Hulumtim: 58 për qind e qytetarëve do ta verifikonin burimin e informacionit, nëse lajmi ka “link”

Hulumtimi “Me mendim kritik deri te qytetarët me shkathtësi mediatike”, i realizuar nga organizata joqeveritare “Metamorfozis” dhe “Eurothink”, ka treguar se vetëm 58 për qind nga 301 të intervistuarve do ta vërtetonin burimin e lajmit, nëse lajmi do të kishte citim me link, në të kundërtën, 34.1 për qind kanë deklaruara se burimi i informacionit do të kërkohet në media tjera, transmeton Portalb.mk.

Hulumtuesit i “Eurothink”, Aleksandar Stojanovski ka deklaruar se te dyshimi i vërtetësisë së lajmit, sipas qytetarëve, në masë të madhe ndikon gjuha dhe subjektiviteti i medias dhe autorit të lajmit, nëse lajmi ka autor.

Aleksandar Stojanovski
Aleksandar Stojanovski

“Dominon gjuha në të cilën është shkruar një lajm, drejtshkrimi, mënyra e shpërndarjes nëse është lajm me video, autori i lajmit, shkalla e subjektivitetit te mediat. Kemi provuar se cilat janë shkaqet që i detyrojnë të intervistuarit në vërtetësinë e lajmit, në kuptimin e vërtetësinë e lajmit, 58 për qind e tyre do ta vërtetonin lajmin, nëse do të kishte hiperlink të burimit të lajmit që e ka cituar media. D.m.th. burimi i lajmit hetohet nga qytetarët, vetëm nëse media ka vendosur citim”, tha Stojanovski.

Situatat bëhet më alarmante, pasi që të intervistuarit kanë treguar se në internet brenda javës kalojnë 30 orë, në televizion 13 orë, në radio 4 orë. Ndër burimet më të mëdha të informimit, janë rrjetet sociale; Fejsbuk dhe Tuiter. 21 për qind e tyre kanë treguar se ndjekin format elektronike të edicioneve qendrore, kurse 59.9 për qind ndjekin emisionet argëtuese (film, muzikë dhe seriale). Vetëm 22 për qind përcjellin dokumentare.

Si burime më të mëdha të dezinfomimit, sipas hulumtimit dalin të jenë rrjetet sociale dhe mediat e internetit. Pas këtyre vijnë televizionet, gazetat dhe në fund radiot.

Të anketuarit kanë shprehur besimin më të madh të mediat me produksion të huaj, se sa ndaj atyre me produksion vendor.

“Vetëm produksion vendor shohin 4 për qind e të intervistuarve, vetëm produksion ndërkombëtar shohin 10 për qind, ku dominon produksioni vendor shikojnë 20 për qind e të intervistuarve, ndërsa ku dominon produksioni i huaj, 35 për qind e të intervistuarve”, tha Stojanovski.

“Ka pasur raste kur të rinjtë kanë vërejtur lajm me burim të informacionit të rremë që në bazë”, kanë thënë të intervistuarit.

Goran Llazarov nga “Eurothink”, ka deklaruar se hulumtimi “Me mendim kritik deri te qytetarët me shkathtësi mediatike” realizohet në kuadër të projektit “KriThink”, që realizohet në bashkëpunim me OJQ “Metamorfozis”, dhe ka për qellim të nxit mendimin kritik për parandalim të lajmeve të rreme dhe detektimin e tyre.

Hulumtimi ka përfshirë 301 të intervistuar, studentë të vitit të parë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Universitetin e Draçevës dhe Universitetin e Evropës Juglinore. Ka përfshirë 51 për qind femra, dhe 49 meshkuj, kurse pyetësori ka përmbajtur 19 pyetje.