DfrLab: Reagim i dobët i mediave pro-Kremlin për kthimin e Navalnit në Rusi

Mediat e kontrolluara nga Kremlini me fushatën e tyre digjitale nuk arritën të njollosin reputacionin e Aleksei Navalni pas kthimit të tij në Rusi. Kritikusi më i madh i Kremlinit, i njohur për investigimin e skemave të korrupsionit të elitës politike dhe të bizneseve ruse, kohët e fundit publikoi ​​dëshmi se Vladimir Putin personalisht urdhëroi helmimin e tij në gusht të vitit 2020, thuhet në artikullin e fundit të Dfr Lab, përcjell Kritink. Pas helmimit të Navalni në gusht 2020, mediat e kontrolluara nga Kremlini nuk filluan ndonjë fushatë të madhe informimi kundër Navalni, siç ishte rasti me helmimin e Sergei Skripal, një ish-oficer i inteligjencës ruse dhe vajzës së tij Julia Skripal në mars të vitit 2018. Në çështjen Skripal, media e kontrolluar nga Kremlini doli me të paktën pesë teori të ndryshme konspiracioni rreth asaj se kush helmoi ish-agjentin e dyfishtë dhe vajzën e tij.

Pas helmimit të Navalni versioni anglisht i RT mohoi që ai ishte helmuar, bazuar në rezultatet paraprake nga testet nga mjekët rusë në Omsk, ku Navalni mori ndihmën e parë, duke shpjeguar pse Kremlini nuk do të përfitonte nga atentati i Navalnit. RT më vonë citoi dy shkencëtarë të përfshirë në zhvillimin e helmit nervor Noviçok të thoshin se “simptomat e Noviçok nuk janë absolutisht të ngjashme” me ato që përjetoi Navalni.

Mungesa e një fushate të fortë për të njollosur Navalnin dhe shfaqja e një rrëfimi të ri që gruaja e tij Julia do të zërë vendin e tij mund të tregojnë se Kremlini është ende në kërkim të strategjive të reja të komunikimit. Strategjitë e mëparshme të injorimit të Navalni si një bloger i parëndësishëm dhe përpjekjes paradoksale për ta quajtur atë një agjent të fshehtë të Kremlinit duket të kenë qenë joefektive. Navalni u kthye në Rusi në 17 janar të këtij viti dhe u arrestua pas arritjes. Ai u kthye nga Gjermania, ku u shërua pas një përpjekje të dështuar për t’u helmuar me një substancë nga grupi i agjentëve nervorë Noviçok, ndërsa ishte në Tomsk, Siberi më 20 gusht të vitit 2020.

Më 19 janar 2021, ekipi i Navalni publikoi dokumentar që ekspozon skemën e korrupsionit për pallatin e Vladimir Putinit në Detin e Zi. Në tre ditët e para, dokumentari grumbulloi rreth 54 milion shikime në YouTube. Dokumentari gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të dilnin në rrugë me 23 janar.