Deklaratë e transmetuar në mënyrë të pasaktë – Todorovi NUK do të votojë “PËR” referendumin

Teksti e manipulon publikun në mënyrë të vrazhdë me këtë artikull, duke filluar me titullin e tij, dhe duke vazhduar në gjithë tekstin. Sipas autorit, ish-ministri i shëndetësisë dhe zyrtari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, në një diskutim në panel ka thënë se do të votojë “PËR” në referendumin që do të mbahet më 30 shtator. Por, ky është një lajm i rrejshëm.

Linku deri te artikulli origjinal:  (VIDEO) Nikolla Todorov: Do të votoj “PËR” në referendumin e ardhshëm (pas publikimit të artikullit, titulli është ndryshuar dhe tani është: (VIDEO) Nikolla Todorov: Do të votoj “PËR” BE-në dhe NATO-n, por “kundër” marrëveshjes)

Data dhe koha e publikimit: 17.09.2018

Data e recensionit: 17.09.2018

Recensueze: Simona Аtanasova

Në tekst ka edhe video nga deklarata e Todorovit, nga e cila, në qoftë se lexuesi ndan një minutë shtetës nga koha e tij, do ta kuptojë se ajo që është shkruar nuk ka lidhje me deklaratën e vërtetë.

Në tekst shkruan:

Siç tha Todorovi, kur partia ka marrë vendim se vetë duhet të vendosin se si do të deklarohen më 30 shtator, atëherë ai do të jetë “PËR”.

Mirpo, Todorovi thotë:

Qëndrimi im është se në këtë referendum, unë do të dal dhe do të votojë për BE-në dhe për NATO-n, por kundër Marrëveshjes. Dikush do të thotë se nuk ka pyetje të tillë, unë them se ka. Unë do të përgjigjem në atë pyetje timen.

Pasi një numër i madh mediash, në mënyrë bombastike, por të pasaktë, publikuan se Todorovi do të votojë “PËR” në referendum, reagoi edhe vetë Todorovi në “Facebook”, ku shkroi se mediat kanë publikuar një lajm të rrejshëm.

Lajmi i rrejshëm është se kam thënë se do të votoj “Për” në referendum. Përkundrazi, thashë se zemra nuk më lejon ta rrethoj “Po”-në. Unë them qartë se do të votoj KUNDËR marrëveshjs, mirëpo për BE-në dhe për NATO-n. Do ta shkruaj vetë pyetjen, dhe kështu do të përgjigjem.

Teksti paraqet transmetim të rrejshëm të një deklarate, me çka shkilen parimet e Kodit etik të gazetarëve. Pesha e dëmit të bërë me këtë tekst bëhet edhe më e madhe, sepse informacioni është publikuar në një periudhë tejet të ndjeshme, më pak se dy javë para referendumit, kur çdo deklaratë publike e ndonjë funksionari të lartë aktual ose të mëparshëm mund të ndikojë në rezultatin e referendumit.

Kjo duhet marrë parasysh posaçërisht pas numrit të madh të shpërndarjeve të këtij teksti në rrjetet sociale, ku njerëzit e lexojnë vetëm titullin dhe besojnë në atë që është shkruar pa e verifikuar vërtetësinë e informacionit.

Pas publikimit të shkrimit dhe reagimeve  të publikut, redaksia e ndryshoi titullin e artikullit që të sqarojë se ish-ministri i shëndetësisë nuk do të votojë “PËR” në referendum. Por, nga ana tjetër, askund nuk thuhet se në ndërkohë është ndryshuar titulli.