Angellovska nuk e ka ndaluar komunikimin me zëvendës-ministren e re për finanaca

[SKANDAL: Ministrja e re e Zaevit ua ndaloi punonjësve të komunikojnë me zëvendësen e re e nga VMRO-DPMNE-ja]

Titulli i tekstit që e recensojmë është bombastik, por nuk është mbështetur me dëshmi se ministrja për finanaca, Nina Angellovska, gjoja, ua paska ndaluar punonjësve të komunikojnë me zëvendësen e re nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Në shkresën që është publikuar në tekst është shpjeguar mënyra e komunikimit që duhet të bëhet me zëvendës-ministren e re Dimitrieska-Koçoska, por nuk është ndaluar komunikimi. Demant në lidhje me këtë informacion erdhi edhe nga Ministria e Financave.

Linku deri te artikulli origjinal: SKANDAL: Ministrja e re e Zaevit ua ndaloi punonjësve të komunikojnë me zëvendësen e re e nga VMRO-DPMNE-ja

Data dhe koha e publikimit: 8.1.2020

Data e recensionit: 9.1.2020

Recension: Silvana Zhezhova

Në titull dhe në fillim të tekstit thuhet se ministrja e financave, Nina Angellovska, punonjësve ua ka ndaluar  të komunikojnë me zëvendësen plotësuese, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Shkresa është dërguar herët në mëngjes pas marrjes së detyrës nga Dimitrieska-Koçoska, e cila u votua në kuvend si anëtare e qeverisë teknike, që është në përputhje me marrëveshjen e përzhinës.

Mirëpo, në shkresën e Ministrisë, të publikuar në të njëjtin tekst, askund nuk përmendet ndalesa për komunikim me zëvendës-ministren plotësuese Dimitrieska-Koçoska, por është shpjeguar mënyra në të cilën zhvillohet komunikimi në kuadër të institucionit:

Çdo komunikim dhe kërkesat që do të dërgohen nga zëvendës-ministrja plotësuese ose ndonjë anëtar i kabinetit të saj tek punonjësit e sektorëve të caktuar duhet së pari të miratohen nga udhëheqësi i sektorit dhe/ose këshilltari shtetëror, ndërsa udhëheqësi i sektorit/këshilltari shterëror duhet të miratohet paraprakisht nga kabineti i ministrit.

Kjo është në kundërshtim me atë që thuhet në paragrafin paraprak (dhe në titull) se ka “ndalesë për komunikim”.

Nga Ministria e Financave të njëjtën ditë i demantuan akuzat se është “ndaluar komunikimi i punonjësve me zëvendës-ministren plotësuese për financa“.

 Organizimi i punës së Ministrisë së Financave, sikurse edhe i çdo organi shtetëror, përcaktohet saktësisht dhe parashihet me Procedurat e punës. Sipas Procedurave të punës, punonjësit e punojnë lëndën, ia dorëzojnë udhëheqësit për miratim, dhe pastaj edhe në kabine për aprovim – që është praktikë me vite. Struktura e përgatitjes dhe e verifikimit të lëndëve ekziston pikërisht për këtë qëllim – verifikimin dhe saktësinë e të dhënave. Përpjekjen për ta paraqitur procedurën e përcaktuar të punës si komplot nga media të caktuara, nuk e shohim si asgjë tjetër përveçse përpjekje për përfitim politik përmes lajmeve të rreme. Kjo është në kundërshtim me interesin e Ministrisë së Financave që publiku të informohet në kohë të dhe në mënyrë të saktë, thuhet në DEMANT-in e Ministrisë së Financave.

Teksti është manipulues dhe e dezinformon publikun, pasi një gjë është kur ekziston procedurë për punë në një institucion, dhe krejtësisht tjetër nëse ministrja personalisht e ka ndaluar komunikimin me zëvendës/ministren plotësuese, siç pretendon ky artikull pa asnjë dëshmi. Ministria e Financave është institucion që ka shumë të dhëna, kështu që nevojiten rregulla për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm.