Mediat serioze nuk merrem me muhabete çajtoresh

Kur një ngjarje e caktuar ka interes publik dhe është qendër të vëmendjes, për shkak të interesimit të lexuesve, në numër shumë të madh rritet edhe numri i shkrimeve lidhur me atë temë. Shumica e mediave, kur gjenden para një ngjarjeje të tillë, fërkojnë duart dhe bëhen gati që ta lëshojnë karremin për fitim të klikimeve. Ata janë të gatshëm të shkruajnë një tekst tërësisht të pavlerë, që nuk është as lajm, as nuk ka kuptim, por madje nuk mund të konsiderohet as koment, për shkak të gjërave të pabaza që ndodhen në tekst. Shmbull është lajmi që e recensojmë.

Fotografi nga teksti që recensohet
Fotografi nga teksti që recensohet

Linku deri te artikulli: Fshesa e Zaevit s’mund t’i fshi ministrat e Alisë, ata pijnë çaj në qendër të Çarshisë

Data e publikimit: 13.05.2019

Data e recensionit: 16.05.2019

Recensuese: Ajnur Bafqari

Kujt do t’i hynin në punë muhabetet e çajtoreve?!
Teksti që po e recensojmë theksin e ka vendosur te bisedat nëpër tavolinat e çajtoreve. E kujt do t’i hynte në punë se çfarë flitet nëpër çajtore, përse duhet të lodhet lexuesi në këtë mënyrë. Autori i këtij teksti e ka shfrytëzuar një temë që është shumë aktuale ditëve të fundit dhe në këtë mënyrë ka dhënë konstatime të kota, të cilat nuk përmbajnë as një pikë informacioni, e nga ai tekst ka siguruar klikime të shumëta në konton e tij.

Për të ngjallur kureshtje, ministrat e BDI-së, Bujar Osmani, Arbër Ademi dhe Kreshnik Bekteshi, sikur nuk frikësohen nga fshesa e Zaevit se mund ti fshi, andaj sonte pijnë çajë në qendër të Çarshisë. Osmani, Bekteshi dhe Ademi i çuan selam Zaevit se fshesa e Alisë mund të na fshi e fshesa jote s’mund të na fshi”- thuhet në tekst.

Opinioni ka të drejtë të informohet, mos ja mohoni atë të drejtë!
Autori nuk ka respektuar parimet themelore të  kodit etik, ka harruar se një ndër detyrat themelore të gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën dhe të drejtën e opinionit që të jetë i informuar. Ai në këtë tekst nuk i ka dhënë lexuesit asgjë, vetëm i ka harxhuar kohën  në këmbim të disa rreshtave tekst bosh. Në tekst nuk ka as një fakt, as deklaratë, as nuk ka informatë, është thjesht një fotografi e bashkangjitur dhe një koment që ka për qëllim krijimin e pikëpyetjeve dhe në asnjë moment jo informimin tuaj. Fotografia është përdorur si pikë refererimi kur autori është ulur që ta shkruajë tekstin, duke e lidhur atë me një situatë mjaft aktuale të ditëve të fundit.

Koncepti i manipulimit “Analogji e rrejshme
Autori ka bërë një analogji midis dy gjërave që nuk lidhen ndërmjet vete. Në këtë rast një fotografi që përmban figura me ndikim politik, e ka lidhur me një situatë që ka interes të madh publik dhe në këtë mënyrë këtë analogji e ka përdorur për të bërë një supozim.

Nëse ka rima, nuk domethënë se ka informacion
Një titull si ky në shembullin konkret, sigurisht që do të tërheqte vëmendjen tuaj për të parë se çfarë është përmbajtja e tekstit, apo më sakt për ta deshifruar se çfarë mesazhi ka dashur të ju dërgojë autori i tekstit nëpërmjet një titulli me rima. E kuptoni se po humbni kohën kur e shihni se edhe teksti vazhdon poashtu me rima dhe vetëm po u krijon pikëpyetje të tjera.