Gjuajtja në të vërtetën

 

[Recension: Polici që kishte në shënjestër popullin, prej sot ka autorizim të gjuajë pa pyetur (VIDEO)]

 

Në “mbështjellësin” e informacionit aktual rreth zgjedhjes së drejtorit të ri të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, janë prezantuar një sërë të pavërtetash, konstruksionesh, faktesh të falsifikuara dhe një përpjekje për amnisti për pjesëmarrësit në ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prillit të vitit të kaluar.

Linku deri te artikulli origjinal: Polici që kishte në shënjestër popullin, prej sot ka autorizim të gjuajë pa pyetur (VIDEO)

Data e publikimit: 22.8.2018

Data e recensionit: 26.8.2018

Recenzues: Aleksandar Pisarev

Me zëvendësimin e tezave në mënyrë të paskrupullt diskreditohet drejtori i ri i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, dhe kontestohet zgjedhja e tij. Reagimi i tij profesional që lejohet edhe me Ligjin për policinë, që gjatë ngjarjeve t’i mbrojë deputetët nga sulmet dhe linçi dhe të parandalojë që dikush ta humbë jetën, në teksti është përshkruar si: ”sulm ndaj qytetarëve, artistëve, deputetëve, dhe, mbi të gjitha, patriotëve drejtë të cilëve ai e ka drejtuar armën dhe ka gjuajtur.”

(Neni 89 i Ligjit për policinë… “Zyrtari i policisë është i autorizuar të përdorë armë zjarri kur në ndonjë mënyrë tjetër dhe me përdorimin e mjeteve të tjera të detyrimit nuk mund: 1) ta mbrojë jetën e tij ose jetën e njerëzve të tjerë …)

Megjithëse këto dy ngjarje nuk kanë të bëjnë fare me njëri-tjetrin, teksti dramatizon se, ja: “në ditën e njëjtë kur gjykohen ata njerëz, njeriu që ua drejtoi armën atyre u shpërblye dhe mori detyrën si drejtor i Byrosë për Siguri Publike”.

“Zbukurim i tortës” është konstatimi se “tani ai fiton të drejtën të gjuajtur pa paralajmërim”. Mesazhi që u është drejtuar lexuesve është i tejdukshëm, se shteti po na bëhet “perëndim i egër” ndërsa drejtori i sapoemëruar “sherif” – “polici që ka autorizim të gjuajë pa pyetur”.

Njëri nga parimet themelore të etikës gazetareske kërkon që gazetari të publikojë informacione të sakta, të verifikuara, të mos fshehë të dhënat thelbësore dhe të mos falsifikojë dokumente.