Mos u besoni informatave gjysmake dhe senzacionaliste

Kryeministri disa vjeçar i Maqedonisë që u arratis në Hungari, nën kërcënimin e burgut për krime e korrupsion të ndryshëm, është bërë atraksion në mediat e Maqedonisë. Jeta e tij e azilantit në Budapest, ka filluar të shndërrohet në një jetë të një ylli të muzikës ose artit, prandaj edhe çdo lëvizje e tij po bëhet një “bum mediatik”. Kjo shkëndijë tek njerëzit ka filluar për përdoret ose keqpërdoret për të fituar një klikim më shumë.

Linku deri te artikulli: Shikoni ku pi kafe Gruevski në Budapest (FOTO)

Data e publikimit: 04.01.2019

Data e recensionit: 19.01.2019

Recensuese: Ferikan Iljazi

Në tekstin që po recensojmë, autori ka marrë një fotografi, për të cilën nuk e tregon as burimin, dhe pohon se bëhet fjalë për Nikolla Gruevskin. Lëre që kjo fotografi nuk mund të jetë e besueshme pasi ky person që paraqitet, nuk duket qartë nëse është kryeministri, por ajo që është më shqetësuese është qasja e gazetarit për të bërë senzacion nga gjoja një fotografi ekskluzive e ish kryeministrit duke pirë kafe nga aparati, sikur të gjithë njerëzit e rëndomte në Hungari.

Mos u besoni lajmeve që vendosin emrin e Gruevskit në tekst dhe jetën e tij të “thjeshtë” ose “luksoze”, pasi askush nuk e ka idenë se si jeton ai!

Ajo çfarë lë të nënkuptojë teksti i këtij mediumi, është mëkat i madh për një njeri të kalibrit të tij që dyshohet të ketë përfituar miliona euro ilegalisht nga qeverisja e tij 11 vjeçare me MAqedoninë ta marrë kafen vetë, edhe atë nga aparati publik. Por lë të nënkuptohet edhe se Gruevski tashmë nuk bën jetë luksoze siç bënte në MAqedoni, dhe kjo bie në kundërshtim me të gjithë fotografitë dhe videot që qarkulluan gjatë periudhës së fundit, teksa Gruevski darkon dhe drekon në restoranet më të shtrenjta, ose shihet me vozitës personal.

“Nga një burokrat në Maqedoni ai ka përfunduar një azilant i thjeshtë duke jetuar si njeri normal”

Lexuesi i rëndomtë, mund të gënjehet dhe besojë pohimet se njeriu i fotografuar është Nikolla Gruevskit, por edhe po të jetë ai, ky lajm do të ishte i besueshëm po të kishte burimin e fotografisë, dhe një fotografi tjetër të fytyrës së tij. Ju lexues, nuk duhet ti besoni këto lajme që kanë për qëllim vetëm keqinformimin tuaj, dhe prekjen në interesin tuaj pasi është normale që dikush të interesohet për një njeri të tillë, për dikë që ka ikur nga drejtësia dhe tani bën jetë normale në një shtet tjetër.

Manipulim me ndjenja

Ky tekst është manipulim me ndjenja, emocione, dhe nuk ka për qëllim informimin. Do ishte një informim i drejtë në qoftë se do të kishte vërtetë burime për jetën e tij të tanishme, se si jeton, ose nga ai vetë, ose nga dikush që është takuar me të. Ky tekst do të ishte i besueshëm në qoftë se autori i fotografisë, meqë ka shkuar deri aty dhe e ka fotografuar, të ishte afruar dhe të kishte pyetur Gruevskin mos ka mbetur pa para, ose mos po dëshiron të manipulojë njerëzit se ka mbetur pa para, që të fillojë tu vijë keq?! Edhe pse nuk është shumë shembull i mirë, do të mund të shërbente si referencë, një tekst i portalit Infomax, i cili pretendon se ka bërë intervistë me një njeri anonim që kishte takuar Gruevskin së fundmi në Budapest. Edhe pse mund të jetë i dyshimtë burimi anonim, të paktën e ka një referencë. Prandaj, leksioni që jep ky tekst është se gazetari e ka për obligim ti shikojë të dy anët e medaljes dhe lexuesi nuk duhet tu besojë informatave të gjymtuara.