po ashtu, është keqpërdorur nga një ngjarje tjetër, e jo siç thuhet se "pritet në radhë për shtetësi".

Çdo njeri ka të drejtë për liri të mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë

Liria e besimit dhe e fesë dhe ndarja e bashkësive fetare nga shteti janë temë me interes për mediat, mirëpo, në mbulimin mediatik të kësaj problematike shpeshherë nuk vërehen...

Vërtetësia e “informatave të pretenduara” duhet të verifikohet

Teksti që e recensojmë, bazohet në muhabete të çarshisë, e jo në fakte, deklarata dhe informacione të verifikuara. Nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për artikull gazetaresk, sepse ai devijon nga rregullat themelore të gazetarisë.

Manipulim i qartë me fjalimin e Makronit

Teksti është diçka në mes të "turlit-tavës" dhe recensionit të fjalimit të Makronit. Pa i respektuar parimet themelore të informimit objektiv, kryetarit francez, Emanuel Makron, i cili nëpërmjet video-mesazhit iu drejtua qytetarëve të Maqedonisë, i është mveshur diçka që nuk e ka thënë, ndërsa kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaevit, i mohohet diçka që shumë herë e ka thënë publikisht - se Maqedonia duhet të ndryshojë emrin e saj në Maqedoni Veriore, nëse dëshiron përparim drejt BE-së dhe NATO.