Deti në Paralia nuk është i ndotur

[Recension: Paralia i ngjan deponisë: Uji në vendpushimin që është i preferuar për turistët nga Maqedonia përplot me mbeturina]

Teksti që e recensojmë është i pavërtetë, informacioni se Paralia i ngjan deponisë është i pasaktë.

Linku deri te artikulli origjinal: Paralia i ngjan deponisë: Uji në vendpushimin që është i preferuar për turistët nga Maqedonia përplot me mbeturina

Data dhe koha e publikimit: 9.7.2019

Data e recensionit: 12.7.2019

Recenzues: Ana Anastasovska

Në artikull në fillim thuhet se Paralia është njëri nga vendpushimet e preferuara të turistëve nga Maqedonia, por se në rrjetet sociale është publikuar një video, ku gjoja shihet se uji në Paralia është jashtëzakonisht i ndotur. Në artikull është publikuar një video nga përdoruesi në Twitter, që e quan veten Gaser.

Parali, Greqi – sot, kjo është e tmerrshme, do ta vrasin detin!!! pic.twitter.com/qBNN143pJt – Gaser ?? (@Gas_maska) July 7, 2019

https://platform.twitter.com/widgets.js

Pas kësaj, artikulli ngre dilemën pse është kështu?

Nuk dihet se cila është arsyeja, nëse është uji i mbledhur nga erërat e fuqishme stacioni filtrues nuk funksionon, kështu që mbeturinat përfundojnë në det.

Por, nëse shihen mirë komentet poshtë videos në Twitter, do të shihet se videoja nuk është nga Paralia, por nga Republika Dominikane.

Costa de la República Dominicana.#LateHumans pic.twitter.com/WzMZG9nFuh — Humans Of Late Tourism (@LateHumans) April 20, 2019

https://platform.twitter.com/widgets.js

Prandaj, mund të konkludohet se informacioni se uji në Paralia është jashtëzakonisht i ndotur është i pasaktë, e me këtë se edhe vetë artikulli bie në ujë. Gazetarët shpesh bien pre e informatave të postuara në rrjetet sociale. Prandaj, është e rëndësishme të theksohet se rrjetet sociale si Twitter-i dhe Facebook-u nuk janë burim i besueshëm i informatave. Informatat e postuara në rrjetet sociale duhet të kontrollohen mirë dhe me kujdes para se mediat t’ia plasojnë ato publikut, që të mos vijnë në situatë sikurse në këtë rast, që të përhapin dezinformata.