E verifikuar: Biletat për ngjarjet nga vizita e Papës nuk paguhen

Фото: Принтскрин

 

Pas njoftimit për vizitën historike të Papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut, në rrjetet sociale filluan të përhapen një sërë dezinformatash, kryesisht për faktin se vizitorët e meshës në sheshin “Maqedonia” duhet të kenë bileta.

Dezinformimatat kryesore ishin për atë se vetëm pjesëtarë e kishës katolike do të mund të marrin pjesë, duke nënkuptuar se gjoja gjithë të tjerët do të diskriminohen, si dhe për atë se e biletat duhet të paguhen. Në njërin variant, pagesa e biletave është lidhur me mbledhjen e parave për rinovimin e katedrales “Notre Dame” në Paris.

Ekipi i “KriThink” i verifikoi drejtpërdrejt të gjitha këto pretendime duke e vizituar kishën “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup.

Siç është njoftuar edhe në ueb-faqen zyrtare informative papa.mk, pjesëmarrësit në meshë dhe në takimin me të rinjtë më 7 maj, me të vërtetë duhet të marrin bileta. Biletat janë falas dhe janë në dispozicion për të gjithë qytetarët, qofshin ata besimtarë apo ateistë.

Si pjesë e masave të sigurisë, për të marrë biletë, çdo pjesëmarrës është i obliguar të regjistrohet me emrin, mbiemrin dhe numrin e letërnjoftimit.

Biletat falas për praninë në liturgjinë (meshën) me Papa Françeskun më 7 maj 2019 në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Biletat mund të merren në kishat katolike në të gjithë vendin, ndërsa pjesëmarrësit marrin edhe udhëzim për atë se si është më e përshtatshme të mirë të marrin pjesë në çdo ngjarje.