“Bojkotoj” bind me video “të huazuara” nga VMRO-DPMNE-ja

 

Videoja propaganduese e iniciativës “Bojkotoj”, e cila masovikisht përhapet në rrjetet sociale, nuk është autentike, por paraqet një miks të vjedhur. Ajo është përpiluar me pjesë të videove të partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe video nga fushata “Maqedonia e përjetshme”.

Videoja, që është temë e këtij recensioni, është pjesë e fushatës së iniciativës “Bojkotoj” dhe shërben që t’i bindë qytetarët të mos dalin në referendumin që do të mbahet më 30 shtator, si dhe ta bojkotojnë votimin për referendumin që të mos jetë i suksesshëm. Mirëpo, videoja jep një pasqyrë të rrjeshme.

Linku deri te artikulli: Video Bojkotoj

Data e publikimit: 18.09.2018

Data e recensionit: 26.09.2018

Recenzuese: Simona Atanasova

Në këtë video në fillim ka pejsazhe nga Maqedonia, të cilat ndoshta janë të huazuara, e ndoshta janë të vjedhura nga një video e VMRO-DPMNE-së, e publikuar në vitin 2016 si pjesë e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë video shihet edhe çifti që gjendet në kishë.

Ndoshta pjesa më mbresëlënëse e videos së “Bojkotoj” është djali që vrapon nëpër një terren malor dhe pastaj e valon flamurin e Maqedonisë. Ai është djali i njëjtë, gjegjësisht bëhet fjalë për krejtësisht videon e njëjtë, nga disa fushata të VMRO-DPMNE-së. Mund të vërehet edhe në fushatën për zgjedhjet e fundit lokale të vitit të kaluar e quajtur “Era e re” dhe slogani “Gjithmonë punë, gjithmonë Maqedoni”, pastaj në spotin promovues për ditëlindjen e 27-të të VMRO-DPMNE-së të publikuar në qershor të vitit të kaluar, por edhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016.

Videoja e “Bojkotoj” shërbehet edhe me kuadro nga tubimet më masovike të VMRO-DPMNE-së ku shihen rrugë përplot me njerëz. Me këtë manipulohet dhe mashtrohet publiku se bëhet fjalë për një numër shumë të madh të njerëzve të cilët e mbështesin bojkotimin e referendumit. Edhe pse në video janë përpjekur të shmangen flamujt partiakë në tubimet dhe janë koncentruar vetëm në flamurin shtetëror, megjithatë, në disa kuadro qartë shihen flamujt e VMRO-DPMNE-së.

Ky manipulim me kuadro në pronësi të VMRO-DPMNE-së bëhet kur qëndrimi zyrtar i partisë është “populli le të vendosë vet”, gjegjësisht publikisht dhe zyrtarisht distancohen nga çdo lloj lidhshmërie me iniciativën “Bojkotoj”.

Çudi fakti që videoja është publikuar më 18 shtator, gjegjësisht para pothuajse dhjetë ditësh, ka mijëra shikime në “Youtube” dhe shpërndarje në “Facebook” dhe “Twitter”, mirëpo nuk ka reagim nga VMRO-DPMNE-ja, e cila në këtë rast ndoshta është viktimë e vjedhjes së të drejtave autoriale.

Kuadrot nga përmendoret që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014” janë marrë, pa e theksuar burimin, nga një video e fushatës “Maqedonia e përjetshme” që është publikuar në vitin 2012. Edhe prej tyre akoma nuk ka reagim për mbrojtjen e të drejtave autoriale.