Demanti patjetër duhet të publikohet

 

Teksti që e recensojmë, transmeton një deklaratë të deputetes Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE-ja për gjoja punësim të paligjshëm në Regjistrin qendror. Për këto pohime, Regjistri qendror dërgoi demant, të cilin media nuk e publikoi.

Linku deri te artikulli origjinal: Stamenkovska: Në kuadër të shpalljever të shumta për mbushje të paligjshme dhe partiake të administratës, pushteti nuk e anashkaloi as Regjistrin qendror

Data dhe koha e publikimit: 26.09.2018

Data e recensionit: 27.09.2018

Recenzuese: Silvana Zhezhova

Në tekst janë bërë akuza ndaj drejtoreshës së Regjistrit qendror se punëson “ushtarë partiakë”, me anë të, siç thuhet, procedurës së parregult dhe të kundërligjshme. Nga Regjistri qendror i demantuan këto akuza dhe i përmendën ligjiet në të të cilave më 9 gusht janë punësuar 34 personat e përmendur.

Regjistri qendror, në bazë të ligjit amë, procedurën për punësim duhet ta zhvillojë në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe në përputhje me Ligjin për nëpunësit administrativë. Sipas statutit të këtij institucioni, të punësuarit në Regjistrin qendror janë nëpunës shtetërorë. A është e vërtetë se drejtoresha e Regjistrit qendror ka sjellë Marrëveshje kolektive ku ka implementuar dispozita me të cilat ka lejuar punësime në bazë të Ligjit për marrëdhënie pune, thuhet në deklaratën e Stamenkovskës.

Mirëpo, nga ana tjetër, në demantin е Regjistrit qendror sqarohet saktësisht sipas cilave ligje janë pranuar të punësuarit e rinj.

Për gjithçka që nuk është e rregulluar në Ligjin për regjistrin qendror dhe Marrëveshjen kolektive të RGJ, zbatohen dispozitat e Ligjit për nëpunësit administrativë dhe Ligji për marrëdhënie pune. Në bazë të paragrafit 2 dhe 4 të nenit 4 të Ligjit për nëpunësit administrativë për nevojat e Regjistrit qendror janë konfirmuar dhe janë rregulluar me vetë Ligjin për Regjistrin qendror, e njëkohësisht është dhënë dhe është përcaktuar mundësia në vetë ligjin që me Marrëveshjen kolektive të rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës, thuhet në demant.

Më tej, Regjistri qendror është prezantuar si institucion partiak që shërben për punësimin e ithtarëve të LSDM-së, me çka njëkohësisht diskreditohet profesionalizmi i këtij institucioni. Poashtu, në tekst aludohet se pushteti po zhvillon një fushatë të punësimeve të paligjshme, me ç’rast edhe ky institucion është pjesë e kësaj fushate. Mirëpo, në demantin e Regjistrin qendror thuhet se “procedura ka qenë krejtësisht transparente në përputhje me Ligjin për Regjistrin qendror, të gjitha normat pozitive ligjore dhe aktet e përgjithshme të Regjistrit qendror, si dhe në përputhje me Marrëveshjen kolektive ndërmjet drejtorit të Regjistrit qendror dhe kryetarit të organizatës sindikale të RGJ.”

Duke e publikuar shpalljen për ushtarët e rinj partiakë të LSDM-së, ajo bën punësime të kundërligjshme duke e vënë Marrëveshjen kolektive mbi ligjin. Mënyrat e këtilla dhe të ngjashme të punësimit janë pjesë e fushatës së LSDM-së për partizimin e institucioneve të sektorit publik.

Teksti ka për qëllim të paraqesë se të gjitha punësime që bëhen janë të paligjshme dhe se punësohen vetëm njerëz partiakë. Njëkohësisht edhe se anashkalohen të gjitha procedurat që të duhet të respektohen. Mirëpo, nga Regjistri qendror reagojnë se “është” e çuditshme për një përfaqësues të Kuvendit, i cili i voton ligjet, të mos i njohë ato.” Në këtë drejtim është edhe vërejtja, me të cilën në demant thuhet se “demantojmë se të punësuarit në këtë institucione janë nëpunës shtetërorë, gjegjësisht e informojnë deputeten se të punësuarit në Regjistrin qendror janë nëpunës administrativë.”

Ky artikull është problematik nga këndvështrimi se nuk është kërkuar përgjigje nga institucioni i sulmuarа. Sikur të bëhej fjalë për fjalim prorgamor të deputetets Nevena Stamenkovska, nuk paraqet asnjë problem të publikohen pjesë nga fjalimi i tillë. Mirëpo, kur ka person apo institucion të sulmuar, atëherë nga pala e sulmuar, e kritikuar gjithmonë duhet të kërkohet përgjigje. Madje edhe nëse ai institucion thotë se do të dërgojë demant më vonë dhe refuzon të përgjigjet në sulmet e bëra. Atëherë media do të mund ta thotë mu atë – se përgjigje nga Regjistri qendror nuk është marrë, mirëpo se institucioni do të përgjigjet me anë të demantit. Por, kjo nuk është bërë. Ashtu siç nuk është publikuar as demanti i Regjistrit qendror kur është dërguar. Përveç asaj se demanti nuk është publikuar, të nesërmen media përsëri i ka dhënë hapësirë deputetes së njëjtë që përsëri ta sulmojë Regjistrin qendror, me çka gjithë debatin e bën të njëanshëm, ndërsa pasqyra që fitohet në publik është krejtësisht joobjektive.