Akuzat serioze duhet të verifikohen seriozisht

 

[Recension: NUK DO TË VOTOJ PËR STEVON: Nuses sime i kërkonin 1.500 denarë dhe 20 vota për Pendarovskin sepse e kishin punësuar]

 

Ky tekst është i njëanshëm, jo i besueshëm dhe i motivuar politikisht, për ta njollosur kandidatin e pushtetit në zgjedhjet presidenciale, Stevo Pendarovski.

Linku deri te artikulli origjinal: NUK DO TË VOTOJ PËR STEVON: Nuses sime i kërkonin 1.500 denarë dhe 20 vota për Pendarovskin sepse e kishin punësuar

Data dhe koha e publikimit: 29.4.2019

Data e recensionit: 3.5.2019

Recenzuese: Ana Anastasovska

Teksti që e recensojmë përmban informata me të cilat akuzohet LSDM-ja në pushtet se i ka shantazhuar dhe i ka korruptuar votuesit në zgjedhjet presidenciale.

Rrethin e parë votova për Stevon. Rrethin e dytë nuk do ta bëj këtë, nusja ime në Qendrën Mjekësore në Manastir ishte kushtëzuar të paguajë 1.500 denarë për fushatën dhe të siguronte 20 vota për LSDM-në. Sepse ata e kanë punësuar. Nëse keni nevojë për më shumë detaje dhe prova, mos ngurroni të më kontaktoni. Unë nuk do të votoj për një VMRO të re, thuhet në tweet-in që është përgjigje ndaj tweet-it të Radmilla Shekerinskës, në të cilën përdoruesja e Twitter-it me pseudonimin Ema e zbulon presionin mbi administratën publike.

Këto janë akuza serioze, të cilat duhet të verifikohen seriozisht para se të bëhen publike. Nuk mjafton që vetëm të merret statusi i dikujt nga rrjetet sociale dhe me të të sulmohet dikush dhe të tentohet të arrihet një qëllim i caktuar. Kjo nuk është qasje profesionale dhe e përgjegjshme gazetareske.

Në këtë rast, përpara se ta publikonte tekstin gazetari është dashur ta kontaktonte personin që e ka publikuar statusin, sepse edhe ka shkruar: ”Nëse keni nevojë për më shumë detaje dhe prova, mos ngurroni të më kontaktoni”. Pasi ta kontaktonte personin në fjalë, gazetari do të kishte një deklaratë prej saj, ndoshta të mbështetur me ndonjë provë ose fakt.

Pastaj gazetari duhet ta kërkojë edhe palën tjetër. Në këtë rast, kjo është partia e LSDM-së. Nëse personi që e ka postuar statusin në “Twitter” ka denoncuar diku presion politik dhe shantazhe, duhet të kontaktohet edhe institucioni përkatës, të kërkohet edhe qëndrimi i tyre.

Tekst i transmetuar në këtë mënyrë nuk duket si asgjë tjetër përveç se si pamflet politik, që ka për qëllim ta sulmojë LSDM-në në pushtet dhe kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale, Stevo Pendarovski.