Ftesë për uebinar: Rezultatet e hulumtimit për edukimin mediatik dhe mendimin kritik (28 tetor)

Слика: VideoPlasty via Wikipedia, CC BY-SA.

Më 28 tetor në orën 14, në kuadër të Ditëve të edukimit mediatik, projekti “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – Krithink”, i zbatuar nga Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink” me mbështetjen e Bashkimit Evropian, organizon diskutim publik në panel ku do të analizohen rezultatet e hulumtimeve për edukimin mediatik dhe mendimin kritik të realizuara vitin e kaluar, si dhe përvojat nga terreni për edukimin në këtë fushë.

Gjatë ngjarjes, për herë të parë, do të prezantohen rezultatet e hulumtimit të kryer në kuadër të “KriThink” mbi qëndrimin gazetarëve ndaj edukimit mediatik.

Paneli do të sigurojë një diskutim krahasues në bazë të gjetjeve të hulumtimeve të kryera në ASHAAM-in nga RESIS mbi përdorimin e mediave dhe aspektet gjinore në programe, si dhe studimet e MIM-it dhe CIVIL-it mbi gjuhën e urrejtjes dhe format e tjera të keqpërdorimit të hapësirës mediatike.

Panelistë në ngjarje do të jenë:

  • Ivan Stefanovski, Qendra për Strategji Evropiane – Eurothink
  • Vesna Nikodinoska, Instituti për Media i Maqedonisë – MIM
  • Gjorgji Mitrevski, Instituti për Hulumtime të Zhvillimit Social – RESIS
  • Petrit Saraçini, CIVIL – Qendra për Liri

Moderator: Filip Stojanovski, Fondacioni Metamorfozis

Paneli përveç diskutimit midis panelistëve, gjithashtu do të sigurojë dialog me audiencën, përmes mundësive për të bërë pyetje ose shprehur mendime nga të gjithë pjesëmarrësit.

Ngjarja do të jetë e hapur për publikun dhe do të zhvillohet në internet përmes platformës Zoom, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e “KriThink” në “Facebook”. Në ngjarje do të sigurohet edhe përkthim simultan nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.

Zoom Meeting:
https://techsoupglobal.zoom.us/j/99186510882?pwd=OTBnekIya1BhOWdjQ1djQ3QwRmxJdz09

Meeting ID: 991 8651 0882

Passcode: 736909