Artikull me fyerje dhe shpifje përhap thashetheme

[Recension: Nusja e bukur e shefit të policisë së Strumicës Tanço, Iva, por është mëkat që djali i tij përdorues i drogës…]

 

Artikulli që po shqyrtojmë nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë. Ai synon vetëm të marrë sa më shumë klikime.

Link deri te artikulli orgjinal:  Nusja e bukur e shefit të policisë së Strumicës Tanço, Iva, por është mëkat që djali i tij është përdorues i drogës….

Data e publikimit: 22.02.2021

Data e recensionit: 26.02.2021

Recenzent: Аna Anastasovska

Artikulli ka një titull që nënkupton se djali i shefit të policisë së Strumicës ishte një “i prishur dhe një përdorues droge”, dhe gruaja e tij ishte një “nuse e bukur” dhe ishte një “mëkat” të martohej me të . Së pari, është e qartë se qëllimi i titullit është të tërheqë sa më shumë klikime. Ai inkurajon opinionin publik për thashetheme. Ky titull nuk ka asnjë lidhje me interesin publik, i cili është qëllimi kryesor i gazetarisë, për të raportuar mbi tema me interes publik.

Nëse hapni artikullin, do të kuptoni se është vetëm një titull që përhap thashetheme. Teksti nuk ofron ndonjë fakt në lidhje me pretendimet se djali i shefit të Policisë në Strumicë është përdorues i drogës. Ka vetëm një fotografi të tij dhe asgjë më shumë.

Më poshtë gjrni fotografi të “nuses së bukur” përmes të cilave aludohet në pamjen e saj të jashtme. Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë temë me interes publik. Artikulli përfundon me fotografo e çiftit dhe kaq.

Mund të thuhet se teksti është i motivuar politikisht duke pasur parasysh se u poblikua një fotografi e nuses së shefit të policisë së Strumicës, me Kryeministrin Zoran Zaev, kur ajo ishte nuse. Prandaj, është e qartë se aludon në miqësinë midis shefit dhe kryeministrit.

Një raportim i tillë “gazetaresk” është joetik dhe joprofesional. Nëse dikush është i bukur apo jo nuk është aspak çështje me interes publik. Për më tepër, nëse dikush është përdorues i drogës apo jo nuk është gjithashtu një temë me interes publik. Nëse përdoruesi i drogës do të kryente një krim, për shembull, do të vriste dikë nën ndikimin e drogës ose do ta sillte në një situatë të rrezikshme për jetën apo e ngjashme, atëherë do të ishte një temë me interes publik dhe një temë e tillë meriton të mbulohet nga një gazetar.

Ky artikull shkel një nga rregullat themelore gazetareske të deklaruara në Kodin e Gazetarisë, i cili thotë:

Gazetarët duhet të luajnë një rol në përcjelljen e informacionit, ideve dhe mendimeve dhe të së drejtën për të komentuar, Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informacionit, gazetarët duhet të jenë të sinqertë, objektivë dhe të saktë.

Për më tepër, neni 7 i Kodit është shkelur:

Gazetari duhet të respektojë privatësinë e personit, përveç kur është në kundërshtim me interesin publik.