Edhe të pavërteta edhe antisemitizëm në teorinë konspirative për Kovid-19

Akuza që pas pandemisë qëndron një revolucion hebro-bolshevik me qëllim përfundimtar të futjes së një regjimi totalitar, është një tjetër teori konspirative që po përhapet në rrjetet sociale, por është e pabazë. Ajo gënjeshtër mbart dy rreziqe të barabarta – mbjell mosbesim për virusin korina, dhe nxit gjuhën e urrejtjes

Një postim në Facebook me përmbajtje të rreme sjell konfuzion dhe një përfundim të rrezikshëm në lidhje me pandeminë e virusit  Kovid-19 dhe kontribuon në zvogëlimin e vigjilencës dhe kujdesit të qytetarëve, dhe përveç kësaj, përhap gjuhën e urrejtjes.

Njoftimi në gjuhën maqedonase, i cili është në të vërtetë një pamflet me dy fjali, thotë:

 KOVID 19 NUK ËSHTË ASGJË TJETËR PËRVEÇ NJË REVOLUCION HEBRO-BOLSHEVIST, VENDOJSE E REGJIMIT TOTALITAR NË TË GJITHË BOTËN

Ky mesazh i autorit të postimit nuk mbështetet në asgjë. Sidoqoftë, është bazë reagimesh e komentesh me përmbajtje të pavërtetë të llojit të mëposhtëm:

Suedia shfuqizoi Kovid 19, ndërsa Trump e shpall atë një mashtrim në mes të tetorit dhe e shfuqizoi atë. Këta idiotë në REPUBLIKN E MAQEDONISË bëhet gati për zbatim të masave 

Vetëm ky koment ka disa të pavërteta – as Suedia nuk “shfuqizoi” Kovid-19, as Presidenti i SHBA-ve nuk deklaroi në mes të tetorit që virusi është një sëmundje mashtruese,në fakt, virusi vrau vramu më shumë se 200,000 Amerikanë vetëm në Shtetet e Bashkuara – tregon sa e rrezikshme është përmbajtja e pavërtetë e postimit. .

Domethënë, ajo u referohet teorive të konspiracionit që ekzistojnë ende për një nga tre revolucionet e mëdha botërore në tre shekujt e fundit, Revolucionin Sovjetik. Ndërsa pasojat e këtij revolucioni përfunduan me Deklaratën e Këshillit të Evropës të vitit 2009, e cila barazoi pasojat e ideologjive dhe sistemeve komuniste me pasojat e sistemeve naziste dhe fashiste të shekullit XX, mesazhi i këtij postimi, i cili është objekt i rishikimit tonë, do të ishte se virusi dhe pandemia, të cilat supozohet se janë shkaktuar nga hebrenjtë me një ideologji bolshevike, në mënyrë që të qeverisin botën përmes futjes së një regjimi totalitar, janë të rreme. Dhe komplotistët e dyshuar, hebrenjtë, duhet të dënohen.

Kjo teori konspirative është e ngjashme me atë që kemi shqyrtuar së fundmi në një post tjetër, bartësi kryesor i të cilit është gazetari italian Nicola Bici , i cili përmes portalit Database Italia , rregullisht boton tekste me përmbajtje të ngjashme .

Ndër tekstet e fundit të botuara është pretendimi i tij se FMN, së bashku me OBSH dhe institucione të tjera financiare, në shtator 2019 informuan të gjitha qeveritë evropiane dhe më gjerë se do të kishte një pandemi dhe se, nëse ata do te ju përmbaheshin masave kufizuese për të luftuar pandeminë, do të merrnin para në sasi të mëdha. Qëllimi i masave kufizuese, sipas Bicit, nuk do të ishte luftimi i pandemisë, por forcimi i forcave të policisë dhe kompetencave në secilin vend dhe futja e një regjimi totalitar.

Por sa e zbrazët është kjo tezë tregon fakti se nuk ka ndonjë fakt të rëndësishëm për ta konfirmuar atë, kështu që e vetmja gjë që gjetën ishte refuzimi i Presidentit të Ukrainës, Alexander Lukashenko, për të pranuar huanë e FMN-së mbi 900 milion dollarë, sepse FMN kërkoi që Bjellorusia të merret me menaxhimin e epidemisë në mënyrë më të vendosur. Për më tepër, edhe përkrah pandemisë, ne shohim se zgjedhjet ende po mbahen në të gjithë botën demokratike dhe demokracia parlamentare po rikthehet në një mënyrë legjitime.

Ka teori të tjera të konspiracionit rreth virusit korona dhe Kovid-19, se ora policore është vendosur për të mos parë vendosjen e antenave të rrjetit 5G (shembull nga Bosnja), për të ju venodur çip njerëzve dhe përfshirjen e Bill Gates, vaksinat, etj…

Kohët e fundit, virologu kryesor gjerman i përfshirë në menaxhimin e virusit korona nga Gjermania, Profesor Hendrik Strekmohoi me sukses gënjeshtrat më themelore në lidhje me sëmundjen dhe në videon e postuar në faqen e Deutsche Welle, ku u botua teksti, mund ta shihni dhe teori të tjera konspirative.

Kjo gënjeshtër në postin që po e recensojmë është më afër gënjeshtrës për Agjendën e pretenduar 21/2030 e cila dyshohet se ekziston dhe zbatohet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, dhe e cila gjithashtu është ekspozuar edhe nga shërbimet botërore për verifikim të fakteve dhe nga “Vërtetmatësi” .

Sidoqoftë, shpejtësia që po shqyrtojmë sjell dëmtime shtesë me përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Antisemitizmi dhe urrejtja ndaj hebrenjve po përhapen, pothuajse po aq sa nga BRSS Staliniste, dhe madje edhe më rrënjësisht se Gjermania e Hitlerit dhe aleatët e saj në Evropë, kështu që mesazhi përfundimtar do të ishte të ndëshkoheshin hebrenjtë për këtë krim të pretenduar. Një gjuhë e tillë e urrejtjes, natyrisht, mund të çojnë në krime të kryera nga urrejtja.(vertetmates.mk)