Thirrja për protestë kundër ajrit të ndotur është anonime dhe nuk është paraqitur në MPB

 

Protesta është paralajmëruar në “Facebook” me titullin “Shoqëria kancerogjene të shtunën 13:00 para Kuvendit”, por është e paqartë se kush qëndron është prapa kësaj ngjarjeje të krijuar në FB. Reagim ndaj protestës, organizatori i të cilës nuk është i njohur, ka si nga OJQ-të ashtu edhe nga aktivistët ekologjikë që ishin organizatorë të protestës më të madhe për ajër të pastër para tre vitesh. Sipas tyre, për organizimin e një proteste nevojitet përgatitje, mundësisht njoftim i MPB-së për ngjarjen, mobilizim i aktivistëve për informimin e popullatës

 

Shkruan: Sillvana Zhezhova

 

Në ditët kur qeveria e vazhdoi pushimin dimëror të nxënësve për shkak të ajrit të ndotur dhe në fuqi ishin masat dhe rekomandimet për mbrojtjen nga ndotja, qytetarët në mesazhe private në rrjetet shoqërore morën mesazhe për protestë, të shtunën, më 26 janar, përpara Kuvendit.

Mesazhi që shpërndahet në rrjetet sociale është me përmbajtjen e mëposhtme:

Përshëndetje, mik i përvuajtur. Ti që nuk mund të marrësh ajër. Të përpiqemi të jemi të bashkuar të paktën kur bëhet fjalë për shëndetin tonë dhe më të afërmit tanë. Protestë e qetë, por MASIVE për t’ua bërë të ditur se na duhen njerëz seriozë, të aftë kundrejt sharlatanëve, që do të na nxjerrin nga pika më e errët dhe më e ndotur e botës. Gjendja është alarmante dhe nga ditëa në ditë bëhet e padurueshme. Të mos lejojmë të na mësojnë me “jetë” në një shoqëri kancerogjene. E SHTUNË 26.1.2019. në orën 13. Kuvendi i R. të Maqedonisë. Protestë kundër SHOQËRISË KANCEROGJENE!!! MERITOJMË TË MARRIM FRYMË!!! Nëse pajtoheni, përcilleni këtë mesazh te sa më shumë njerëz që mundeni. SHËNDETI MBI TË GJITHA!!!

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për “KriThink” deklaruan se deri në këtë moment ata nuk kanë njoftim për protestë ditën e shtunë.

Deri në këtë moment, nuk është paralajmëruar asnjë protestë. Por, kjo nuk do të thotë se ajo nuk do të lajmërohet në ditët në vijim, deklaruan nga MPB-ja.

Protesta është paralajmëruar në “Facebook” me titullin “Shoqëria kancerogjene të shtunën 13:00 para Kuvendit”, por është e paqartë se kush qëndron është prapa kësaj ngjarjeje të krijuar në FB. Reagim ndaj protestës, organizatori i të cilës nuk është i njohur, ka si nga OJQ-të ashtu edhe nga aktivistët ekologjikë që ishin organizatorë të protestës më të madhe për ajër të pastër para tre vitesh. Sipas tyre, për organizimin e një proteste nevojitet përgatitje, mundësisht njoftim i MPB-së për ngjarjen, mobilizim i aktivistëve për informimin e popullatës.

Aktivistitja ekologjike, Eli Pesheva, konsideron se një protestë e organizuar keq i bën dëm shumë të madh gjithë aktivizmit, të gjitha përpjekjeve qytetare për t’i përmirësuar gjërat.

Nuk kam asnjë dilemë që gjendjen e kemi për një protestë serioze, masive, bile edhe radikaliste. Por, e them për të njëqindtën herë, se një thirrje e pa dyshimtë e panënshkruar, e llojit “nëse nuk ua dërgon mesazhin 20 njerëzve në pesë minutat e ardhshme…” ose një protestë e organizuar keq, i bën dëm shumë të madh gjithë aktivizmit, të gjitha përpjekjeve qytetare për t’i përmirësuar gjërat. Thirrja për protestë duhet të ketë inciatorë të nënshkruar qartë dhe arsye/kërkesa të sakta. Çdo gjë tjetër është përpjekje për t’i manipuluar qytetarët, të cilët ndotja i ka çuar në skaj të nervave, dhe mundësi për përfitime për një numër të vogël njerëzish që kanë agjendë të caktuar. Pra, ose është përgatitur në mënyrë diletante dhe joserioze, ose ka për qëllim, me një protestë të çorganizuar dhe kaotike, t’i demotivojë qytetarët nga çdo mbledhje dhe protestë e ardhshme serioze thotë Pesheva në deklaratë për “KriThink”-un.

Qytetarët, gjithashtu me të drejtë reagojnë se dikush përpiqet t’i manipulojë dhe shprehin dyshim se pas protestës ka një prapavijë politike, të fshehur mbrapa velit të protestës qytetare, edhe atë për një fenomen nga i cili dëmtohet shëndeti për shkak të ajrit të ndotur.

Kush luan me çështjen më të rëndësishme në vend – ndotjen? Gjithë ditën marr mesazhe për protestë, sikur është organizuar ndonjë sekt. Nuk ka organizator, nuk ka kërkesa, nuk ka asgjë. Tani lexova se një parti qenka iniciatore. Cila? Pse nuk është vënë emri i partisë. Çfarë doni të arrini? Ta ngulfatni atë dhe rezistencë të vogël që ka mbetur te populli? Lëre qe nuk besojmë i asgjëje, e doni edhe me ndotjen të na manipuloni. Si nuk keni turp! Me të vërtetë na e keni nënvlerësuar inteligjencën, thotë Maja Babiq, aktiviste ekologjike, e cila lufton edhe për të drejtat e kafshëve.

E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë, e drejta për ajër të pastër gjithashtu, por përpjekjet për t’i manipuluar qytetarët duhet të njihen dhe duhet distancuar prej tyre.

Thirrja për protestë, po ashtu, është publikuar edhe në media, por ato vetëm e transmetojnë përmbajtjen e mesazhit. pa informata të detajuara.