Kush e fshiu “ASNOM”-in?

 

[Recension: Deskoska e konfirmoi, ASNOM-i fshihet]

 

Në një ambient të elektrizuar politik, në të cilin zhvillohet implementimi i Marrëveshjes së Prespës me përgatitjet për ndryshime kushtetuese, në një pjesë të mediave doli lajmi se ministresha e drejtësisë, Renata Deskovska, ka paralajmëruar largim të ASNOM-it nga Preambulaa e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa njëri nga ato artikuj i nënshtrohet këtij recensioni. Kjo, kuptohet, shkaktoi reagime të shumta të publikut, i cili edhe përndryshe është mjaft i ndjeshëm në këtë temë, dhe së shpejti u demantua me vendosmëri nga Ministria për Drejtësi, mirëpo artikulli që e recensojmë nuk u korrigjua, e as që u publikua demanti.

Linku deri te artikulli origjinal: Deskoska e konfirmoi, ASNOM-i fshihet!

Data dhe koha e publikimit: 01.11.2018

Data e recensionit: 07.11.2018

Recenzuese: Јugosllava Dukovska 

Në pjesën e preambulës, nga ajo që unë jam e informuar, se janë zhvilluar bisedime me Greqinë dhe prakitkisht janë konkretizuar aktet e ASNOM-it, gjegjësisht të mos nënkuptohet Manifesti, i cili paraqet thirrje për luftë kombëtare në vendet fqinje dhe nga ky aspekt, ishte futja e popullit maqedonas për vendimet e ASNOM-it – tha ministresha.

Ky fragment nga deklarata e ministreshës Deskoska, që është pjesë e artikullit që e recensojmë, në masë të madhe ingjan deklaratës të cilën ministresha me të vërtetë e dha për mediat në konferencën për shtyp në margjinat e Konferencës për reforma në gjyqësi që u mbajt në Ohër. Mirëpo, mu ajo pjesë e vogël që mungon, ndihmon që në këtë artikull të futet teza për fshirjen e ASNOM-it nga Preambula e Kushtetutës së Maqedonisë. Në qoftë se dëgjohet incizimi me zë nga deklarata e Deskoskës, mund të vërehet se në citimin e artikulli mungojnë fjalët “…Proklamata deri te…”, gjegjësisht ajo është si vijon:

Në pjesën e Preambulës, nga ajo që unë jam e informuar, se janë zhvilluar bisedime me Greqinë dhe prakitkisht janë konkretizuar aktet e ASNOM-it, gjegjësisht të mos nënkuptohet Manifesti, i cili paraqet thirrje për luftë kombëtare në vendet fqinje dhe nga ky aspekt, ishte futja e Proklamatës deri te populli maqedonas për vendimet e ASNOM-it.

Kjo do të thotë se ministresha për drejtësi në mënyrë precize ka sqaruar se në Preambulën e Kushtetutës është propozuar të bëhet ndryshime me të cilin nuk do të vendoset theksi në Manifestin e ASNOM-it, por në Proklamatën deri te populli maqedonas për vendimet e ASNOM-it. Edhe Manisfesti edhe Proklamata janë dokumente që janë sjellë Mbedhjen e dytë të ASNOM-it, më 2 gusht të vitit 1944 në manastrin Prohor Pçinski dhe ndryshimi që propozohet në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si ndryshim me të cilin fshihet ASNOM-it nga Preambula e Kushtetutës.

Dhe, përderisa dy fjalë që hiqen do të mund të konsideroheshin si lapsus calami (gabim gjatë shkrimit – lat.), interpretimi i deklaratës së Deskoskës si “pranim se nga Kushtetuta fshihet ASNOM-i” flet qartë për atë se deklarata e saj qëllimisht është interpretuar si paralajmërim për fshirejn e njërës nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar maqedonas, gjegjësisht njërit nga elementet kyçe të vazhdimësisë historike të shtetësisë maqedonase, edhe pse ajo nuk e ka thënë këtë.

Ja se si e sqaroi këtë kryeministri Zoran Zae, duke i arsyetuar amendamentet për ndryshimet n në Kushtetutë, të cilat, pasi i miratoi Qeveria, hynë në procedurë kuvendore:

Në preambulë fjalët “vendimet e ASNOM-it” zëvendësohen me fjalët “proklamata e ASNOM-it” dhe shtohet Marrëveshja kornizë e Ohrit, i cili me këtë, tha Zaevi, “do të jetë element kushtetues i shtetit”. Marrëveshja kornizë e Ohrit është pjesë e Kushtetutës, vetëm këtu shtohet formulimi Marrëveshja kornizë e Ohrit, deklaroi kryeministri.

Dhe, përderisa është duke u zhvilluar debati publik në shoqërinë e vendit për arsyeshmërinë e ndryshimeve kushtetuese, si dhe për përmasat dhe përmbajtjen e tyre, interpretimet e këtilla keqdashëse në mënyrë plotësuese e ngarkojnë situatën edhe ashtu të tensionuar, duke krijuar ambient për pakënaqësi, si dhe mospajtim me implementimin e marrëveshjes me Greqinë fqinje.