Kujdes, fëmijë!

Фото: Brett Jordan

Ky artikull edukativ fillimisht është publikuar nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, ndërsa КriThink e ripublikon për ta informuar publikun për tema që kanë të bëjnë me njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik.

Cili është interesi publik të publikohet informata se një fëmijë shtatëvjeçar, të cilin e kanë marrë gjyshi dhe gjyshja e tij, të cilët nuk ia kanë dhënë nënës së tij, ka zgjebe dhe nuk është larë me muaj? Qoftë edhe nëse bëhet fjalë për transmetim të detajeve nga gjykimi, siç është rasti me këtë shembull!

Shkruan: Sаshe Dimovski

“Aleksandra e vogël nuk ka shkuar në shkollë, në gjithë trupin ka pasur zgjebe dhe ka qenë e fëlliqur, e tani nënës i duhet shumë durim dhe mund që të kthehet në gjendje normale, të socializohet.”

Në shikim të parë, duket sikur bëhet fjalë vetëm për informatë të transmetuar nga një proces gjyqësor, ku në bazë të denoncimit të nënës zhvillohet procedurë penale kundër babait të fëmijës dhe prindërve të tij, të cilët nuk lejojnë kontakt me fëmijën edhe përkundër ekzistimit të vendimit gjyqësor me të cilin konstatohet se kujt i takon kujdestaria mbi fëmijën. Informata se fëmija ka pasur zgjebe dhe se nuk është lajtur me muaj është plotësuar edhe me fotografi të vajzës së mitur!

Mirëpo, në esencë, kjo deklaratë të cilën e ka dhënë nëna në gjykatë, ndërsa gazetarët që e kanë ndjekur gjykimin e kanë transmetuar atë në tërësi duke mos mbajtur llogari për interesat e fëmijës së mitur, hap një çështje shumë serioze dhe esenciale: si të mbrohen të drejtat e fëmijëve në medie, madje edhe në rastet kur prindërit e tyre, për arsye të cilat vetëm ata i dijnë, munden t’i lëndojnë me apo pa vetëdije.

Në qoftë se në gjithë këtë tregim, përderisa policia e ka kërkuar vajzën, e cili pas procedurës së divorcit nuk i ishte dhënë nënës (mosmarrëveshje familjare, ku privatësia është e garantuar, ndërsa procedura është e fshehtë), arsyetohej me interesin publik, gjegjësisht të drejtën e fëmijës për të jetuar në familje, me prindërit e saj dhe të jetë e socializuar në shoqërinë, si do ta arsyetojnë mediat informatën me publikimin e gjërave personale që kanë të bëjnë me vajzën, si për shembull shëndeti i saj, neglizhimi social dhe ilustrimin me fotografinë e saj nën lajm?! Fotografia, që është marrë me ndërmjetësimin e prindit/kujdestarit të saj, në periudhën kur janë ndërmarrë veprimet për gjetjen e saj, mund edhe të arsyetohet nëse shihet aspektin njerëzor dhe thirrja për ta gjetur dhe për ta rikthyer vajzën, mirëpo ku qëndron nevoja për të thënë se “vajza ka zgjebe” dhe lajmi sërish është ilustruar me fotografinë e saj.

Interesi privat në vendin e parë

Kodi i gazetarëve parasheh se:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik. 

Mirëpo, se

Gazetari duhet të respektojë jetën private të njeriut, përveç në rastet kur kjo është në kundërshtim me interesin publik.

A mund të përcaktohet se cili është interesi publik në këtë rast me publikimin e kësaj të dhëne për  vajzën, se gjoja paska pasur zgjebe dhe lëndime në trup, si dhe të dhëna të tjera të cilat janë paraqitur gjatë gjykimit? Në këtë rast, nuk mundet, e as nuk guxon, që këto të dhëna të fshehen pas interesit të pretenduar publik ose se këtë e paska thënë prindi i fëmijës.

Përveç të drejtësë për qasje në informatat me interes publik, kur bëhet fjalë për të drejtat e të miturve, mediat dhe gazetarët kanë obligim të veçantë të jenë të kujdesshëm se çka publikojnë dhe në çfarë konteksti do të publikohen të dhënat ose fotografitë të cilat mund ta identifikojnë të miturin, pavarësisht se a bëhet fjalë për viktimë, dëshmitar apo person të dëmtuar në proces.

Gazetarët duhet ta dijnë se: nuk guxojnë të intervistojnë ose të fotografojnë fëmijë nën moshën 16-vjeçare pa pëlqimin e prindërve ose kujdestarëvе të tyre, përveç nëse kjo nuk është në përputhje me të drejtat e fëmijës.

A mundet publikimi i fotografive në ditën e gjykimit kundër babait, gjyshit dhe gjyshes të futet te të drejtat e fëmijës apo se kjo është bërë me pëlqimin e prindërve? Në rastin konkret, pëlqimi ka të bëjë me të dy prindërit, për shkak se e drejta prindërore nuk është ndaluar nga gjykata.

Gabim, në këtë rast, ka bërë edhe gjykata, e cila është dashur që pjesë të caktuara të procedurës t’i mbyllurë për publikun apo nëse gjykimin e ka bërë të hapur për publikun, t’i paralajmërojë gazetarët e pranishëm që disa pjesë të deklaratës apo të dëshmisë të mos i publikojnë mu për shkak të mbrojtjes së të drejtave të të miturit.

A e ka shkelur gjykata Rregulloren e saj?

Për këtë, gjykata është e obliguar sipas Ligjit për drejtësinë e të miturve (i cili tani ndryshohet dhe do të titullohet si Ligji për të drejtat e fëmijëve), sipas Ligjit për procedurë penale dhe Rregullores së gjykatës.

Aktet ligjore parashohin se gjatë marrjes së vendimit për dhënien e lejes për inçizim dhe fotografim do të mbahet llogari për interesin dhe besimin e publikut, natyrën e rastit, interesin e procedurës, privatësinë dhe sigurinë e pjesëmarrësve në procedurë.

Inçizimi dhe fotografimi do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e gjykatësit, gjegjësisht të kryetarit të këshillit në mënyrë që do të mundësojë zhvillim të papenguaar të procedurës, rend në gjykatë dhe respektim të dinjitetit të gjykatës.

Inçizimi dhe fotografimi në gjykatë mund të ndërpritet ose të kufizohet:

– me kërkesë të palëve, e me vendim të gjykatës, në cilëndo kohë; nëse me vendim të gjykatës përjashtohet publiku për një pjesë të procedurës ose për ndonjë veprim të caktuar të procedurës, për shkak të ekzistimit të shkaqeve ligjore; nëse dëshmitari – i dëmtuari nga verpa penale e kërkon këtë, gjatë kohës së zgjat dëshmia e tij; nëse gjykata gjen se ndonjë pjesëmarrës i procedurës mund t’i nënshtrohet rrezikut, turpit, mund të shkaktohet dëm ose do të mund të ndodhnin pengesa në zbatimin e masave ligjore të detyrimit ose nëse për shkak të natyrës së dëshmive që duhet të prezantohen, kjo është e detyrueshme (marrja në pyetje e dëshmitarëve të mbrojtur, të miturve etj.) (neni 358 i Rregullores së gjykatave)

Lëshimi i gjykatës për mbrojtjen e të drejtave të të miturit nuk i arsyeton gazetarët dhe mediet që të mos u kushtojnë kujdes kufizimeve ligjore kur bëhet fjalë për fëmijët dhe të miturit. Kufiri ndërmjet interesit publik dhe atij privat mund të jetë shumë i hollë vetëm në raste kur bëhet fjalë për funksionarë publikë dhe bartës të pushtetit ligjdhënës dhe atij ekzekutiv, mirëpo kjo mund të vlejë vetëm për ta, e jo edhe për anëtarët e mitur të familjeve të tyre.

Në ngjarjen konkrete penale-juridike nga e cila raportuan gazetarët ka qenë i pranishëm edhe një ekip i Qendrës për punë sociale, anëtarët e të cilit janë të obliguar të intervenojnë në situatat kur do të vlerësojnë se shkilen të drejtat e të miturit pavarësisht nga ajo se a bëhet fjalë për familje, institucione, medie.

Mediet e transmetuan edhe dëshminë e mëposhtme të vajzë, nga procedura që është zhvilluar në Qendrën për punë sociale, e cila duhet të jetë e fshetë dhe e besueshme!

Mos më jepni te ajo, sepse ajo dëshiron të më kidanpojë, ka thënë Aleksandra e vogël, kur e ka parë për herë të parë nënën e saj. Tatjana Boshnjakovska, nëna e Aleksandrës së mitur e cila u grabit, para gjykatës tregoi se si ishte kontakti i parë i me vajzën e saj dhe si përparon tani.

Rasti me vajzën e mitur, që ishte top temë në shumicën e medieve gjatë muajit të kaluar, tani shkon në shkollë. A mund të supozojmë se si do të jenë reagimet e shoqeve/shokëve të saj në shkollë, të prindërve të tyre, të rrethit, të cilët nëpërmjet një qasjeje jokritike të shpalosjes së informatave kuptuan se gjoja paska pasur zgjebe, se ka humbur një pjesë të madhe të mësimit në klasën e parë, dhe se këtë do ta kompensojë me mësim plotësues. Si do ta shohin këtë vajzë moshatarët e saj në shkollë? A do të luajnë dhe a do të shoqërohen me të? A do të resocializohet më shpejtë nëse fotografia e saj edhe më tutje shërben si ilustrim për lajmin që lidhet me këtë kontest?

Viktimizimi i sërishëm i vitkimave

Sigurisht që jo. Prandaj, informacionet e këtilla mund të bëjnë ose tashmë e kanë bërë një viktimë plotësuese nga e mitura, e cila në atë periudhë ka qenë me babain e saj, gjyshen dhe gjyshin, dhe nuk ka ditur, e as që ka mundur të dijë për aspektet ligjore të mosmarrëveshjes në mes të nënës dhe babait, por tani pas përfshirjes së saj në procesin mësimor do ta dijë këtë shumë mirë, e këtë vazhdimisht do t’ia kujtojnë shokët dhe shoqet e klasës ose rrethi që kishte mundësi t’i lexojë këto informata.

Para gazetarëve ka një tjetër sfidë: aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm, dhe ai pritet të ankimohet dhe atë do ta shqyrtojë Gjykata e Apelit. Atëherë ata do të duhet të jenë shumë më të kujdesshëm dhe të mos e përdorin fotografinë e vajzës së mitur për ilustrim të gjykimit dhe të vendimit të gjykatës më të lartë.

Fundi i procesit gjyqësor, në të cilën nëna kërkon që të hiqet paraburgimi për babain dhe gjyshin që vajza të ketë familje, flet boll për ndjeshmërinë e mosmarrëveshjeve familjare, të cilave mediat duhet të qasen me shumë kujdes, me një dozë të madhe të profesionalizmit, të liruar nga qasja senzacionaliste, duke mos e favorizuar asnjërën palë dhe duke mos e sugjeruar aktgjykimin. Procedurat për marrjen e fëmijës nga njëri prind, për mospagesën e detyrimit ushqimor dhe për veprat e ngjashme që rrjedhin nga mosmarrëveshjet familjare, kontestet e divorcit, duhet të analizohen me kujdes para se të publikohen, sepse atëherë prindërit, zakonisht, janë të verbuar nga urrejtja në mes tyre, dhe gjatë qërimit të hesapeve i përfshijnë edhe mediat. Shpeshherë jemi dëshmitarë edhe të akuzave të abuzimit të fëmijëve (madje edhe seksual) nga ana e prindërve, kështu që nëse ato transmetohen në mënyrë jokritike, mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme për të drejtat e fëmijëve.

Në kuadër të institucionit Avokati i Popullit ka njësi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e cila mund të reagojë edhe në situatat kur ato të drejta u janë shkelur edhe nëpërmjet medieve, duke mos hyrë në atë se me çfarë qëllimi është bërë kjo.

Prandaj, mediet duhet ta ndezin alarmin gjithmonë kur shkruajnë për të miturit! KUJDES, FËMIJË!


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).