U mbajt mbledhje e Rrjetit për njohuri elementare mediatike

Në takimin e sotëm të Rrjetit për njohuri elementare mediatike, u bisedua për aktivitetet e deritanishme të anëtarëve, projektet aktuale, si dhe për të ardhmen e Rrjetit dhe mundësinë e organizimit të ngjarjeve dhe aktiviteteve të përbashkëta.

Përfaqësuesit e Institutit për media të Maqedonisë, Fondacionit “Metamorfozis” dhe Forumi arsimor rinor i shqyrtuan aktivitetet e tyre aktuale për rigrantimin e organizatave të shoqërisë civile që i realizojnë në kuadër të projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. Agjencia e prezantoi dokumentin “Politika për njohuritë elementare mediatike” dhe diskutuan për katër komponentet në të cilat do të punohet në periudhën e ardhshme.

Njëra nga temat kryesore të diskutimit ishte nevoja për strukturimin e Rrjetit në mënyrë që do të mundësojë dinamikë më të madhe të ndërveprimit, duke i ruajtur njëkohësisht parimet e demokracisë dhe të barazisë, sipas të cilave funksionon. Për këtë qëllim, IMM-ja i prezantoi “Rekomandimet për integrimin e konceptit të njohurive elementare mediatike në sfera të ndryshme shoqërore”, të cilat u krijuan si rezultat i përvojave nga vizita studimore në Organin rregullator të Irlandës dhe të Rrjetit irlandez për njohuri elementare mediatike Medias për Literaturë.

Në këtë kontekst, u ngrit çështja për nevojën e strukturimit të mëtejshëm të Rrjetit dhe formimit të grupeve të veçanta që do të kontribuojnë për koordinim dhe bashkëpunim më të madh midis anëtarëve, duke punuar në aspekte specifike të njohurive elementare mediatike.

Anëtarët e pranishëm të Rrjetit diskutuan gjithashtu edhe për organizimin e përbashkët të ngjarjeve dhe aktiviteteve të ardhshme.