Transporti urban dhe ai ndërurban nuk janë njëlloj

[Recension: Shtrenjtohet transporti urban]

Teksti që e recensojmë përhap një të pavërtetë në lidhje me shtrenjtimin e transportit urban, që është temë me interes të madh publik. Titulli ka të bëjë me shtrenjtimin e transportit urban, ndërsa në tekst trajtohet tema e shtrenjtimit të transportit ndërurban

Linku deri te artikulli origjinalShtrenjtohet transporti urban

Data dhe koha e publikimit: 11.11.2018

Data e recensionit: 15.11.2018

Recenzuese: Silvana Zhezhova

 

TEKST HUTUES

Rritet çmimi i biletave të autobusëve në transportin urban. Kompanitë arsyetohen se shtrenjtimi është rezultat i rritjes së çmimit të derivateve të naftës. Reagimi i një pjese të qytetarëve është se me rritjen e çmimeve të biletave, më tepër do të kenë llogari të udhëtojnë me veturë se sa me autobus.

Pjesa e parë e kronikës së televizionit Alsat-M është bërë në stacionin ndërurban të autobusëve, ka deklarata nga qytetarë që sqarojnë se sa është shtrenjtuar transporti, por ato kanë të bëjnë me transportit ndërkufitar. Përveç nga qytetarët, nuk ka deklaratë nga ndonjë kompani që kryen transportin ndërurban për t’i treguar arsyet për rritjen e çmimit të biletave, në këtë rast prej Shkupit për në Gostivar dhe Tetovë.

Informacioni u transmetuar edhe nga media të tjera dhe kështu, në publik u krijua përshtypja se do të shtrenjtohet transporti publik urban. Në lidhje me këtë nga ndërmarrja që kryen transport urban në Shkup – Ndërmarrja e transportit publik (NTP) dërguan demant.

“Informacionet e plasuara në disa media se do të shtrenjtohen biletat i konsiderojmë të pabaza dhe paushalle. As që kemi kërkuar, e as që planifikojmë të kërkojmë korrigjim, gjegjësisht rritje të çmimit për shfrytëzimin e transportit publik” – deklaroi për MIA-n drejtori i NTP “Shkup”, Kristian Çushkov.

PAQARTËSI

Gjithashtu, deklarata e organizatës ekologjike, e cituar në tekst, ka të bëjë me se çka do të nënkuptonte rritja e çmimit të transportit publik në qytete dhe ajo nuk mund të sillet në kontekst të rritjes së çmimit të transportit ndërurban, që është tema e pjesës së parë të kronikës.

Gjatë dimrit kur ndotja rritet, qeveria duhet të kujdeset që shpenzimet e transportit publik të mos rriten, pasi me këtë nuk i inkurajon qytetarët ta shfrytëzojnë transportin publik.

Në tekst ka paqartësi. Së pari, flitet për shtrenjtimin e transportit ndërurban, e pastaj tema kthehet në transportin publik të qytetit, i cili është vënë në korelacion me problemin e ndotjes. Deklaratat e organizatës ekologjike dhe qëndrimi i qeverisë lidhur me masat që ndërmerren në luftën kundër ndotjes, nuk mund të sillen në lidhje me pjesën e parë të kronikës, e që ka të bëjë me shtrenjtimin e transportit ndërurban.