Fotografi e keqpërdorur

 

(Recension: FOTO: A u jep qeveria shtetësi të Maqedonisë shtetasve kosovarë që të mund të votojnë në referendum?)

 

Teksti që e recensojmë është i pavëretë dhe tendencioz, me ç’rast ka për qëllim të tregojë se jepen shtetësi të rrejshme, me qëllim që referendumi i 30-shtatorit të ketë sukses. Fotografia në tekst, po ashtu, është keqpërdorur nga një ngjarje tjetër, e jo siç thuhet se “pritet në radhë për shtetësi”.

Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: A u jep qeveria shtetësi të Maqedonisë shtetasve kosovarë që të mund të votojnë në referendum?

Data dhe koha e publikimit: 21.09.2019

Data e recensionit: 24.09.2018

Recenzuese: Silvana Zhezhova

Pjesa e parë e tekstit përmban dy të pavërteta. E para, në tekst nuk ka fakte se qytetarët që vijnë të presin para qeverisë janë shqiptar.  Kjo nuk mund të konstatohet vetëm në bazë të fotografisë. Dhe e dyta, për këtë grup të qytetarëve (shqiptarë siç thuhet në tekst) thuhet se futen në qeveri që të marrin shtetësi, që nuk është e vërtetë.

Qeveria dërgoi demant dhe në të thuhet se “fotografia e publikuar në portale është marrë nga shënimi i “Ditës ndërkombëtare të paqes”, ngjarje të cilën në oborrin e qeverisë e organizoi Lidhja e luftëtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në të NUK ka persona që presin në radhë për shtetësi.”

Në këtë moment, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë presin rreth 100 shqiptarë nga Kosova të cilët futen në qeveri për të marrë shtetësi, thuhet në komentet në rrjetet sociale.

Sa i përket pjesës së dytë të tekstit, nga qeveria e sqaruan procedurën për dhënien e shtetësisë, në të cilën në mes tjerash thuhet se “intervistat e Komisionit për konstatimin e kushtit për njohjen e gjuhës maqedonase për të marrë shtetësi të Republikës së Maqedonisë është vetëm njëri nga kriteret në procedurë dhe ato nuk janë faza e fundit në proces.” Ose thënë ndryshe, qeveria nuk është destinacioni i fundit dhe vendimtar, ku nëse futeni, me siguri do ta merrni shtetësinë.

Atje hyhet në provim për atë se a e njohin gjuhën maqedonase dhe që t’u japin fermanë nga MPB-ja që t’u japin shtetësi, thotë burimi ynë, i cili shton se askush nuk di maqedonisht dhe se ka përkthyes që u ndihmojnë njerëzve.

Përfundmi i tekstit është se qeveria këtë e bën me qëllim që referendumi të jetë i suksesshëm. Ky dezinformim i publikut është që ai të fitojë përshtypje se qeveria nuk zgjedh mjete (sjelljen e detyrueshme të votuesve). Edhe në demantin e qeverisë dërguar mjeteve të informimit thuhet se “mënyra e këtillë e informimit të publikut është transmetimi tendencioz i informatave dhe kjo është në kundërshtim me etikën e gazetarisë profesionale.”

Edhe në të kaluarën, disa herë, lajmet e rrejshme për dhënien e paligjshme të shtetësive të Kosovës janë shfrytëzuar për nxitjen e mosdurimit ndaj shqiptarëve. Pretendimet e këtilla që nuk u dëshmuan asnjëherë reciklohen kohë pas kohe që nga pavarësimi i vendit, jo rrallë në momente të rëndësishme dhe kritike për Maqedoninë, duke pasur parasysh faktin se ky lajm i pavërtetë publikohet gjatë fushatës së referendumit për emrin.