“Bot”-i nuk është burim për tekst gazetaresk

 

[Recension: “Bot”-i i LSDM-së: Prof. Karolina Asterud Ristova është autore dhe “admin” në Kurir]

 

Pyetja themelore është se pse pretendimi i pahijshëm se profesoresha Karolina Ristova-Asterud është administratore e “Kurir”-it, “Republikës” dhe “Infomaks”-it paraqet bazë për një tekst gazetaresk? Ky pretendim nuk mbështetet me asgjë tjetër, përveç me një tweet anonim, deri te i cili nuk ka link, e as emër. Praktikisht, një burim i panjohur, plotësisht i pabesueshëm përdoret si mbështetje për një pretendim serioz se profesoresha ka qasje në funksionet redaktuese në portalet e përmendura. Vetëm sepse dikush ka shkruar diçka në “Twitter” nuk do të thotë se kjo meriton të publikohet në hapësirën mediatike.

Linku deri te artikulli origjinal:“Bot”-i i LSDM-së: Prof. Karolina Asterud Ristova është autore dhe “admin” në Kurir

Data dhe koha e publikimit: 11 prill 2020

Data e recensionit: 13 prill 2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Në artikull thuhet se Asterud asnjëherë nuk ka pasur kolumnë në “Kurir”, gjë që, siç mund të shihet në linkun e mëposhtëm, mund të krijohet përshtypje se nuk është e vërtetë. Portali “Kurir” ka publikuar tekste të profesoreshës edhe atë në rubrikën e kolumnave. E kontaktuam profesoreshën dhe ajo tha se nëse është bërë kjo, gjegjësisht nëse janë marrë qëndrimet e saj në “Kurir”, kjo është bërë nga profili i saj në “Facebook”, ku ajo i publikon në mënyrë të hapur statuset e saj, e jo si bashkëpunim i saj me portalin dhe deklaroi se është e pëlqyeshme që të saktësohet se qëndrimet e saj janë marrë si statuse në Facebook për t’i shmangur spekulimet se ajo ka qenë pjesë e kolumnistëve të portalit “Kurir”.

Në tekst gjithashtu thuhet se portali “Ekpres” ka pamje të ekraneve (printscreen-e) nga një profil i afërt me LSDM-së, por nuk i publikon ato, sepse ekzistonka rreziku që atë të shërbejnë si provë materiale në ndonjë procedurë para njësisë për krim kompjuterik për shkak të krimit që lidhet me ndërhyrjen e palejuar në sistem elektronik. Kjo hedh dyshime se ndoshta pamjet e ekranit (printcreen-et) mund të jenë pjesë e ndonjë hetimi, dhe është edhe më e paqartë pse ia vlen që ato të diskutohen në një artikull gazetaresk.

Të gjithë kanë qasje për të shkruar, publikuar dhe kontrolluar lajme drejtpërdrejt në portale në çdo kohë dhe nga çdo vend, shkruan në profilin në “Twitter” duke poblikuar një pamje ekrani (printscreen) ku shihet emri i profesoreshës Asterud – Ristova.

“Bot”-i anonim, jo vetëm që nuk është i besueshëm, por ai gjithashtu bën një mori pretendimesh që nuk mund të vërtetohen. Pamjet e ekraneve (printscreen-et) ku shihet emri i dikujt nuk janë bazë për të parë se dikush është redaktor ose administrator i një portali.

Profesor Asterud kurrë nuk ka pasur qasje në panelet administrative të mediave të përmendura më lartë, ndërsa për pamjet e ekranit, siç na tha, ajo kishte kuptuar nga thirrja jonë telefonike.

Përdoren edhe atribute problematike, si për shembull “sipas pretendimit” dhe si një gjë e rrallë në gazetari, “bot”-i përdoret si burim.

I ashtuquajturi “Bot” i LSDM-së publikon pamje nga ekrani (print screen) nga sistemi elektronik i portalit “Kurir”, ku gjendet edhe emri i profesoreshës Karolina Ristova – Asterud, ndërsa sipas pretendimit ajo ka edhe qasje administrative në portal, gjegjësisht ajo mund të hyjë vetë në sistem dhe të publikojë tekste kudo që të gjendet.

Nuk ka asnjë deklaratë nga personat e përfshirë për të cilët shkruan teksti, për shembull, profesoresha, redaksia e portaleve. Në vend të kësaj, përdoret një ton konspirativ dhe jashtëzakonisht problematik.

Një qasje serioze për verifikimin e fakteve para se të publikohet ndonjë pretendim, kontaktimi i burimeve për t’i konfirmuar pretendimet e bëra përmes rrjeteve sociale është detyra minimale e gazetarisë. Në të kundërtën, është i pashmangshëm spinimi, çimentohet dyshimi për pretendimet e bëra, ndërsa informimi si funksion i mediave nuk ekziston fare. Ka mundur të anashkalohen pretendimet e këtij “bot”-i si të parëndësishme dhe të pavlefshme për të qenë pjesë e një artikulli gazetaresk.