Еkologji për gazetarët

Është shumë me rëndësi ta theksojmë lehtësinë e padurueshme me të cilën sillen disa medie kur është në pyetje llogaridhënia, standardet profesionla, përgjegjësia për të vërtetën, respekti ndaj publikut të vet dhe ndaj interesit publik.

Shkruan: Zoran Bojarovski

Nëse dikush pyetet se a janë të rëndësishme qasja dhe sjellja korrekte në gazetari, atëherë duhet të përkujtohemi se në këtë profesion vlen rregulla se gazetarët gjithmonë duhet t’i rishtqyrtojnë motivet e tyyre që të jenë të sigurt se ndjenjat dhe përcaktimet e tyre personale nuk ndikojnë në zgjedhjen e burimeve, nuk përcaktojnë se cilat pjesë të storjes do të potencohen.

Qasja dhe sjellja korrekte në gazetari nënkupton edhe distancim të autorëve- gazetarë nga ndikimi i njerëzve me fuqi politike dhe financiare, që nënkupton se produktet mediatike do të jenë rezultat i integritetit të plotë profesional dhe etik të gazetarëve profesionistë.

Për fat të keq, në përditshmërinë aktuale maqedonase kemi shembuj të shumtë për largim nga këto  parime dhe praktikim të theksuar të parimeve krejtësisht të kundërta, të cilat rreyikojnë të paraqiten si të drejta nëse nuk reagohet. Duhet të reagojë çdokush dhe gjithmonë.

Në këtë kuptum, deri te “Shërbimi për verifikimin e fakteve në media” (SHVFM) arriti një letrë nga shoqata qytetare “Ekosvest” me reagim për veprimin e gazetës “Dnevnik”, të manifestuar në tekstin “Qeveria shqiptare me ndihmë e “organizatave joqeveritare” e ndaloi edhe “Urën e Boshkut” edhe “Fushën e Llukovës”, të publikuar më 9 dhjetor të vitit 2015.

Dnevnik-parce

Nëse e kontrollojmë këtë tekst nëpërmjet metodologjisë për verifikimin e fakteve në media, si rezultat do të fitojmë një titull që akuzon, dhe i cili në brendi të tekstit për këtë nuk ka asnjë dëshmi përveç floskulës “sipas njohurive të “Dnevnikut””. Është shumë e qartë se munon pala e dytë në këtë tregim, ndërsa SHQ “Ekosvest” është këtu, siç thuhet, në oborr.

Teza kryesore në këtë storje është se organizatat joqeveritare i kanë ndërprerë projektet hidroenergjetike “Ura e Boshkut” dhe “Fusha e Llukovës” dhe kjo mbështetet duke e vënë në pikëpyetje vendimin e një instance absolutisht eksperte dhe të besueshme, siç është Komiteti i përhershëm i Konventës së Bernit për mbrojtjen e botës së egër dhe mjedisit natyror pranë Këshillit të Evropës. Nuk është kontestuese se kur është në pyetje interesi publik nuk ka “lopë të shenjta” as në mesin e funksionarëve, e as mesin e institucioneve. Mirëpo, që ta kontestoni legjitimitetin dhe bazueshmërinë e ndonjë vendimi, veçanrësisht të organizatave të specializuara të besueshme ndërkombëtare, duhet të keni argumente dhe dëshmi të fuqishme.

Ky tekst nuk ka asgjë nga kjo. Nuk ka dëshmi të drejtpërdrejta që do ta konfirmonin tezën e sforcuar, të përgatitur që më parë, e cila është menduar ashtu që të duket si me qenë e vërtetë, se OJQ-të, veçanërisht “Ekosvest”, janë fajtorët dhe lobistët te qeveria shqiptare që të ndërpriten këto projekte.

Janë shkelur parimet kyçe të Kodit të gazetarëve. Duke filluar prej tyre që kanë të bëjnë me vërtetësinë, balancimin e deri te ato që kanë të bëjnë me nevojën e domosdoshme për distancim nga subjektet politike…

Mirëpo, mëkatet e këtij teksti nuk përfundojnë këtu. Recensioni i këtij teksti transformohet në rast studimor, për shkak se sjellja e autorit dhe e redaksisë së kësaj medie i ka shkelur të gjitha nenet e Ligjit për medie, e që kanë të bëjnë me kapitujt ” E drejta për korrigjim” dhe “E drejta e përgjigjes” nga neni 15 deri në nenin 26.

Është shkelur edhe neni 3 i Kodit të gazetarëve, i cili parasheh:

Gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në rastet kur vërtetohet pasaktësia e informatës.

Me këtë paralajmërim për nenet e shkelura të Ligjit për mediet dhe të Kodit të gazetarëve, në fakt, hyjmë në analizën e këtij rasti, i cili u shndërrua në leksion për përgjegjësinë e medieve që ta respektojnë të drejtën për korrigjim dhe të drejtën për përgjigje, ashtu siç parashohin ligjet dhe parimet etike të gazetarëve të përfshira në kodet ndërkombëtare dhe nacionale.

Në shkresën e dërguar deri te SHVFM-ja, nga “Ekosvesti” shkruajnë se gazeta ka publikuar “informata jo të sakta me përmbajtje tendencioze” dhe se redaksia është njoftuar për këtë të nesërmen. Përveç sqarimit të rolit të “Ekosvestit” në gjithë procedurën për rishqyrtim të arsyeshmërisë së projekteve hidroenergjetike nga aspekti i mbrojtjes së mbrojtjes dhe botës së egër dhe të mjedisit natyror në parkun nacional Mavrova, nga redaksia është kërkuar publikim i demantit dhe kërkim adekuat i faljes si kompensim për dëmin e shkaktuar, të cilin kjo organizatë, përmbajtjen tendencioze të tekstit e konsideron si shpifje.

Për pasojë, këtë kërkesë të organizatës, të mbështetur me argumente, redaksia ka qenë e obliguar ta respektojë me çka do t’i respektonte edhe dispozitat ligjore nga Ligji për medie që dalin nga nenet e kapitujeve “E drejta për korrigjim” dhe “E drejta për përgjigje”, gjegjësisht nga neni 15 deri në neni 26.

Në nenin 15, padyshim theksohet e drejta për korrigjim e qytetarëve, si dhe e personave juridikë dhe e organizatave dhe organeve të tjera, në qoftë se me informatat janë shkelur të drejtat dhe interesat e tyre:

(1)  Secili ka të drejtë që nga emetuesi i medias, përkatësisht nga redaktori përgjegjës i emetuesit të medias, të kërkojë, pa kompensim, të publikojë korrigjim të informatës së publikuar, në të cilën paraqiten fakte pavërteta të publikuara në informatë, e me të cilat janë shkelur të drejtat ose interesat e tij. Të drejtë korrigjimi kanë edhe personat juridikë dhe trupat dhe organizatat tjera, nëse me informatën janë shkelur të drejtat ose interesat e tyre.

(2) Kërkesa për publikimin e korrigjimit parashtrohet te redaktori përgjegjës i emetuesit të medias, në formë me shkrim në afat prej 30 ditësh nga dita e publikimit të informatës për të cilën ka të bëjë korrigjimi. Kërkesa doemos duhet të arsyetohet dhe nënshkruhet nga parashtruesi i korrigjimit dhe t’i përmbajë të gjitha të dhënat e nevojshme për parashtruesin e korrigjimit, si dhe adresën e tij.

(3) Në korrigjimin e informatës së publikuar krahas korrigjimit të pohimeve të gabuara apo konstatimeve të pasakta në informatën e publikuar, mund të paraqiten fakte dhe rrethana me të cilat parashtruesi i korrigjimit i përgënjeshtron ose thelbësisht i plotëson konstatimet e informatës së publikuar.

(4) Në rast kur bëhet fjalë për kritikë shkencore apo artistike nuk jepet e drejta e korrigjimit, përveç nëse me të njëjtën kryhet vetëm korrigjim i fakteve të pasakta.

(5) Nuk mund të kërkohet korrigjim nëse emetuesi i medias deri në ditën e parashtrimit të kërkesës për korrigjim, tanimë paraprakisht vetë e ka publikuar korrigjimin e informatës së njëjtë. Nëse parashtruesi i kërkesës për korrigjim, konsideron se emetuesi i medias nuk e ka publikuar korrigjimin në mënyrë përkatëse, në këtë rast mund të kërkojë realizimin e të drejtës së vet në pajtim me nenin 21 të këtij ligji.

(6) Nëse personi për të cilin ka të bëjë informata ka vdekur, të drejtë për publikim të korrigjimit kanë fëmijët e tij, fëmijët e adoptuar, bashkëshortët, prindërit, adoptuesit, vëllezërit dhe motrat ose personat juridikë nëse informata ka të bëjë me veprimtarinë që e ka kryer personi i vdekur lidhur me atë person juridik.

(7) Parashtruesi i kërkesës për korrigjim të informatës doemos duhet qartësisht ta shënojë informatën përkatësisht të dhënën e informatës për të cilën ka të bëjë kërkesa për korrigjim dhe datën e publikimit të saj.

Neni 16, e rregullon mënyrën në të cilën media është e obliguar ta publikojë korrigjimin:

 (1) Korrigjimi publikohet pa ndryshime dhe plotësime, në vend të njëjtë apo përkatës në përmbajtjen e medias dhe në mënyrë të njëjtë apo përkatëse në të cilën është publikuar informata. Korrigjimi nuk guxon të jetë joproporcionalisht më i gjatë se informata, përkatësisht nga pjesa e informatës për të cilën ka të bëjë. Korrigjimi mund të publikohet në formë të ndryshuar vetëm nëse për këtë pajtohet parashtruesi i kërkesës për korrigjim. Korrigjimi doemos duhet të publikohet në mënyrë që nga vetë titulli mund të shihet se bëhet fjalë për korrigjim. Korrigjimi pa pëlqimin e parashtruesit të kërkesës të korrigjimit, nuk guxon të publikohet ndërmjet reagimeve ose letrave të lexuesve, përkatësisht shikuesve ose dëgjuesve.

(2) Në programet e radiodifuzerëve korrigjimi publikohet me lexim në të njëjtin program dhe termin në të cilin është publikuar informata për të cilën ka të bëjë korrigjimi ose në llojin e njëjtë të programit me nivel të njëjtë të shikueshmërisë apo dëgjueshmërisë.

Kjo materie e përfshin edhe Ligjin për përgjegjësi qytetare edhe atë në nenin 14, me të cilin rregullohet e drejta për reagim, demant, përgjigje dhe për korrigjim:

(1) Nëse ofendimi ose shpifja është kryer me mjetin për informim publik ose sistem kompjuterik, i dëmtuari ka të drejte të parashtroje kërkesë për publikimin e përgjigjes, demantit ose korrigjimit në afat prej shtate ditësh nga dita kur ka marre vesh se është shpallur, por jo më vone se një muaj nga publikimi i saj.

(2) Mjeti për informim publik nga paragrafi (1) e publikon demantimin, përgjigjen ose korrigjimin në afat prej dy ditësh nga dorëzimi i kërkesës, në numrin e parë të ardhshëm nëse behet fjale publikime periodike ose në mjetin tjetër për informimin publik nëse behet fjale për publikimin joperiodik.

(3) Demanti, përgjigja ose korrigjimi publikohet në vendin ose kohen e njëjtë dhe në vëllim të njëjtë, si dhe informata në të cilën reagohet (titulli, mbititulli, nëntitulli, teksti në mjete të shkruara për informimin publik ose faqen e internetit, lajmërim në programin informativ, shtojce).

(4) Publikimi i demantit, përgjigjes ose korrigjimit mund të refuzohet nëse:

1) kërkesa nuk është dorëzuar në afatin e caktuar në paragrafin (1) të këtij neni;

2) përgjigjja përmban ofendim ose shpifje dh

3) përgjigjja është në kundërshtim me ligjin për interesat e mbrojtura të personave të tretë.

ОJQ-ja “Ekosvest” i ka respektuar të gjitha rregullat që dalin nga këto nene, si dhe nenet e tjera të ligjeve që e rregullojnë këtë materie: kanë reaguar në kohë dhe madhësi jo më të madhe se sa teksti që e ka shkaktuar reagimin e tyre. Reagimi i tyre nuk ka shkelur asnjë paragraf nga nenet që përcaktojnë se si duhet të jetë kërkesa për korrigjim dhe për përgjigje.

Mirëpo, në vend që të veprojë ashtu siç e parashohin ligjet, media, jo vetëm që nuk e publikon demantin në vendin dhe me madhësinë e njëjtë, në veprimet e saj të mëtutjeshme shkel disa nene të ligjeve dhe me këtë u nënshtrohet dispozitave ndëshkuese që janë përcaktuar në nenin 29 të Ligjit për medie dhe në nenet 15, 16, 17 dhe 18 të Ligjit për përgjegjësi qytetare. Dënimi për personin juridik, sipas këtyre neneve, është 1.500 еuro (Ligji për medie) deri në 15.000 еuro (Ligji për përgjegjësi qytetare).

Për shkak se procedura gjyqësore është një temë krejtësisht tjetër në ambientin tonë aktual gazetaresk-politik, që është është vlerësuar në mënyrë adekuare në raportet e Komisionit Evropian, Stejt departmentit të SHBA-ve, si dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare që e vëzhgojnë punën e gjykatave, këtu nuk do të ndalemi në këtë temë.

Është shumë më me rëndësi ta theksojmë lehtësinë e padurueshme me të cilën sillen disa medie kur është në pyetje llogaridhënia, standardet profesionla, përgjegjësia për të vërtetën, respekti ndaj publikut të vet dhe ndaj interesit publik në vend.

Në këtë rast, ne jemi bashkëkohas të një medie e cila në mënyrë shumë ofenduese sillet ndaj publikut dhe ndaj subjekteve që kanë kontribut të konsiderueshëm në sferat e interesit publik në vend. Në vend që, kur është bërë lëshim për temën e “Urës së Boshkut” dhe “Fushës së Llukovës” të raportohet në mënyrë gjithëpërfshirëse, të balancuar dhe në përputhje me faktet, ta pranojë gabimin, të pasojë kërkim i faljes dhe publikim i demantit në vendin e njëjtë në medie, në këtë rast në faqen e parë, redaksia e medies ka vendosur të tallet edhe me ligjet edhe me besimin e publikut, si dhe me përgjegjësinë e vet ndaj të vërtetës, tekstin e “Ekosvestit” e kanë publikuar në rubrikën “Letra”.

1010783_10208287881620672_5232568599101365591_n

Demanti i “Ekosvestit” i publikuar në rubrikën “Letra” (klikoni për fotografi më[ të madhe)

 

Demanti, në mënyrë edhe më ofenduese është i shoqëruar me një përgjigje të thatë dhe të prerë të autorit të tekstit “Qeveria shqiptare me ndihmë e “organizatave joqeveritare” e ndaloi edhe “Urën e Boshkut” edhe “Fushën e Llukovës”, i cili, paramendoni, thotë: “Nuk ka qëllim për shkaktim të dëmit”.

12346520_10208287834379491_4832639646192541275_n

Përgjigja e autorit të tekstit (klikoni për fotografi më të madhe)

 

Tani publiku duhet të pyetet se çfarë qëllimi tjetër ka pasur autori i tekstit nëse nuk ka dëshmi të drejtpërdrejta që do ta përforconin tezën e sforcuar, të përgatitur që më parë, e cila është menduar ashtu që të duket si me qenë e vërtetë, se OJQ-të, veçanërisht “Ekosvest”, janë fajtorët dhe lobistët te qeveria shqiptare që të ndërpriten këto projekte Nëse janë shkelur parimet kyçe të Kodit të gazetarëve. Duke filluar prej tyre që kanë të bëjnë me vërtetësinë, balancimin e deri te ato që kanë të bëjnë me nevojën e domosdoshme për distancim nga subjektet politike…

Çka të përfundohet? Përveç se puna joprofesionale e gazetarëve dhe sjellja e papërgjegjshme e redaktorëve gjithmonë është shkak i mirë për raste studimore nga të cilat, shpresojmë se, do të mësojnë të tjerët.

Në ndërkohë, është mirë të kihet ndërmend dhe të përsëritet obligimi i gazetarëve të kujdesen për publikun dhe atij t’i prezantojnë informata me interes publik, e jo të marrin pjesë në manipulimin e debatit publik. Gazetarët punojnë në interes të publikut, dhe nuk e shfrytëzojnë publikun për qëllime të tjera.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Ky artikull edukativ fillimisht është publikuar nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, ndërsa КriThink e ripublikon për ta informuar publikun për tema që kanë të bëjnë me njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik