e-Shoqëri.mk: Niveli më i lartë i edukimit elementar mediatik nënkupton përgjegjësi më të madhe të institucioneve

Фото: Ванчо Џамбаски, CC-BY-NC.

Nevojitet nivel më i lartë i njohurive mediatike, e cila do të çojë në institucione transparente dhe llogaridhënëse, është përfundimi i Konferencës “e-Shoqëri.Mk” që u mbajt dje në Shkup në Shkup, në organizim të Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” në temën “Qytetarë me njohuri mediatike për institucione llogaridhënëse”. Njëri nga rekomandimet kryesore të konferencës është që njohuritë elementare mediatike të futet si pjesë e procesit zyrtar arsimor në shkollat e Maqedonisë.

Sipas ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, i cili mori pjesë në hapjen solemne, njohuritë elementare mediatike janë vegël për dallimin e lajmeve të vërteta dhe të rrejshme, por njëkohësisht është edhe vegël për debat të përgjegjshëm dhe për pluralizëm të mendimeve.

“Lajmet e rrejshme u bënë pjesë e ndërveprimit tonë digjital. Me edukimin elementar mediatik krijohet një mjedis për kontroll të institucioneve shtetërore dhe ajo është pjesë përbërëse e domosdoshme e demokracisë së shëndoshë.  Nëse nuk ka qytetarë me njohuri elementare mediatike, institucionet do të jenë më pak llogaridhënëse dhe transparente”, tha Zhbogari.

Në hapjen solemne, përveç Zhbogarit, folën edhe drejtoresha e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova-Panovska, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, ministri përgjegjës për transparencë, llogaridhënie dhe komunikim, Robert Popovski dhe drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari.

Ministri Mançevski theksoi se është shumë më e lehtë tu afrohen shërbimet qytetarëve, se sa qytetarët t’i afrojmë te shërbimet dhe institucionet.

“Digjitalizimi do ta zvogëlojë ndikimin e faktorit njeri, e me këtë, të jemi të sinqertë, do të zvogëlohet edhe korrupsioni. Jemi të vetëdijshëm se besimi i qytetarëve te institucionet është i ulët, por për këtë duhet të punojmë vazhdimisht.  Fitimi i besimit nuk arrihet lehtë, prandaj transparenca dhe llogaridhënia nuk janë vetëm masa të cilat duhet t’i shënojmë si të realizuara, por duhet t’i përmirësojmë me të vërtetë, e me këtë edhe t’i zvogëlojmë lajmet e rrejshme. Nuk frikohemi nga kritika, ajo na mobilizon dhe na bën më të mirë dhe ju inkurajoj që këtë ta bëni edhe më tutje”, tha Mançevski.

Siç theksoi Jashari, fokusi i konferencës këtë vit është në ndikimin e teknologjive të reja mbin punën e institucioneve dhe gjetjen e zgjidhjeve për sfidat dhe problemet me të cilat përballen institucionet dhe qytetarët.

“Vetë digjitalizimi nuk është zgjidhje e problemit, por duhet ta inkurajojmë kulturën e një shoqërie të hapur demokratike”, tha drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, në hapjen e konferencë që u mbajt për të 14-ën herë me radhë.

esociety2

Foto: Vanço Xhambaski

Sipas Karanfillova- Panovskës, reformat në media po realizohen, mirëpo me tempo të nagadaltë, të rinjtë nuk kanë shumë shkathtësi dhe nuk e dinë si t’i verifikojnë të dhënat dhe informatat me të cilat përballen,

Ajo përmendi një hulumtim që e ka bërë Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni për njohuritë elementare mediatike në vitin 2018, ku janë ranguar vendet e BE-së dhe pesë vende të Ballkanit Perëndimor. Në këtë listë Maqedonia gjendet në vendin e fundit.

Njohuritë elementare mediatike kërkojnë një ambientit të frytshëm në shoqëri, e kjo është e pamundur me shantazhe dhe kërcënime, tha ministri përgjegjës për transparencë, llogaridhënie dhe komunikim, Robert Popovski.

Jam i bindur se me krijimin e ambientit të frytshëm kontribuohet për raporte të hapura dhe profesionale ndërmjet qeverisë dhe mediave. Kjo qeveri e dëgjon kritikën, e analizon atë dhe e formulon politikën e saj sipas interesave të qytetarëve – potencoi Popovski.

Kryeredaktori i agjencisë së lajmeve “Meta”, Zoran Andonovski, i cili mori pjesë në sesionin e dytë të konferencës që ishte në temën “Liria e të shprehurit dhe mediat – deri ku jemi?” duke e prezantuar raportin nga monitorimi i përmbushjes së reformave prioritare nga fusha e mediave theksoi se sa i përket reformave të mediave, diçka është filluar, mirëpo ka ngecur.

“Është bërë përpjekje që të miratohen ligje të reja, mirëpo ato kanë ngecur në Kuvend. Informatë indikative është ajo se Komisioni për informata me karakter publik ka 520 ankesa për qasje të palejuar në informata. Sa i përket shpifjes dhe ofendimit, gjyqësia akoma nuk është duke e gjetur veten, nuk ka dallim të qartë se ç’është medie, ka aktgjykime hutuese”; thotë Andonovski.

Përveç Anonovskit në këtë sesion morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, Zoran Trajçevski, Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë dhe Dejan Georgievski nga Qendra për zhvillimin e mediave.

Sipas Trajçevskit, gjendja në RTM mbetet e keqe dhe vihet në pikëpyetje funksionimi i saj dhe roli që e ka në shoqëri.

“Vetëm mediat e fuqishme në aspekt ekonomik dhe të pavarura mund t’u bëjnë ballë presioneve të qendrave të fuqisë. Ndryshimet ligjore nuk guxojnë të mundësojnë ndërhyrje në lirinë e mediave. Vetëm mediat e lira mund ta luajnë rolin e tyre në shoqëri që qytetarët të mund të formojnë mendim të vetin”, kategorik është Trajçevski.

Фото: Ванчо Џамбаски

Foto: Vanço Xhambaski

Maqedonia ende është në fund të listës në suaza evropiane dhe botërore sa i përket lirisë së të shprehurit dhe pavarësisë së mediave, tha Dragan Sekullovski nga SHGM-ja.

“Sipas “Freedom House”, Maqedoni është vend jo i lirë edhe pas dy vitesh që kur kemi pushtet të ri dhe kjo është fakt.  Përfundimet duhet t’i motivojnë të gjithë se nevojiten ndryshime, jo vetëm që të ndryshohet imazhi i vendit në botë, por edhe për shkak se qytetarët meritojnë të jenë të informuar, e jo të manipuluar. Pa reforma sistematike nuk mundet mediat në mënyrë të mirëfilltë ta kryejnë punën e tyre, e me këtë do t’u cenohet e drejta qytetarëve që të informohen në mënyrë të mirëfilltë”, shtoi Sekullovski.

Ai informoi se trendi i sulmeve ndaj gazetarëve është zvogëluar prej 18 rasteve në vitin 2017, në 6 raste këtë vit, dhe paralajmëroi se gjuha e urrejtjes që përdoret në media mund të kalojë në vepra penale nga urrejtja.

Sipas drejtorit programor të Fondacionit “Metamorfozis”, Filip Stojanovski, i cili ishte pjesë e panelit të sesionit me temë:  “Me njohuri elementare mediatike kundër manipulimeve dhe dezinformatave”, me informata profesionale dhe objektive do të vijë deri të zvogëlimi i numrit të lajmeve të rrejshme, të cilat janë të shpeshta në mediat e Maqedonisë.

Koncepti i njohurive elementare mediatike nuk nënkupton vetëm zgjidhje të problemit me njohuritë elementare mediatike, por na duhen qasje në disa nivele, duke filluar nga raportimi objektiv dhe profesional gazetaresk. Me raportimin objektiv dhe profesional nga gazetarët do të zvogëlohej numri i lajmeve të rrejshme, të cilat janë në numër të madh në Maqedoni”, tha Stojanovski.

Përveç Stojanovskit, në këtë sesion morën pjesë edhe Vesna Nikodinovska nga Instituti për media i Maqedonisë, Bojan Shashevski nga Forumi arsimor rinor dhe Marina Dimitrieva – Gjorgjievska nga Byroja për zhvillimin e arsimit.

Sipas Nikodinovskës, qëllimi i mediave është të mësohen njerëzit të mendojnë me kokën e vet, dhe t’i verifikojnë faktet që i gjejnë onlajn.

logoa

Konferencën e-Shoqëri.mk e organizon Fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis, në sinergji me projektet  “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink” (crithink.mk) dhe “Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore” (ACTION SEE – actionsee.org) të financuara nga Bashkimi Evropian, projektet “Observatori për reforma mediatike” (mediaobservatorium.mk) dhe “Vërtetmatës.mk” (vistinomer.mk) të mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni, si dhe projektin “Promovimi, formësimi dhe avancimi i lirive në internet” (Promoting, Shaping and upholding internet freedoms) i mbështetur nga Asociacioni për komunikime progresive (apc.org) dhe projekti “Krijimi i metodologjisë dhe qasja për mbikëqyrje qytetare ndaj shërbimeve për ndjekje” nëpërmjet IFEX-it (ifex.org).