Ftesë për uebinar: Lufta kundër dezinformimit, në kushtet e pandemisë Kovid-19 (29 tetor)

Слика: pxfuel. https://www.pxfuel.com/en/free-photo-qxnjd

Më 29 tetor në orën 11, në kuadër të Ditëve të edukimit mediatik, projekti “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – Krithink”, i zbatuar nga Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink” me mbështetjen e Bashkimit Evropian, organizon diskutim publik në panel mbi qasjet në luftën kundër dezinformimit, me theks të veçantë në lidhje me dezinformatat në lidhje me pandeminë Kovid-19.

Panelistë në ngjarje do të jenë:

  • Zoran Bojarovski, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Bardhyl Jashari, Fondacioni Metamorfozis
  • Marina Tuneva, Këshilli për Etikë në Media i Maqedonisë
  • Ljupço Petkovski, Qendra për Strategji Evropiane – Eurothink
  • Vlladimir Petreski, Fondacioni Metamorfozis/Vërtetmatësi

Moderator: Filip Stojanovski, Fondacioni Metamorfozis

Paneli do të sigurojë diskutim midis përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe komunitetit të medias, në mënyrë që të nxirren në pah sinergjitë ekzistuese dhe të krijohen sinergji të reja me interes publik.

Gjatë ngjarjes, për herë të parë, do të prezantohen rezultatet paraprake të hulumtimit të kryer në kuadër të “KriThink” mbi qëndrimin e publikut të gjerë ndaj edukimit mediatik. Përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis do t’i prezantojnë edhe përvojat e deritanishme nga partneriteti me Facebook-un në kuadër të programit për verifikimin e fakteve.

Paneli përveç diskutimit midis panelistëve, gjithashtu do të sigurojë dialog me audiencën, përmes mundësive për të bërë pyetje ose shprehur mendime nga të gjithë pjesëmarrësit.

Ngjarja do të jetë e hapur për publikun dhe do të zhvillohet në internet përmes platformës Zoom, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e “KriThink” në “Facebook”. Në ngjarje do të sigurohet edhe përkthim simultan nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Zoom Meeting

https://techsoupglobal.zoom.us/j/96927394956?pwd=UVdHV0lLVzR6WG1uUzAwTDducHZMdz09

Meeting ID: 969 2739 4956

Passcode: 882202