Cunami i konfuzionit në titull

[Recension: PAS TËRMETIT FRIKË NGA CUNAMI: Valët kërcënuese vetëm disa kilometra larg Maqedonisë mund të arrijnë lartësi deri në një metër]

Kur një interviste të gazetës britanike “The Sun” me një sizmolog grek do t’ia bashkëngjitni një trajektore maqedonase, me lehtësi do të fitoni një përshesh. Por kjo nuk ka rëndësi, sepse për shkak të interesit për temën do të fitoni klikime, apo jo?

Portali “Kurir” transmeton një intervistë të gazetës britanike “The Sun” me një sizmolog grek, pas serisë së tërmeteve në Shqipëri. Qëllimi i të intervistuarit ka qenë të tregojë se këto ngjarje mund të shkaktojnë cunami, kryesisht duke iu referuar Greqisë së tij. Por, portali “Kurir” ka shtuar “krem mbi tortë” duke dashur ta rrisë interesin e lexuesve vendas dhe “na ka dhënë një kalim” deri në Adriatik, ku zakonisht janë epiqendrat e tërmeteve shqiptare. Kështu që rezulton se edhe Maqedonia mund të rrezikohet nga cunami?! Për ta ruajtur kureshtjen e lexuesve, ky “konfuzion i cunamit” është vendosur në titull.

Linku deri te artikulli origjinal: PAS TËRMETIT FRIKË NGA CUNAMI: Valët kërcënuese vetëm disa kilometra larg Maqedonisë mund të arrijnë lartësi deri në një metër

Data dhe koha e publikimit: 29 nëntor 2019, 12:30

Data e recensionit: 3 dhjetor 2019

Recenzues: Ljubomir Kostovski

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni, transmeton një intervistë që sizmologu grek Alis Celentis – drejtues i Institutit të Gjeodinamikës dhe Observatorit Kombëtar në Athinë – e ka dhënë për gazetën e njohur britanike “The Sun” për atë që po ndodh me tokën në Shqipëri. Deri këtu mund të kemi mirëkuptim, e gjithashtu edhe interes për transmetimin e artikullit. Me pak fjalë, sizmologu thotë se nëse kjo do të ndodhte në një qytet më të madh, numri i të vdekurve mund të ishte më i lartë. Ai shton se Greqia çdo vit ka të paktën një tërmet me madhësi 6 shkallë në qendër sipas Rihterit. Ai gjithashtu e përmend faktin se pas tërmeteve të tilla ka mundësi të ndodh edhe cunami.

Sizmologu Grek është i brengosur se epiqendra e ndonjë tërmeti të ardhshëm mund të jetë në afërsi të ndonjë qyteti, me ç’rast mund të shkaktohen dëme shumë më të mëdha.

– Athina gjithsesi do të goditej e me siguri edhe disa qytete të tjera… Këtu bëhet fjalë edhe për rrezik nga cunami… Madje edhe valët deri në një metër do të ishin kërcënim kur ishujt janë kaq të dendur. Edhe pse janë të rrallë, ekziston një rrezik i vërtetë nga cunami – thotë ai.

Gjithsesi, se te sizmologu vërehet një dozë e caktuar e senzacionalizmit, sepse valët prej një metri janë pothuajse të përditshme dhe ato mund të përplasen me orë të tëra në çdo bregdet. Le të kujtojmë se para pak kohësh Dubrovniku dhe pa tërmet u godit nga valë me lartësi prej 9 metrash, edhe atë për një kohë të gjatë, dhe këtë askush nuk e krahasoi me cunami. Kështu që lexuesi ka të ngjarë – dhe me të drejtë – të ketë një qëndrim përçmues për gjithë këtë storje.

Por, ajo që bie në sy në tekstin e “Kurir”-it është se në titull është potencuar se “Valët kërcënuese vetëm disa kilometra larg Maqedonisë mund të arrijnë lartësi deri në një metër.”

Kjo ndoshta është për shkak se është bërë përpjekje që përkthimi të jetë më tërheqës për lexuesin.

Përkthimi nuk ka link deri te origjinali, kështu që mund të jetë transmetuar nga portali fqinj “Srbija Danas”, ku të paktën nuk ka gjëra të shtuara.