Fotografia me shpendët e ngordhura në Indi është 10 vjet e vjetër dhe nuk ka lidhje me spërkatjet ajrore

Kërkimi i kësaj fotografie në Google, tregon se ajo është 10 vjeç e vjetër. E bërë në 2011 në Bihar, një nga shtetet federale në Indi. Sipas Shravan Krishnan të “Shpëtuesve të botës së egër”, zogjtë ngordhën pasi hëngrën fara që përmbajnë doza të larta të pesticideve. Kjo do të thotë që kjo murtajë e shpendëve nuk ka asnjë lidhje me avionët, të cilët pretendohet se spërkasin helm, ose me Kombet e Bashkuara dhe agjendat e tyre, gjë që nuk shpjegohet as në postimin që po përhapet në Facebook.

 

Statusi, i cili përfshin një foto të qindra zogjve të ngordhur, u shpërnda në Facebook, duke pretenduar se ata kishin ngordhur sepse ishin helmuar nga avionët me “kimikate”, me urdhër nga Kombet e Bashkuara.

India, murtajë zogjsh.

Avionët me kemikate të urdhëruar nga KB,

vazhdojnë me agjendën e tyre,

helmimi i çdo krijese të Zotit në këtë Planet …

 

Nuk është e vërtetë që ngordhja e zogjve që shihen në fotografinë e publikuar në Facebook, ndodhi për shkak të spërkatjes nga avionët, aeroplanë në pronësi të Kombeve të Bashkuara, për shkak të disa prej agjendave të tyre.

Nuk ka gjithashtu absolutisht asnjë provë që fenomeni i quajtur “camtrails” referuar nga autori i postimit, është i vërtetë.

Teoricienët e konspiracionit i quajnë “kimikate” gjurmët që i lënë avionët dhe e konsiderojnë atë si spërkatje me agjensë kimikë dhe biologjikë. Emri “Chemtrail” është një fjalë e përbërë në anglisht e formuar duke kombinuar fjalët “chemical”(kimike) dhe “trail” (gjurmë).

Sipas këtyre teorive konspirative, qeveritë ose palët e tjera, janë të përfshira në një program të fshehtë për të shtuar kimikate toksike në atmosferë nga avionët në mënyrë që krijohen gjurmë të dukshme në qiell për të shkaktuar sterilitet, shkurtim të jetës, kontroll të mendjes ose kontroll të kohës.

Shkencëtarët nuk pajtohen që ka konspiracione të mëdha nga ana e qeverive për të përhapur kimikate në të gjithë botën. Kërkimet mbi këtë temë që nga viti 2016 në Institutin e Shkencave Karnegi dhe Universitetin e Kalifornisë Irvin, përfshijnë 77 shkencëtarë atmosferikë dhe gjeokimistë. Të gjithë, përveç një shkencëtari, nuk raportuan asnjë provë të ndonjë programi sekret të spërkatjes në atmosferike.

Kërkimi i fotografisë në Google, tregon se ajo është 10 vjet e vjetër. Është bërë në vitin 2011 në Bihar, një nga shtetet federale në Indi. Sipas Shravan Krishnan të “Shpëtimtarëve të botës së egër”, zogjtë ngordhën pasi hëngrën fara që përmbajnë doza të larta të pesticideve.

Kjo do të thotë që ky grip i shpendëve nuk ka asnjë lidhje as me avionët, të cilët pretendohet se spërkasin helm, as me Kombet e Bashkuara dhe agjendat e tyre, gjë që nuk shpjegohet as në postim.

Por, konspiratorët gjithnjë e më shumë po shihen në rrjetet sociale duke përhapur lajme të rreme. Edhe pse një postim mund të duket i vërtetë në shikim të parë, veçanërisht nëse teksti në postim është tronditës dhe sensacional, ai shpesh është mashtrim. Prandaj, para se ta shpërndani ose komentoni në ndonjë postim, për të cilin nuk ofrohen prova, kontrolloni dhe nëse nuk mund të konfirmoni informacionin nga disa burime, atëherë do të ishte më mirë të mos shpërndani përmbajtje të tillë fare, dhe madje edhe më mirë të mos keni ndonjë ndërveprim tjetër (të tilla si pëlqimet ose komentet).

 

 

Qendra e resurseve në internet për shkathtësi mediatike dhe mendim kritik “Crithink” shërben si një arkivë publike e përmbajtjeve edukative dhe informuese të botuar nga “Metamorphosis” dhe nga projekte dhe organizata tjera, veçanërisht për anëtarët e Rrjetit për shkathtësi meidatike. Ky artikull u botua fillimisht nga shërbimi për verifikimin e fakteve “Vërtetmatësi” dhe është marrë me lejen e botuesit sipas kushteve të licencës Creative Commons – thekso burimin – pa intervenuar.