Askush nuk ka të drejtë për fakte të veta: Tenderi i fituar nëpërmjet ankandit elektronik dhe atij në katër sy nuk është i njëjtë

 

[Recension: SKANDALI I PARË NË VITIN 2019: Bashkëshorti joformal i ministres Carovska ka fituar prokurime në katër sy]

 

Titulli i tekstit që e recensojmë është senzacionalist dhe i pasaktë. Në të thuhet se “bashkëshorti joformal i ministres Carovska ka fituar prokurime në katër sy“, mirëpo kompania MEPSO, përmes së cilës, ai, gjoja, i ka fituar tenderët, e demanton këtë lajm. Nga MEPSO-ja thonë se kontrata është lidhur në mënyrë transparente, në pajtim me Ligjin për furnizime publike.

Linku deri te artikulli origjinal: SKANDALI I PARË NË VITIN 2019: Bashkëshorti joformal i ministres Carovska ka fituar prokurime në katër sy

Data dhe koha e publikimit: 1.1.2019

Data e recensionit: 8.1.2019

Recensuese: Sillvana Zhezhova

Sipas kontratës, e cila është lidhur pa tender, por në katër sy, ndërmjet drejtorit të MEPSO-s dhe bashkëshortit joformal të Carovskës, FLY KEM janë të obliguar të ofrojnë edhe trajnime për punonjësit e MEPSO-s të cilët do të operojnë me dronët.

Kontrata me “Fly Kem”, kompani që është në pronësi të bashkëshortit joformal të Carovskës, është lidhur pas shpalljes së tenderit, në të cilin, në ankandin elektronik (numri i shpalljes 56/2017), kanë marrë pjesë disa ofertues, kompania e ka dhënë çmimin më të favorshëm për prokurimin e katër dronëve dhe për trajnimin e punonjësve të MEPSO-s që do të operojnë me ato pajisje. Blerja e dronëve ka qenë rezultat i nevojave të ekipeve largpërçuese për zbulimin më të shpejtë dhe më efikas të defekteve të mundshme në rrjetin e transmetimit. Kompania “Fly Kem” gjithashtu dërgoi një komunikatë për opinioni, në të cilin thotë se në furnizimet (prokurimet) publike të përmendura në tekst kanë marrë pjesë në mënyrë të rregullt në ankandin elektronik, në përputhje me ligjin. Pasi që në tekst përmenden disa ankande, ata i dërguan edhe dokumentet zyrtare për to, me mundësi për verifikim në institucionet kompetente.

Kompania “Fly Kem” dooel Shkup, fuqimisht i demanton gënjeshtrat dhe shpifjet për gjoja nënshkrimin e kontratave në katër sy nga kompania jonë me institucionet shtetërore”, thuhet në demantin e kompanisë.

 

AKUZA EDHE FLETËN ANKETUESE TË CAROVSKËS

Përveç akuzave për “tenderë në katër sy”, në këtë tekst ministrja, Milla Carovska akuzohet se në fletën anketuese nuk e ka paraqitur pronën e bashkëshortit të saj joformal.

Por, nëse shihet fleta anketuese e ministres Carovska që e ka dorëzuar në KSHPK (Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit), në të nuk mund të gjendet asgjë nga pasuria e bashkëshortit të saj joformal.

Sipas ministres, bëhet fjalë për interpretim të gabuar të ligjit, dhe ajo thotë se fletën anketuese e ka plotësuar në mënyrë të rregullt.

 

TEKST I NJËANSHËM DHE TENDENCIOZ

Teksti që e recensojmë është i njëanshëm, tendencioz dhe i pasaktë. Përveç që ofron informata të pavërteta, ai nuk përmban asnjë deklaratë nga palët të cilët përmenden në të, për t’i verifikuar informacionet e paraqitura. Gazetari është i obliguar ta konsultojë dhe t’i japë hapësirë edhe palës së dytë, veçanërisht kur ajo është objekt i akuzave për veprim të pamoralshëm dhe të paligjshëm. Me këtë rast, media nuk i publikon demantet e MEPSO-s, “Fly Kem”-it, si dhe të Milla Carovskës. Kjo, nga ana tjetër, është edhe në kundërshtim me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, në paragrafin 4 të të cilit qartë thuhet se e drejta për demant është e garantuar:

Neni 16
Garantohet e drejta e bindjes, ndërgjegjes, mendimit dhe e shprehjes publike të mendimit.
Garantohet liria e fjalës, paraqitjes publike, informimit publik dhe e themelimit të lirë të institucioneve për informim publik.
Garantohet qasja e lirë informatave, liria e pranimit dhe e bartjes së informatave.
Garantohet e drejta e përgjigjes në mjetet e informimit publik. Garantohet e drejta e përmirësimit në mjetet e informimit publik. Garantohet e drejta për mbrojtjen e burimit të informacionit në mjetet e informimit publik.
Censura është e ndaluar.

Është e vërtetë se MEPSO-ja ka lidhur kontratë me kompaninë e quajtur “Fly Kem”, por as për së afërmi jo në mënyrën se si e paraqet teksti në mënyrë jo të vërtetë.