Në Manastir mbahet diskutimi në panel për njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik

Më 1 mars të vititi 2019, në sallën e vogël të Qendrës për kulturë në Manastir u mbajt një diskutim në panel për njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik në kuadër të projektit “Temë për dilemë”. Këtë projekt e realizon Shoqata “GANIMED” nga Manastiri me partnerin mediatik “TV21” dhe është pjesë e projektit “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – KriThink” që zbatohet nga Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” dhe “Eurothink” – Qendra për strategji evropiane, ndërsa është i financuar nga Bashkimi Evropian.Image may contain: one or more people and shoes

Panelistë në këtë ngjarje ishin Biljana Bejkova, drejtore ekzekutive e OJQ “Info centar”, Vasko Magleshov, gazetar në “Makfaks”, si dhe Natasha Çavdarovska dhe Ana Sekullovska, ligjërues në punëtoritë e përfunduara më parë në kuadër të projektit “Temë për dilemë”. Pjesëmarrësit kishin mundësi t’i këmbejnë pikëpamjet dhe përvojat e tyre mbi njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik me më shumë se 100 nxënës të shkollave të mesme nga të gjitha shkollat komunale të Manastirit, të cilët u kyçën aktivisht me pyetjet e tyre. Ajo që më së shumti e tërhoqi vëmendjen e publikut ishte përvoja e pjesëmarrësve dhe problemet reale me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre. Diskutim shkaktuan rrjetet sociale dhe lajmet e rreme, ndërsa pjesëmarrësit shprehën interesim edhe për të drejtën e lirisë së fjalës dhe të shprehjes.Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Kjo ngjarje ishte e hapur me transmetimin e shtatë videove edukative për njohuritë elementare mediatike, ku protagonistë ishin studentët e shkollave të mesme të Manastirit, ndërsa pas përfundimit të diskutimit nga ana e organizatorëve, nxënësve që ishin të përfshirë në të gjitha aktivitetet e projektit gjashtë mujor “Temë për dilemë” iu ndanë certifikata.

Të bashkangjitur e keni linkun nga e gjithë ngjarja.