[Recension: Bashkësitë fetare nuk e kanë ndërmend t’i mbyllin kishat dhe xhamitë për besimtarët]
A i zbatojnë bashkësitë fetare masat e institucioneve kompetente shtetërore dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për t’u përballur më mirë dhe për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit? Në opinion gjithnjë e më zëshëm diskutohet për atë se kishat dhe xhamitë duhet të konsiderojnë seriozisht mbylljen e dyerve të objekteve të tyre për besimtarët përderisa vazhdon rreziku i infektimit dhe përhapjes së virusit.
Linku deri te artikulli origjinal: Bashkësitë fetare nuk e kanë ndërmend t’i mbyllin kishat dhe xhamitë për besimtarët
Data dhe koha e publikimit: 15.3.2020
Data e recensionit: 16.3.2020
Recenzues: Stojan Sinadinov
Ky artikull e shqyrton në mënyrë kritike sjelljen e bashkësive fetare në Maqedoni ndaj rekomandimeve të qeverisë sa i përket kufizimit të kontakteve dhe lëvizjeve për ta zvogëluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit, duke konstatuar se ata kanë mbetur imunë ndaj këtyre masave qeveritare.
Të premten e kaluar, edhe Bashkësia Fetare Islame edhe Kisha Ortodokse Maqedonase u bënë sikur nuk dëgjojnë dhe nuk ndërmorën asnjë hap për t’i mbyllur dyert e objekteve fetare për tubimin masive të besimtarëve të tyre.
Si dëshmi janë publikuar edhe fotografi nga liturgjia e së premtes në Katedralen Ortodokse në Shkup,e me këtë rast thuhet se në mesin e të pranishmëve ka pasur edhe fëmijë.
Edhe në xhamitë e Shkupit, sipas artikullit, nuk është ndryshe, pavarësisht thirrjeve, si ajo e aktivistit qytetar, Jasmin Rexhepi, që Bashkësia Fetare Islame (BFI) t’u bëjë thirrje besimtarëve që ta redukojnë shkuarjen në xhami për namazin e xhumasë (lutjen e së premtes).
Reis Ulema Suleiman Rexhepi, nga ana tjetër, thekson se xhamitë janë dezinfektuar, dhe gjatë hyrjes edhe gjatë daljes, se namazi i xhumasë duhet të mbahet në objekt fetar, në xhami, ndërsa të gjithë të tjerët duhet të falen në shtëpitë e tyre. Sipas tij, “mbyllja e plotë e xhamive do të shkaktonte panik në mesin e qytetarëve.”
Por, a është me të vërtetë kështu?
“Deutsche Welle” në tekstin kushtuar kësaj çështje thotë se “koronavirusi i sulmon të gjithë njerëzit, qofshin ata të krishterë, hebrenj, muslimanë apo hindusë. Komunitetet kishtare duhet të marrin masa, të anulojnë ritualet fetare. Këtë situatë e shfrytëzojnë edhe teoricienët e konspiracionit. “.
… Peshkopë dhe drejtues të kishave të kombësive dhe konfesioneve të ndryshme i anulojnë konferencat. Shumë sinagoga në SHBA janë të mbyllura. Festivali hebraik Purim, i cili në të vërtetë është një spektakël laraman i ngjashëm me karnavalin, u zhvillua me shumë modesti, e në disa vende madje edhe nuk u mbajt. Edhe festivali piktoresk Holi i indusëve në Indi nuk u festua aq masivisht si zakonisht. Këshilli Qendror i Myslimanëve në Gjermani në ueb-faqen e tij ka njoftuar se është në frymën e Islamit “kur një xhami lokale e anulon namazin e xhumasë për shkak mbrojtjes shëndetësore ose dyshimit për infektim të mundshëm.” Teologu musliman dhe edukatori fetar nga Minsteri, Muhanad Korhide e thekson faktin se është mbyllur dhe Qabja në Mekë. “Kjo ishte masa më e rreptë e paramendueshme dhe e tregon seriozitetin e situatës, por edhe përgjegjësinë e madhe të autoriteteve,” i tha ai “Deutsche Welle”-s në një intervistë.
Edhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) më 14 mars 2020 njoftoi se për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit, pezullohen përkohësisht faljen e organizuar me xhemat të namazeve ditore dhe namazit të xhumasë dhe rituale të tjera fetare në xhami në të gjithë vendin.
E Turqia i pezulloi namazet në grup nëpër xhami.
Kreu i Drejtorisë për Çështje Fetare në Turqi, Ali Erbas, thotë se rreth 90,000 xhami në vend do të mbeten të hapura, nëse besimtarët dëshirojnë të vijnë të falen individualisht. Sipas të dhënave zyrtare, në Turqi ka 18 raste të infeksionit me koronavirus. Autoritetet turke dje vendosën në karantinë mijëra besimtarë që u kthyen nga Arabia Saudite, njoftoi RADIO EVROPA E LIRË.
Agjencia e lajmeve Meta më 14 mars 2020 njoftoi se kryeministri teknik Oliver Spasovski kishte paralajmëruar një takim me udhëheqësit e të gjitha bashkësive fetare në vend për të diskutuar mbrojtjen e besimtarëve nga koronavirusi.
Bisedova individualisht me udhëheqësit e të gjitha bashkësive fetare, dhe ata më konfirmuan se do të respektonin rekomandimet. Megjithatë, mendoj se duhet të organizojmë një takim të përbashkët, nga i cili do të dërgojmë një apel të përbashkët për të gjithë besimtarët në vend që t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë. – tha Spasovski
“Vërtetmatësi” transmetoi një analizë nga “Global Voices” në lidhje me refuzimin e Kishave në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut për t’i modifikuar ritualet që kontribuojnë për përhapjen e virusit KOVID-19.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) REKOMANDON që të shmangen tubime të mëdha, si dhe praktikohet nivel i shtuar i higjienës dhe sanitetit personal, me qëllim që të minimizohet përhapja e virusit me anë të prekjes, shkëmbimit të lëngjeve të trupit, ose përmes ajrit, theksohet, ndër të tjera, në analizë.
Bashkësitë fetare janë të ndara nga shteti, por ka disa vlera universale që duhen respektuar. Në to bën pjesë edhe lufta kundër kërcënimit nga pandemia e koronavirusit dhe mbrojtja prej tij.
Deri tani (deri në momentin kur është shkruar ky tekst 16.03.2020) le të përmendim se vetëm disa objekte fetare ortodokse i mbyllën dyert për besimtarët ose e reduktuan praninë e tyre (për shkak të krizës në Dibër dhe në Qendrën e Zhupës).
Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.