Zaevi nuk i dha shuplakë BDI-së dhe iu drejtua të gjithë partive politike

Almakos: Një ditë pas fitores së Pendarovskit, Zaev shuplakë BDI-së: Mos u lavdëroni shumë!
Almakos: Një ditë pas fitores së Pendarovskit, Zaev shuplakë BDI-së: Mos u lavdëroni shumë!

Deklarata e liderit të Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev u shtrembërua nga shumica e portaleve shqiptare, duke e transmetuar si shuplakë ndaj partisë bashkëqeverisëse, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Megjithatë, Zaev as nuk i dha shuplakë BDI-së dhe as nuk u tha vetëm atyre “mos u krekosni”.

Almakos: Një ditë pas fitores së Pendarovskit, Zaev shuplakë BDI-së: Mos u lavdëroni shumë!

Linku deri te artikulli: “VIDEO/ Një ditë pas fitores së Pendarovskit, Zaev shuplakë BDI-së: Mos u lavdëroni shumë!”

Data e publikimit: 06.05.2019

Data e recensionit: 15.05.2019

Recensuese: Fatbardha Curri

Titull sensacional

Që në titull, media ka bërë përpjekje që të manipulojë publikun me lajmin që mban titullin. “VIDEO/ Një ditë pas fitores së Pendarovskit, Zaev shuplakë BDI-së: Mos u lavdëroni shumë!”, të portalit “Almakos”.

Në momentin kur hapet lajmi, shihet se Zaevi në deklaratë nuk ka shprehur fjalën shuplakë dhe as nuk e ka demonstruar me sjellje të njëjtën. Sikur fjala shuplakë të ishte përdorur për simbolikë, do të duhej të ishte vendosur në thonjëza: “Shuplakë”.

Titulli duhet të përkojë me artikullin dhe të mos shtrembërojë të vërtetën

Manipulimi vazhdon edhe në interpretimin e deklaratës, e cila sipas medias duket se Zaevi u është drejtuar direkt BDI-së: “Mos u lavdëroni shumë”. Edhe kjo pjesë nuk është pjesë e deklaratës së Zaevit, sepse ai thotë: “Të mos krekosemi ne shumë”, që nënkupton se në lavdërimin e ka fut edhe veten.

“Zaev: Të mos krekosemi shumë ne politikanët, askush s’i mban në xhep votat e qytetarëve”, shkruan në formë nëntitulli në artikull.
“Të mos krekosemi shumë, askush nuk i mban në xhep votat e qytetarëve, as politikanët, as partitë”, thuhet në lajmin e recensuar.

Artikulli gazetaresk ka shtrembëruar vërtetësinë e informacionit, ndërkaq nuk e ka përshtatur as përmbajtjen e deklaratës gjatë publikimit të artikullit.

Almakos: Një ditë pas fitores së Pendarovskit, Zaev shuplakë BDI-së: Mos u lavdëroni shumë!

Se artikulli nuk është i përpunuar si duhet, ajo dëshmohet si brenda tekstit por edhe gjatë shpërndarjes së videos bashkëngjitëse në faqen zyrtare të portalit në rrjetin social “Fejsbuk”, ku në një vend, është shkruar në gjuhën shqipe dhe maqedonase, në shkrim latin dhe cirilik.

“‘Të mos lavdërohemi shumë (Zaev maqedonisht e ka përdorë termin paksa ofendues për BDI-në duke thënë ‘да не се чаталиме многу’), askush nuk i mban në xhep votat e qytetarëve, as politikanët, as partitë’, tha Zaev.”, thuhet në lajmin e recensuar.

Koncepti i manipulimit “Thirrje në autoritet”

Që nga titulli, por edhe brenda në artikull media e apostrofuar ka manipuluar publikun duke u thirr në autoritet si: Stevo Pendarovski, Zoran Zaev dhe partinë BDI. Kjo nuk është diçka e paqëllimshme, sepse në fushata zgjedhore të shumta janë rastet kur kemi përdorim të autoriteteve, dhe interpretim të deklaratave në mënyrë të shtrembëruar, vetëm për ta bërë lajmin më të besueshëm dhe sa më tërheqës.

Për lexuesit: Kërkoni burimin e informacionit, mos besoni çfarëdo lloj media

Duke e parë natyrën e lajmit dhe mënyrën e publikimit të tij, është mirë që lexuesit të kenë kujdes kur ndeshen me artikuj të tillë gazetaresk dhe mos t’i besojnë të gjitha, pa verifikuar burimin e informacionit. Në rastin në fjalë, media ka bashkëngjitur deklaratën në formë origjinale, pa përkthim simultan, dhe është shumë e lehtë për deshifrim të deklaratës, nëse ju jeni njohës të gjuhës maqedonase, në të kundërtën, bëni përpjekje që deklaratën ta kërkoni në më shumë media, që të kuptoni se nëse është përcjellë në formën e duhur, që të bindni veten se a jeni informuar nga media e besueshme dhe në mënyrë profesionale.