Bora në Ushuaja nuk është lajm, sepse tani atje është dimër

[Recension: (VIDEO + FOTO) Në korrik bora i mbuloi plazhet në Argjentinë]

Titulli i tekstit që e recensojmë aludon për një mrekulli për faktin se në korrik “bora i mbuloi plazhet e Argjentinës”, pavarësisht nga fakti që Argjentina gjendet hemisferën jugore dhe tani atje është dimër. Nëse te ne është verë, nuk është verë në gjithë planetin, dhe prandaj nuk është lajm informata se atje ka rënë borë në korrik.

 

Linku deri te artikulli origjinal: (VIDEO + FOTO) Në korrik bora i mbuloi plazhet në Argjentinë

Data dhe koha e publikimit: 25.7.2019

Data e recensionit: 30.7.2019

Recenzues: Sillvana Zhezhova

 

Fotografi Sebastian Ingles postoi në profilin e tij në Facebook një pamje nga një stuhi dëbore në qytetin Ushuaja, në jug të Argjentinës. Ushuaja është kryeqyteti i provincës argjentinase “Tierra del Fuego” (Toka e zjarrit), dhe e mori emrin nga hulumtuesi portugez Fernando Magelan, e një kohë atje ka qëndruar edhe shkencëtari i famshëm Çarls Darvin. 

Të shkruash lajm se në Ushuaia ka pasur stuhi dëbore në korrik, është njësoj si të raportosh se në plazhet në Ohër ka notarë në këtë periudhë të vitit. Në hemisferën jugore tani është vjeshtë-dimër dhe nuk është për t’u habitur që ka rënë borë.

Sidomos që, në qytetin më jugor të botës, Ushuaja, klima është oqeanike sub-polare, me verë të shkurtër dhe të ftohtë, dhe dimër të lagësht e të butë. Temperatura gjatë vitit është 9 gradë Celsius dhe rreth një gradë në dimër. Borë mund të bjerë edhe gjatë verës, kështu që akullnajat nuk shkrihen për shkak të verës me dëborë.

Teksti që e recensojmë nuk është as informativ e as edukativ. Bora në korrik në Argjentinë është paraqitur si një mrekulli, dhe nuk ka asnjë funksion tjetër përveç mbledhjes së klikimeve. Nga ana tjetër, çfarë interesi publik ka bora në Ushuaja për lexuesit nga Maqedonia?! Ky është një nga ato tekste që kanë të bëjnë me motin, e të cilat gjithnjë e më shumë paralajmërohen në mënyrë bombastike në eterin mediatik, ndërsa në tituj ekzagjerohet moti i zakonshëm.