Spekulime ekskluzive për manipulimin e publikut

 

(Recension: (FOTO EKSKLUZIVE) Shilegovi pllakat e qytetit i ka shtruar në vilën në Mavrovë?)

Teksti bën akuza serioze, mirëpo gjatë kësaj nuk ofron asgjë si dëshmi. Edhe pse në titull ka një pikëpyetje, megjithatë, në tekst askund nuk është theksuar se bëhet fjalë për informacion të pakonfirmuar.

Portali nën velin “Foto ekskluzive” pohon se një vilë e caktuar në Mavrovë është në pronësi të kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegovit. Shprehja “Foto ekskluzive” në titull shërben vetëm për të mbledhur klikime, e jo edhe për ta konfirmuar atë që e ofron teksti.

Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO EKSKLUZIVE) Shilegovi pllakat e qytetit i ka shtruar në vilën në Mavrovë?

Data e publikimit: 19.09.2018

Data e recensionit: 24.09.2018

Recenzuese: Simona Atanasova

Përveç kësaj informate të paverifikuar, teksti është pasuruar edhe me një spekulim se pllakat prej graniti që shtrohen në vilë janë po ato, as më pak e as më shumë, që janë nxjerrë nga sheshi dhe rruga Maqedonia dhe se Shilegovi i ka marrë ato nga depot e Qytetit të Shkupit.

Në kuadër të artikulli ka disa fotografi që do të duhej ta mbështesin atë që është shkruar, mirëpo asgjë nga kjo. Në fotografi me të vërtetë shihet një vilë dhe me të vërtetë shihen pllaka. Dhe aq. Nuk ka asnjë dëshmi se vila është në pronësi të Shilegovit, sipas fotografive ajo mund të jetë e kujt do qoftë. Në tekst shkruan se është vilë luksoze, mirëpo edhe për këtë nuk ka vërtetim të dukshëm, por vetëm është hedhur si informatë e saktë të cilën lexuesi duhet ta pranojë. E as që ka dëshmi se ajo gjendet në Mavrovë.

E ka edhe më pak dëshmi ose çfarëdo lloj dëshmie se pllakat e granitit është po ajo që më parë ka qenë e vendosur në rrugën Maqedonia dhe në sheshin qendror të qytetit. Për këtë akuzë, publikut i është lënë t’i besojë shprehjes “sipas informatave që na erdhën”. Mungon informata se si kanë ardhur informatat te media, kush është burimi, ku është vërtetimi për këtë. Nuk do të thotë se çdo informatë që arrin deri te mediat automatikisht është e saktë. Puna e gazetaritë është ta verifikojë dhe ta publikojë atë vetëm në qoftë se me dëshmi bindet se është e vërtetë.

Për këtë menjëherë erdhi demant nga Shilegovi, i cili tha se bëhet fjalë për artikuj të rrejshëm dhe se objekti nuk ka pllaka graniti.

Informata që e përhap ky portal është gënjeshtër e zakonshme, dezinformatë klasike, me qëllim që të defokusohet publiku nga proceset e evropeizimit të Maqedonisë, për shkak se unë jam njëri nga frontmenët e LSDM-së dhe konsideroj se sulmet e tilla nuk janë asgjë tjetër, por përpjekje që të barazohemi të gjithë në politikë.

Aq më tepër, në artikull ka komente dhe në momente vërejtje ironike, të cilat nuk e kanë vendin në një tekst informativ, veçanërisht jo në një tekst që “shtiret” se është gazetari hulumtuese.

Shilegovit me sa duket i mungon Shkupi i vjetër, por në vend që ta ndërtojë Shkupin ai ndërton në Mavrovë, në oborrin e vilës së tij luksoze.

Në gjithë tekstin sundon epiteti “ekskluzive”, e në fakt sundon epiteti “e paverifikuar”. Artikulli manipulon, e orienton lexuesin që të sjellë përfundime të gabuara dhe akuzon pa prova, me qëllim të dëmtimit të autoritetit.