Informimi i dëmshëm vetëm nëpërmjet titujve

Foto: Wikipedia

Nga: Fatlume Dervishi

Shoqëria dhe mediat kanë evoluuar posaçërisht në dhjetëvjeçarët e fundit. Ata zhvillohen varësisht njëra tjetrës, duke u përshtatur ose duke nxitur njëra tjetrën të zhvillohet. Kjo ka bërë që ndër vite shumë gjëra të ndryshojnë, siç ka ndruar mënyra se si njerëzit informohen. Mediat tradicionale mbeten të preferuarat vetëm në mesin e lexuesve/shikuesve më të mëdhenj në moshë kurse ata online po marrin primatin te lexuesve/shikuesve më të rinj. Studimet thonë se megjithëse televizioni mbetet medium dominues i informimit me thuajse 60%, kjo shifër relativizohet shumë duke i vënë në raport krahasues grupmoshat, pasi nëse te moshat e larta kjo përqindje shkon mes 70-80%, te të rinjtë nuk prek as shifrën e 30%… Kemi dobësimin e rolit të televizionit si mjet informimi, tendencë të fuqishme drejt informimit me anë të celularit.

Mediat sot kanë ca karakteristika të tjera të cilat, siç duket, përshtaten më shumë me karakterikat jetësore të gjeneratave të reja. Bota është bërë “një fshat global”, zhvillimet më dinamike, publiku i mediave të reja është kryesisht “më dembel”, është mësuar me informacione më të gatshme dhe të thjeshta për t’u kapur dhe absorbuar. Na ka ndodhur të futemi në ëebin e një medie, të kalojmë shkarazi me kursorin dhe të pretendojmë se kemi kuptuar zhvillimet kryesore të ditës pa hapur asnjë tekst ta lexojmë të plotë. Kjo është shprehi e gabuar.
Bëhet për shkak të “kohës së kufizuar” por na len të keqinformuar.

Edhe një rrjetet sociale kemi hasur në situata të ngjashme kur një titull tërheqës ka ngjallur reagime të shumta në komente ose është komentuar më vonë nga rrethi jonë por që realisht, e kanë keqkuptuar. Keqinformimi ose manipulimi me titullin mund të kenë qenë qëllimi i gazetarit por këtë e rregullon Kodi etik i gazetarëve.

  • Tutulli ose paralajmërimi i kontributit patjetër të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij.

Kështu shpesh, kur në rrjetet sociale, ndonjë medie publikon lidhjen (linkun) që të dërgon te ndonjë artikull në faqen elektronike të saj, një pjesë e lexuesve ndajnë kohë dhe ndjekin lidhjen për të mësuar më shumë kurse pjesa tjetër supozojnë se janë informauar mjaftueshëm vetëm nëpërmjet të titullit që kanë lexuar. Kjo mund të jetë e gabuar për disa arsye;

  • E para, karakteret që mund të përdoren në titull janë shumë të kufizuar prandaj autori gjendet mes dilemës për të qenë objektiv dhe kreativ. Atij i duhet të përdorë fjalë që tregojnë se çfarë ka ndodhur por dhe të tërheqë lexuesit. Shpesh anon nga njëra anë dhe me një konkurrencë gjithmonë e në rritje mes mediave, ai mund të zgjedhë të jetë më shumë kreativ, tërheqës ose nxitës se sa objektiv.

  • E dyta, titulli tregon shkurt mesazhin kryesor të lajmit por për një informim të plotë duhet të merret përgjigje për pesë pyetjet e famshme të gazetarisë; “Çfarë?”, “Kush?”, “Ku?”, “Si?” dhe “Pse?”. Në të kundërt, informimi është i mangët dhe mundësitë për t’u keqinformuar janë më të mëdha.

  • E treta, titulli është pjesë e lajmit, është koka por nuk është themeli i tij. Informimi jo i plotë shpesh sjellë keqkuptim. Edhe në këtë rast mund të vlejë thënia e famshme që “një libër nuk vlerësohet nga kopertina e tij” duke e përshtatur në “ngjarja nuk kuptohet vetëm nga titulli”.

Më poshtë janë disa raste, lajme të recensuara kur është keqinformuar lexuesi nëpërmjet titujve. Vetë përmbajtja e teksteve të këtyre lajmeve ka zbuluar se, në fakt, titulli ka qenë një manipulim.

  • “Veljanovski humbi jetën në aksident në Ohër” – Recensioni

Mbiemri Veljanovski asocon në një funksionar politik por lajmi ka qenë për një person tjetër të panjohur për opinionin. Ata që nuk e kanë lexuar tekstin por janë mjaftuar me titullin, janë gënjyer.

  • ALARM: “Cunami” filloi në Tetovë – Recensioni

“Cunami” në këtë rast nuk paraqet një fatkeqësi natyrore por transferime nga puna të disa të punësuarve në adminsitratën shtetërore. Nëtyrisht në Tetovë s’mund të ketë “cunami” se s’ka det as oqean. Titulli s’është aspak i përshtatshëm, andaj si mund të pretendosh se je informuar mjaftueshëm vetëm nga ky titull?

  • “Hoxha bëhet pishman: Paskam gabuar me kritikat ndaj Ali Ahmetit!” – Recensioni

Përmbajtja e tekstit transmeton një status nga rrjeti social facebook që s’ka të bëjë aspak me “pishmanllëkun” por është shkruar në kontekt ironik.

  • “Deputetët dhe ministrat e BDI-së lëshojnë Kuvendin dhe Qeverinë” – Recensioni

Deputetët dhe ministrant kanë bojkotuar seancat e asaj dite në Kuvend dhe në Qeveri. Por sigurisht përdorimi i termit “lëshojnë” godet më shumë. Kjo interpretohet ndryshe nga lexuesi. Nëse nuk e lexon tekstin të informohen në detaje dhe çfarë ka ndodhur, lexuesi mbetet i keqinformuar.

Është e vështirë të tentosh të kapësh çdo lajm dhe ta analizosh me detaje, sidomos kur sot na servohen lajme për ndodhi nga çdo vend i botës. Por, nëse është diçka me rëndësi për përdtishmërinë tënde, për rrethin ku jeton, diçka që të bën kurioz ose për të cilën dëshiron të ndërtosh një mendim, lexo më shumë se titullin! Lexo përpara se të krijosh një perceptim për të dhe përpara se t’i kundërvihesh ose të mbështesësh atë!