Manipulimet me ndjenja, nuk e bëjnë të besueshëm tekstin

“Pas një kohe, janë paraqitur pranë njëri tjetrit kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe deputeti Branko Manojlovski, i njohur si Xha Branko, përkrahës i shquar i të drejtave të komunitetit LGBTI. Ata kanë marrë pjesë bashkë në promovimin e librit të profesorit dhe ish ambasadori, Branisllav Sinadinovski, që është mbajtur në Shkup”. Ky është tekst me “dy vija” por shumë kuptime të ndryshme, që është publikuar në një prej mediave të internetit në shqip. Shkakton huti, mungesë tolerance dhe selektim informatash, që është dukuri e shpreshtë në tekste.

Linku deri te artikulli origjinal: Paraqiten bashkë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe përkrahësi i LGBTI-së, Xha Branko (Foto)

Data e publikimit: 04.12.2018

Data e recensionit: 14.12.2018

Recensuese: Ferikan Iljazi

Mos lexoni tekste që shajnë dikë pa sens, pasi gjithmonë kanë prapavi tjetër!

Ne mentalitetin tonë ballkanik, ka një antipati ndaj temës së homoseksualizmit, dhe kjo temë përdoret shpesh kur njerëzit dëshirojnë të sulmojnë dikë, dhe tia prishin imazhin në publik. Në tekstin që po e recensojmë, me vetëm disa rreshta tekst, janë nxjerrë disa përfundime, dhe plot fjalë selektive që  të ndjellin vrerin ndaj Ali Ahmetit dhe Branko Manojllovskit. Ky i fundit, ishte deputeti i parë që kërkoi një ligj për martesa të një gjinie në Parlament, dhe që u doli në mbrojtje kësaj kategorie të qytetarëve, tani po përdoret shpesh si simbol për homoseksualizëm, prandaj edhe të shoqëruarit me të ka filluar të trajtohet në media si diçka tejet serioze.

Në mos ishte Ali Ahmeti në shoqëri të Manojllovskit, do ishte dikush tjetër, por atëherë nuk do të ishte lajm!

Përveç Branko Manojllovskit që theksuam se lidhet me tema të homoseksualizmit, në këtë rast, është bërë lajm se Ali Ahmeti është ulur pranë tij, dhe në mënyrë selektive, është trajtuar si të ishte diçka tejet serioze. Edhe pse për hirë të së vërtetës, nuk është hera e parë që Ali Ahmeti rri në shoqëri të Manojllovskit, edhe para edhe pasi i ka thënë deklaratat që opinioni i quajti kontroverse.

Gazetari ka dashur tu prekë në emocion, se jeni të ndijshëm ndaj fenomeneve të rralla në shoqëri.

Autori i këtij teksti ka përdorur teknikën e fokusit vetëm në një gjë, dhe e ka shfrytëzuar këtë element për tu habitur juve dhe për tu nxitur emocionin. Çdo lexues që ka apati ose nuk pajtohet me homoseksualizmin, do të inatosej me këtë tekst, edhe pse duhet ta ketë të qartë se as të ulurit afër Xha Brankos, e as biseda me të, nuk është miratim për të drejta të kësaj katerogie qytetarësh.

Lexuesi të ketë kujdes kur tentohet të manipulohet me ndjenja

Në këtë rast, nuk ka lajm. Ka vetëm manipulim me ndjenjat e lexuesve që janë të brishta. Pasi edhe ne si gazetarëve, ndikohemi nga lajmet që i shkrujmë vetë, por e kem mekanizmit  e “zgjimit nga gjumi” ose të “kontrollit të fakteve” pasi që ne i dimë edhe prapavijat e ndodhive. Por, lexuesi i rëndomtë më rëndë mund ta bëjë dallimin kur ndonjë tekst si ky, është shkruar apostafat për të ndjellë urrejtje, përçmim ndaj personave në fotografi.