Filipçe nuk paralajmëroi kufizime të reja dhe regjistrimi do të kryhet në përputhje me protokollet shëndetësore

 

[Recension: Filipçe njoftoi masa të reja kufizuese, por për regjistrimin, rritja e numrit të të sapo infektuarve nuk ka rëndësi për të]

Artikulli që po shqyrtojmë është manipulues dhe dezinformues. Dhe, duke dashur të përfitojë pikë politike, teksti kthehet në një rrëmujë të vërtetë.

Link deri te artikulli origjinal: Filipçe njoftoi masa të reja kufizuese, por për regjistrimin, rritja e numrit të të sapo infektuarve nuk ka rëndësi

Data e publikimit: 01.03.2021

Data e recensionit: 03.03.2021

Recenzues: Аnа Аnаstаsovska

Artikulli që është subjekt i këtij shqyrtimi përhap dezinformata përmes titullit dhe synon të manipulojë publikun. Në këtë mënyrë, artikulli kërkon të fitoj edhe politikisht, në fakt dëshiron të dëmtojë Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe. Gjegjësisht, titulli i këtij teksti përmban informacion të rremë. Ai pretendon se Filipçe njoftoi masa të reja kufizuese, por për regjistrimin nuk e konsideron rritjen e numrit të njerëzve të sapo infektuar. Nuk është e vërtetë që Ministri Filipçe njoftoi masa të reja kufizuese dhe se Qeveria dëshiron të mbajë regjistrimin me çdo kusht, siç nënkupton titulli. Vetë titulli mohohet më poshtë në tekst.

Sa i përket masave, ai theksoi se është padyshim e mundur të futen masa shtrënguese shtesë, por jo akoma. Ne po shohim dhe ndjekim nëse kjo tendencë do të vazhdojë në këtë mënyrë në masën që është një rrezik për të rimbushur spitalet, por për shkak se nuk ka ndonjë tregues të tillë deri më tani, ne besojmë se kjo është diçka që po menaxhohet mirë tani për tani, por unë nuk e përjashtoj këtë mundësi,shtoi Filipçe.

Pra, është e mundur të futen kufizime të reja, por jo tani, dhe kjo është deklaruar qartë nga Ministri. Por artikulli vazhdon të manipulojë.

Ndërsa Ministri Filipce njofton masa të reja kufizuese, sot filloi faza e parë e regjistrimit, që nga sot do të jetë e mundur të numërohen njerëz nga diaspora. Përndryshe kjo mund të konsiderohet paksa kontradiktore nga autoritetet. Nga njëra anë, Ministri i Shëndetësisë njofton masa të reja shtrënguese, ndërsa nga ana tjetër, qeveria këmbëngul në mbajtjen e regjistrimit, i cili për opozitën VMRO-DPMNE është një operacion politik dhe jo statistikor.

Teksti bind publikun se Filipçe nuk e shqetëson numri i madh i të infektuarve rishtas dhe se qeveria ende insiston në mbajtjen e regjistrimit. Ajo që artikulli harroi të theksoj është se regjistrimi do të kryhet sipas protokolleve shëndetësore të paracaktuara për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit. Qeveria në një seancë të mbajtur më 02.03.2021 mbi propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, miratoi Protokolli për masat parandaluese për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Vendbanimeve të vitit 2021. Sipas asaj që thotë televizioni Telma, protokollet shëndetësore të vendosura nga Zyra e Statistikave dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive parashikojnë saktësisht se si do të duket regjistrimi nga pikëpamja e shëndetit dhe sigurisë.

Regjistruesi duhet të mbajë maskë KN-95. Ai menjëherë duhet të vendosë masa mbrojtse në këmbë dhe të dezinfektojë duart. Për të shmangur kontaktin me qytetarë të sëmurë dhe të izoluar, të dhënat, nëse është e mundur, do të kërkohen nga një anëtar tjetër i familjes. Anketa e pronës do të zgjasë maksimumi 15 minuta, dhe me secilin anëtar të familjes individualisht – maksimumi 5 minuta. Qëndrimi do të jetë minimal dhe askush nuk lejohet të heq maskën, që do të thotë – pirja e kafesë, ujit ose pijeve freskuese, ngrënia dhe pirja e duhanit është e ndaluar. Mbajtja e distancës është e domosdoshme. Në fund, teksti gjithashtu mundohet të përfiton politikisht dhe thotë se “nga njëra anë Ministri i Shëndetësisë shpall masa të reja kufizuese, ndërsa nga ana tjetër qeveria insiston në mbajtjen e regjistrimit i cili për opozitën VMRO-DPMNE është politik dhe jo një operacion statistikor “. Çfarë lidhje kanë pikëpamjet politike të opozitës me sigurinë e regjistrimit dhe numrin e ri të pacientëve me koronavirus? I gjithë teksti është manipulues. Ai krijon një imazh të gabuar në publik dhe dëshiron të marrë pikë politike në mënyrë që të diskreditojë Qeverinë.