Kur keni fakte, s’keni nevojë për komente!

Në tekstin që e recensojmë, ka një stil të shkruari të varfër me informata sikurse të platformave anonime të cilat shfrytëzohen për konfrontime politike. Tema për të cilën shkruhet denoncimi është me rëndësi, por, mënyra e raportimit i ka bërë këto pohime më të zbehta.

Linku deri te artikulli: MPJ diskrimon diasporën shqiptare (DOKUMENT)

Data e publikimit: 05.02.2019

Data e recensionit: 15.02.2019

Recensuese: Ferikan Iljazi

Në tekstin e gazetës “Koha”, denoncohet se po bëhet një diskrimimin në  “zhvillimin dhe promovimin e të drejtave etnike”, dhe gjithçka është në rregull, ekziston fakt, por në momentin kur autori i tekstit e ka lëshaur veten në komente, e ka zhvlerësuar tekstin dhe ka shndërruar në koment.

“Duke u bazuar në thirrjen e fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) për ndarjen e mjeteve për zhvillimin dhe promovimin e kulturës në diasporë, qartë vërehet diskriminimi që po i bëhet diasporës shqiptare. Në të qartë shihet se janë paraparë mjete nga arka e shtetit vetëm për kulturën dhe traditën e maqedonasve në diasporë, transmeton KOHA” shkruhet në tekst.

Ky pohim mund të jetë me vend, dhe për këtë ekziston edhe dokumenti, por, gazetari fillon të nxjerrë dyshime personale, dhe komente, pa patur asnjë referencë. Edhe pse, thirret në “njohësit e zhvillimeve politike” që nuk i ka askund në tekst për deklaratë.

“Sipas njohësve të zhvillimeve politike, këto shpërfillje, tash e tutje do vijnë nga paqartësia e definimit të shtetësisë dhe pozitës të shqiptarëve në këtë shtet, si “20 përqind”, “si pjesë e popullit”, apo “të tjerëve”. “ shkruhet në tekst.

Tentim për të bërë lajm

Këtë tekst, as gazetarët e as qytetarët, nuk kanë se si ta perceptojnë ndryshe, përpos se si një tentim për vërtetim të pohimit të gazetarit, duke u thirrur në “njohësit e zhvillimeve politike. Mbase ky tekst do të ishte me vend, korrekt, nëse gazetari i shmangej paragrafit të fundit.
Nëse gjithë këto pohime i lejonte që ti gjykojë vetë lexuesi, dhe të mos insistojë që tua imponojë atyre bindjen e vet. Edhe ashtu nëse nuk ishin dhënë këto komente të gazetarit, lexuesit do të kuptonin mesazhin në mënyrë të qartë. Prandaj, lexuesi duhet të krijojë vetë filtra, dhe të krijojë mendim bazuar në vlerësimin e tij të ngjarjeve. Kur ju ofrohen faktet, ju vendosni vetë peshoren tuaj dhe e kuptoni se çfarë duhet e nuk duhet besuar.