Dezinformatë është se Janeva është vendosur në sektorin e Hagës në Shutkë

 

[Recension: Ja se si duken QELITË E TË PRIVILEGJUARVE NË SHUTKË për Boki 13 dhe Katica Janevën]

Të dhënat dhe fotografitë e publikuara në emisionin Detektor, të shoqëruara me lajme të vjetra dhe të rreme, janë përdorur për t’i manipuluar lexuesit.

Në titullin e tekstit, në mënyrë bombastike thuhet se në Burgun hetimor të Shutkës, të dyshuarit për rastin “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe ish-prokurorja speciale, Katica Janeva, janë vendosur në sektorin e Hagës dhe për këtë arsye janë të privilegjuar.

Linku deri te artikulli origjinal: Ja se si duken QELITË E TË PRIVILEGJUARVE NË SHUTKË për Boki 13 dhe Katica Janevën

Data dhe koha e publikimit: 5.11.2019

Data e recensionit: 11.11.2019

Recenzues: Simona Atanasova

Është plotësisht e pasaktë se Katica Janeva është e vendosur në sektorin e rinovuar të Hagës në burgun e Shutkës. Ajo, siç e konfirmoi edhe drejtori i Burgut hetimor të “Shkup” në Shutkë, Esad Rahiq, në një deklaratë për emisionin 360 shkallë, është e vendosur në një qeli të zakonshme, dhe si një nga arsyet për këtë është parandalimi i kontaktit me të dyshuarin e parë në këtë rast, Bojan Jovanovski (Boki 13), i cili është vendosur në sektorin e Hagës.

Sa i përket paraburgimit, burgu vendos në bazë të vendimeve gjyqësore. Na është dhënë urdhër nga gjykata dhe drejtoria e  burgut përcakton se ku do të vendoset. Ne kemi vlerësuar në bazë të profilit të saj si person, cila është puna e saj dhe një numër arsyesh të tjera, dhe ky është vendimi dhe vlerësimi ynë.

Informacioni i dytë i pasaktë në këtë tekst është se Bojan Jovanovski është në paraburgim së bashku me të dyshuarin e dytë në këtë rast, Zoran Milevski-Kiçeec. Por, Kiçeec nuk gjendet fare në Burgun hetimor. Ai u la i lirë nëarrest shtëpiak më 24 shtator, pasi gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale solli vendim dhe e anuloi masën e  paraburgimit dhe ia përcaktoi masën e arrestit shtëpiak.

Megjithatë, ai edhe derisa ishte në Burgun hetimor “Shkup, nuk ishte në sektorin e njëjtë sikurse Boki 13. Bojan Jovanovski që nga momenti i arrestimit të tija ka qenë i vendosur në sektorin e Hagës, ndërsa Kiçeeci ka qenë i vendosur në qeli të zakonshme. Të dy nuk mund të vendoseshin në sektorin e njëjtë për shkak të lidhjes së tyre në këtë vepër penale.

Teksti është senzacionalist dhe në kërkim të një numri sa më të madh të klikimeve plason informacione të pa verifikuara dhe të pasakta, me çka e dezinformon publikun dhe shkel një sërë dispozitash të Kodit të Gazetarëve, duke përfshirë edhe preambulën, ku, ndër të tjera, thuhet se detyra kryesore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën.