Top-5 dezinformata për PSP-në në vitin 2018

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

 

Që nga formimi e deri më sot, Prokurorinë Speciale Publike e ndjekin një shumë lajme të rreme, manipulime dhe dezinformata. Në veçanti, të tre prokuroret, të cilat i udhëhiqnin konferencat për shtyp ku u shpallën hetimet dhe aktpaditë në të cilat ka punuar Prokuroria, ishin cak i vazhdueshëm i përpjekjeve për diskreditim personal me artikuj qëllimi i të cilëve është dëmtimi i reputacionit të tyre.

 

Shkruan: Simona Atanasova

 

Edhe këtë vit, megjithëse është një institucion që, sipas anketave, e gëzon besimin më të madh te qytetarët, Prokuroria Speciale Publike ishte cak i sulmeve të vazhdueshme të mediave. Në vazhdim është bërë përzgjedhja e top-5 dezinformatave më të fëlliqta kundër PSP-së, më shpesh përmes sulmeve ndaj prokuroreve që janë më të eksponuara në punën e prokurorisë.

 

 

1. Kriza në PSP: Katica Janeva dhe Fatime Fetai janë zënë – në PSP janë formuar tabore, njëri i udhëhequr nga Katica, tjetri nga Fatimja

Televizioni “Alfa”, duke iu referuar burimeve të tij nga PSP-ja, raportoi se Fatime Fetai, e forcuar nga popullariteti i saj, ka filluar të veprojë si kryeprokurore, e madje edhe e ka kundërshtuar Katica Janevën, e cila, nga ana tjetër, konsideron se përveç dramatizimit në publik, Fetai ka pasur rezultate të dobëta në mesin e prokurorëve në rastet e PSP-së. Media nuk ka asnjë informacion konkret për këtë artikull, dëshmi ose deklaratë nga dikush që do të mund ta konfirmonte pretendimin.

 

2. Policia ka parandaluar tentim për atentat mbi prokuroren e PSP-së, Fatime Fetai?!

Incidentin e armatosur midis policisë dhe disa personave nga Kumanova në fshatin Bogovinë të Tetovës, disa media e lidhën me prokuroren publike të PSP-së, Fatime Fetai. U pretendua se ky ka qenë një skenar për likuidimin e saj në shtëpinë e saj në Bogovinë. Nga PSP-ja menjëherë erdhi demanti, ku mohohet se ka pasur tentim për atentat mbi Fetain.

Prokuroria kategorikisht i demanton mohon shkrimet në disa media ku thuhet se incidenti në fshatin Bogovinë që ka ndodhur më 7 shkurt të këtij viti, është i lidhur me prokuroren Fatime Fetai, dhe në të cilat spekulohet se pas incidentit qëndron tentimi për atentat mbi të. Informojmë se atë ditë prokurorja as që ka qenë në Bogovinë, dhe se kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me Fetain, deklaruan nga PSP-ja.

 

3. I kthehet pasaporta Mijallkovit me “ndihmën” e PSP-së

Mediat, duke iu referuar burimeve të tyre, raportuan se PSP-ja ia ka kthyer pasaportën të pandehurit, Sasho Mijallkov.

Edhe kjo dezinformatë u demantua shpejt.

PSP-ja deri më tani nuk ka sjellë asnjë vendim pozitiv për kërkesat për kthimin e pasaportave, të parashtruara nga personat të cilëve u janë konfiskuar ato, e ndaj të PSP-ja ka ngritur padi penale. Me një përjashtim kur bëhet fjala për Dragan Pavloviq-Latasin, të cilit PSP-ja ia ka kthyer pasaportën për shkak të trajtimit mjekësor të një anëtari të familjes së ngushtë jashtë vendit, deklaruan nga PSP-ja.

 

4. Motra e “prokurores speciale” Janeva prej floktares në drejtoreshë

Mediat raportuan se Liljana Delixhakova, motra e Katica Janevës dhe kandidate për zëvendësdrejtore e Komisionit për letra me vlerë, vitin e kaluar nga Agjencia për punësim ka marrë para nga programi për vetëpunësim për hapje të floktores.

Delixhakova demanton se ka marrë para nga Agjencia për punësim.

I dënoj fuqishëm artikujt në të cilët thuhet se kam marrë para për vetëpunësim. Kam konkurruar vetëm në konkursin për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të letrave me vlerë, e assesi për hapjen e floktores. Nuk e di se për cilin person bëhet fjalë, por unë nuk jam ajo të cilën e përmendin mediat, thotë Delixhakova.

 

5. Fetai ka nevojë për vëmendje dhe publicitet

Tekst komentues, përplot me ofendime personale dhe diskreditim të njërës nga prokuroret publike të PSP-së. Në mënyrë krejtësisht joprofesionale dhe duke i shkelur të gjitha rregullat e Kodit të gazetarëve, artikulli nxjerr një sërë përfundimesh për ta ofenduar prokuroren dhe për ta paraqitur në dritë të keqe para lexuesve.

“Ajo e ka me rëndësi të flitet dhe të shkruhet për të në media, qoftë edhe për keq.”
“Kjo prokurore ka shumë shprehi të këqija.”
“Ajo është një njeri klasik-ekscentrik, që sillet në mënyrë të çuditshme dhe të pazakontë, që devijon nga parametrat e sjelljes normale”.

Ky është një shembull tipik për përfundimeve të nxjerra pa asnjë bazë. Shkrim që në asnjë mënyrë nuk mund të quhet profesional.