Një postim në Facebook i publikuar dje, në të cilin thuhej se me katër fotografi shpjegohet fati tragjik i një druri në Shkup, gjegjësisht, i një druri në bahçe përpara një ndërtese në pranverë, vjeshtë dhe dimër, e pastaj duke u ndërtuar në vendin ku ka qenë druri, për një kohë të shkurtër shkaktoi shumë reagime me mllef ndaj “mafies urbane të Shkupit” dhe një numër të madh shpërndarjesh në rrjetet sociale.
Por, bëhet fjalë për një dezinformatë të pastër. Në fakt, siç theksuan më pas disa komentues, bëhet fjalë për katër fotografi me status që është publikuar këtë në verë në disa profile në “Twitter” të njerëzve nga Turqia, shkruan “Meta”.
Hayatını 4 görsel ile anlat pic.twitter.com/fPMD6SXRyY
— Gökçe Güzel ♞ (@gokce_guzel) July 13, 2018
Edhe kërkimi në “Google” për të paktën njërën nga fotografitë, për të parë se ku është publikuar për herë të parë, e dëshmon këtë.
Autori i postit pastaj arsyetohej se pardje paska qenë Dita e planetit Tokë, dhe se “ai ka dashur t’i zgjojë ndjenjat me fotografitë”.
Ky është një nga rastet e shumta në përgjithësi në epokën e rrjeteve sociale, kur njerëzit “gëlltisin” pa e analizuar çdo gjë që u shërbehet si e vërtetë, pa e verifikuar se a është e vërtetë ose jo. Situata është edhe më alarmante, sepse në rastin në fjalë, reagime dhe shpërndarje të postit, pa e analizuar atë, bënin njerëzit që i njohin shumë mirë makineritë dhe mënyrat e krijimit dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme, si dhe me pasojat tragjike të saj.