Si njihen lajmet e rreme? (Infografik)

Keni lexuar ndonjë lajm ose produkt gazetaresk dhe dyshoni se është i pasaktë, gjegjësisht se autori apo media po përpiqen të përvjedhë ndonjë lajm të rremë. Çfarë mund të bëni në një situatë të tillë që të mos mashtroheni?

Nga: Goce Arsovski

Infografiku më poshtë përmban disa rregulla dhe procedura që mund të realizoni për të zbuluar ose të paktën për të kuptuar se sa ka gjasa që artikulli, të cilin jeni duke e lexuar, të përmbajë lajme të rreme apo jo. Shumicën e kontrolleve të sugjeruara mund t’i bëni vetë dhe krejt çka ju nevojitet është kompjuter i lidhur me internet.

Kjo vlen për të gjitha kontrollet, me përjashtim të fundit, i cili përfshin pyetjen e ekspertit në raste të rralla kur nevojiten informata të specializuara, të cilat vështirë m,und t’i gjeni në internet, ose për të cilat nevojitet njohuri e terminologjisë profesionale ose në gjuhë të huaj.

Por këto janë raste të rralla. Në shumicën e rasteve, ndjekja e rregullave dhe procedurave tjera nga infografiku mjaftojnë për t’ju ndihmuar të zbuloni nëse keni të bëni me të vërtetën apo jo.