Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian
Со критично мислење до граѓани со медиумска умешност - КриТинк
Mendim kritik për qytetarë me shkathësi mediatike - CriThink
Critical Thinking for Mediawise Citizens - CriThink
Home Lajme Facebook në partneritet me Metamorfozis dhe Vërtetëmatës filloi program për verifikimin e...

Facebook në partneritet me Metamorfozis dhe Vërtetëmatës filloi program për verifikimin e fakteve në Maqedoninë e Veriut

Facebook sot njoftoi se bashkë me Fondacionin “Metamorfozis” dhe “Vërtetëmatësin“, do të filloi me programin e luftës kundër dezinformatave  nga palë të treta në Maqedoninë e Veriut. Përveç në vend, Facebook fillon me këtë program edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, si dhe në Kroaci.Si pjesë e luftës kundër dezinformatave në Facebook, kompania realizon bashkëpunim me verifikues të pvarur të fakteve nga palët e treta në mbarë botën, të cilët e shqyrtojnë dhe vlerësojnë saktësinë e përmbajtjes.

“Të gjithë partnerët e programit janë të certifikuar nëpërmjet rrjetit jopartiak ndërkombëtar për verifikim të fakteve” shkruan Facebook në kumtesën e saj.

Kur verifikuesi i fakteve e vlerëson një artikull lajmesh si të rremë, Facebook e shfaq atë më poshtë në murin e lajmeve (News Feed), duke e zvogëluar ndjeshëm shpërndarjen e tij. Kjo e parandalon përhapjen e mashtrimeve dhe e zvogëlon numrin e njerëzve që mund t’i shohin të njëjtat. Faqet në Facebook dhe uebsajtet (domains) që shpërndajnë vazhdimisht lajme të rreme do të kenë përhapje të zvogëluar të postimeve të tyre dhe do t’u hiqet mundësia për të fituar para dhe reklamim. Kur një postim shënohet si i rremë, Facebook-u gjithashtu, i paralajmëron njerëzit që e shohin atë ose që përpiqen ta shpërndajnë postimin pasi që është caktuar si i rremë.

”Jemi të kënaqur që po e fillojmë programin tonë për verifikimin e fakteve nga palët e të treta në Maqedoninë e Veriut me Vërtetëmatësin (Fondacioni Metamorfozis). Lufta kundër lajmeve të rreme është përgjegjësi që ne e marrim seriozisht, prandaj ne vazhdimisht punojmë për të gjetur mënyra si të parandalojmë përhapjen e dezinformatave në platformën tonë,”  deklaroi Sofi Ajers, menaxhere për zhvillim strategjik në Facebook.

Ky program është në pajtim me platformën tre-pjesëshe (three-part framework) të Facebook-ut për përmirësimin e cilësisë dhe origjinalitetit të lajmeve në Murin e Lajmeve (News Feed), me të cilën Facebook-u i heq profilet dhe përmbajtjet që i cenojnë Standardet e Shoqërisë (Community Standards) ose Politikat për Reklamim (ad policies), e zvogëlon shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve jo-autentike siç janë postimet vetëm për klikime (clickbait) dhe i informon njerëzit duke u dhënë më shumë kontekst për postimet që ata i shikojnë.

“Facebook është platforma përmes së cilës njerëzit në vendin tonë më shpesh gjejnë, pranojnë dhe konsumojnë informacione. Kombinuar me përpjekjet tona për t’i inkurajuar lexuesit të mendojnë në mënyrë kritike për besueshmërinë e mediumeve dhe për t’iu qasur në mënyrë selektive burimeve të informacionit, besojmë se partneriteti me FB është mënyra më efektive për të luftuar përhapjen e informacioneve çorientuese dhe të rrejshme”, tha Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis.

Facebook-u sot ka mbi 70 partnerë për verifikim të fakteve, në më shumë se 50 gjuhë në nivel global, dhe investon në gjetjen e mënyrave për të rritur më tej këto përpjekje.

Vërtetëmatësi është portal për llogaridhënie dhe transparencë publike, i cili merret me verifikimin e fakteve në media edhe atë, edhe në mënyrë të pavarur, por edhe në bashkëpunim me projektet tjera për verifikim të fakteve në kuadër të Fondacionit Metamorfosiz. Portali publikon materiale në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Prej vitit 2019-të, Vërtetëmatësi është anëtari i vetëm i licencuar në Rrjetin Ndërkombëtar për Verifikim të Fakteve nga Maqedonia e Veriut.