Fundi i artit të filmit dhe kritiku i fundit

Duke e parafrazuar politikologun amerikan – futurologun Frensis Fukojama (“Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”), a mund të dalim me përfundim se komercializimi dhe (interneti) digjitalizimi solli deri në “vdekjen” e filmit si vepër arti dhe “çlirimin” e tij si një prodhim enkas tregtarë? Në një gjendje të tillë, ku është pozita e kritikut?

Shkruan: Stojan Sinadinov

A keni lexuar kohëve të fundit ndonjë kritik filmi dhe pse jo?

Kjo pyetje paragjykuese është shumë lehtë e parashikueshme. Kritika e filmit në mediumet vendore aktualisht është një dukuri shumë e rrallë. Kritika e filmit deri diku e rregullt në mediat e shtypura është e pranishme vetëm në një gazetë, kurse revista e specializuar për filma del vetëm njëherë në vit. Në mediumet elektronike, vetëm në një televizion emetohet kritika për film në kuadër të revistës për film. Në internet portalet kritika e filmit është një dukuri sipas rastit, më së shpeshti si pjesë e raporteve nga tre festivalet më të mëdha të filmit. Por, më frekuentuese është në sferën e blogut, me të gjitha përparësitë dhe të metat: nuk ka filtër, që do ta ndaj kritikën e menduar mirë, të rregulluar me stil, të farkuar me dije dhe- pse jo më argëtuese – kritikë me qëndrim personal- dhe më shpesh kuazi – lirik pavarësisht nëse dikujt i pëlqen ose jo.

Kritika e filmit nuk duhet të përzihet dhe të krahasohet me shkrimet për filmat në shtypin ditor dhe javor, ose në kronikat në televizione dhe radio, të cilat janë të përqendruara te aktorët e famshëm, arkëtimin e fitimit nga filmat dhe përmbajtjet tjera nga “domeni” celebrity.

Kritika sipas leksikoneve paraqet mjeshtëri vlerësimi, analizë dhe gjykim për ndonjë vepër ose procedurë.  Sipas dr. Vlladimir Petriq, njërit nga themeluesit e teorisë së filmit dhe kritikës në RSFJ, kritika e filmit në kuptimin më të saktë nënkupton analizë të thellë: Analizë në detaje të një vepre filmike, përkatësisht të përmbajtjes së tij, formës, funksionalitetit dhe harmonizimit. Kritika e filmit është një disiplinë “praktike” në vetvete, e cila së bashku me filmologjinë (teoria e filmit dhe historia) dhe krijimtaria e filmit e përbëjnë këtë treshe.

Edhe sikur vetëm të bëjë recensionin e ndonjë filmi të keq, kritiku duhet të ketë njohuri të mëdha nga sociologjia, psikologjia, historinë e përgjithshme, nacionale dhe të artit, dramaturgjinë, politikologjinë, traditën e kinematografisë nacionale ku është krijuar ai film…

Pastaj, janë të domosdoshme njohuritë e narracionit, formës së filmit, kompozimit të kuadrit, punën me kamerë, ritmin e aktorëve, teknikën dhe mënyrën e tyre të aktrimit, mizan-skenën dhe mizan-kuadrin (regjia e skenës dhe kuadrit), stili i montazhit (skenat e “buta”, “të forta”, “të shpejta”…), mjeshtëritë filmike dhe efektet speciale, tingulli dhe muzika…

Ose, si recetë për një koktej të mirë: elementet e vërteta, që janë të rëndësishëm në ndonjë film të caktuar, bukur të përzier, kurse dikush dëshiron edhe ombrellë për zbukurim.

 

KUSH SHKRUAN KRITIKË FILMI DHE KUSH E LEXON?

Teoricieni e mediumeve masive Marshal Makluan në ndarjen e tij të mediumeve në “të ftohtë” dhe “të nxehtë”, filmin (së bashku me radion dhe fotografinë), i akomodon në “të nxehtit”. Për dallim nga “të ftohtit” (fjala, stripi, telefoni, televizioni), që janë “të renditur ulët”, sepse nuk krijon ngopje me informacionet që i ofrojnë, prandaj pranuesi duhet ta përfundoj porosinë duke marrë pjesë fuqishëm. “Të nxehtit” ofrojnë një begati të informacioneve.

“Filmi paraqet bashkim spektakolar në teknologjisë së vjetër mekanike dhe botës së re elektronike, ku bashkimin e mekanikes me organiken në botën e “formave valore” e lidh me teknologjinë e shtypit dhe i siguron kuptim të vetvetes si vazhdim i dijeve… Njeriu tipografik shpejt është përshtatur me filmin sepse ai, ashtu si libri e zhvillon botën e fantazisë dhe ëndrrave nëpërmjet fragmentimit të universit”– Marshal Makluan.

Sigurisht se nga këto lloje nuk do të duhej të realizonim barazim (më) të thjeshtë me dy të njohura ndërmjet krijimit të filmit dhe të shkruarit për të (kritika), Por, pse jo?

Regjisori polak me famë botërore Аndzhej Vajda në mendimet e tij lidhur me krijimtarinë e filmit (“ Filmi i quajtur dëshirë”), thotë se më të rrezikshëm janë ata skenarist, të cilët krijojnë skenarë – përshtypje, tekst për film, të cilin skenaristi e “sheh” me sytë e shpirtit të tij, i cili menjëherë (mbetet) bëhet libër i mbyllur, sepse një film të tillë eventualisht mund të incizoj vetëm po ai skenarist.

Ngjashëm është edhe me kritikën – përshtypje, të shkruar me të vetmin qëllim, që të tregoj çfarë ka ndjerë kritiku derisa e ka parë filmin, se si e ka përjetuar ai atë, pse pikërisht ashtu e ka përjetuar…

„Kritika e filmit si disiplinë, e cila e ka për qëllim vlerësimin e krijimtarisë së filmit, sot gjithnjë e më tepër filmat në mediume i trajton si ngjarje e jo si përmbajtje. Sot, në kushte kur konsumohen kryesisht filmat e sapo prodhuar, publiku është i sfiduar nga marketingu agresiv, e jo nga arritjet estetike të artit filmik…” – Hristo Petreski,  në krestomacinë “Kritika maqedonase e filmit”.

Duke e parafrazuar politikologun dhe futurologun amerikan Frensis Fukujama (“Fundi i historisë dhe njeriu i fundit”), a mund të nxjerrim përfundim se komercializimi i (internetit) digjitalizimit solli deri te “vdekja” e filmit si art dhe “çlirimi” i tij kryesisht si prodhim tregtarë? Në kushte të tilla, ku gjendet kritiku?

Zakonisht mendohet se kritika e filmit përgjatë historisë, si rregull, i ka ndjekur menytë e estetikës së filmit. Sipas filmave (dhe zhanre) – ashtu edhe kritika.

Krijimi i filmit dhe refleksioni i tij mbi artin, sipas teoricientit dhe historianit të filmit Nikola Giliq nga Kroacia, në art trajtohen si dy veprimtari. Polemika ndërmjet autorëve të filmit dhe kritikëve të filmit rreth profesionalizmit dhe besueshmërisë së të dytëve për të vlerësuar ndonjë film zgjat që nga fillimi i shekullit të kaluar. Nëpërmjet bindshmërisë së ndryshueshme të argumenteve, është e pranuar botërisht se ai që është i aftë të merr vendimin lidhur me veprën filmike – ai është kritik.

 

SI SHKRUHET KRITIKA E FILMIT?

Nuk duhet të harrohet se periudha fillestare e filmit si art, për të cilën me pak teprime mund ta çojmë deri në fillimin e viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, përveç se autori i filmave shpesh i ka vlerësuar veprat tjera si kritik dhe shpesh edhe kritiku ka qëndruar në anën tjetër të kamerës.

Sinergjia e këtij dualizmi ka ndodhur në vitet e gjashtëdhjeta, kur një grup i kritikëve të rri “të përzgjedhur” dhe mentoruar nga qasja e athershme ontologjike e teoricientit  Андре Базен në revistën e filmit, me shumë ndikim “Kaje di sinema”, bëhen protagonist të “valës së re”.  Zhan-Luk Godar, Fransua Tifo dhe të tjerët më vonë e infektuan botën e krijuesve të filmit me “filmat autorial” të tyre dhe incizimin me “kamerën në dorë”.

“Filmi “Ballo në ujë” me Ester Viljams në rolin kryesor (njëri nga filmat e parë amerikan të shfaqur në kinematë e ish-jugosllave pas Luftës së Dytë Botërore), na tregon se në botë ekzistojnë njërës të cilët lahen edhe kur nuk janë bërë pis… Skenarin e filimit Richardi i III në regji të Lorens Olivie e ka shkruar njëfar Uiliam Shekspir…”

Kështu janë dukur kritikat e para për filmat në fund të pesëdhjetave të Bogdan Tirnaniq. Por, vetëm kritiku i kalibrit të Tirnaniq shumë dekada më vonë dhe pas shumë pune, mësimi dhe informimi – që e bënë njërin nga kritikët më me ndikim dhe model për gjenerata të shumta të fillestarëve – e ka luksin që gabimet dhe mëdyshjet e veta t’ia prezantoj publikut në formën e barsoletës për vetveten.

Recetë universale për shkrimin e kritikës së filmit nuk ka. Ashtu siç nuk ka recetë edhe për bërjen e filmit. Ashtu si në botën e filmit, ashtu edhe në atë të kritikëve ka paraqitje të përkohshme të tepricës së egos dhe mungesë të talentit. Foto: Darren Hall,reklama për filmin e Hari Poter-it, 2011

Recetë universale për shkrimin e kritikës së filmit nuk ka. Ashtu siç nuk ka recetë edhe për bërjen e filmit. Ashtu si në botën e filmit, ashtu edhe në atë të kritikëve ka paraqitje të përkohshme të tepricës së egos dhe mungesë të talentit. Foto: Darren Hall, реклама за Хари Потер филм, 2011

Pra, të kuptohemi: Recetë universale për shkrimin e kritikës së filmit nuk ka. Ashtu siç nuk ka recetë edhe për bërjen e filmit. Ashtu si në botën e filmit, ashtu edhe në atë të kritikëve ka paraqitje të përkohshme të tepricës së egos dhe mungesë të talentit.

Por, sigurisht kritikë ka методологија.

Тоmisllav Gavriq во „Termi Kritika e filmit“, mes tjerash thotë:

“Komponenti kryesor i kritikës është operacioni i vlerësimit. Operacionet tjera- përshkrimi, konteksti, interpretimi dhe analiza – në mënyrë hierarkie bazohen në vlerësimin”.   

Nëse përmblidhet e gjitha që u tha më lartë dhe do ta heqim teorinë “e mërzitshme”, me siguri mësimi më i dobishëm për kritikun e filmit është dhuntia ose mjeshtëria t’i dalloj detajet që e bëjnë një film vepër “kulti”. Kuptohet, nëse filmi është krijuar nga një material i tillë. Sigurisht edhe nëse është krijuar para të tjerëve.

Ndonjëherë kjo nuk i paraqet “të vërtetat” e mëdha artistike. Në filmin “Gëzuar vitin ‘49“ të Stole Popov mund të jenë replikat “Lindja na fshiu, Perëndimi nuk na regjistron “, ose  “Më fal Pigi, ishte nga morali!”, të cilët e kapin tërë dramatizmin e rrëfimit. Në filmin boshnjako-hercegovinas “Kuduz” të Аdemir Kenoviq është qëndrimi i (anti)heroit kryesor: “Nuk mund të luftosh kundër fuqisë që nuk e njeh dhe që nuk e sheh”.

Ndonjëherë, këto “të vërteta”mund të dallohen në muzikën e filmit. Te Popov në “Xhipsi Mejxhik” ato janë vargjet e këngës së titullit “…eh sikur të kem, ashtu si nuk kam”, te Darko Mitrevski në “Bal-kan-kan” kjo është “Gjyshja Zumbula”

Për fund, por jo edhe më e rëndësishmja. Kur do të filloni të shkruani kritikë, asnjëherë mos e ritregoni fundin e filmit. Pjesën tjetër shpjegojeni me maturi.

Paçi fat. Fati aq sa është i nevojshëm për bërjen e filmave, aq është i nevojshëm edhe për shkrimin e kritikave.

 

Literatura e shfrytëzuar:

Душан Стојановиќ, Лексикон филмских теоретичара (Институт за филм, Научна књига,Белград);

Анри Ажел, Естетика филма (БИГЗ);

Анджеј Вајда, Филм звани жеља (Народна књига, Белград)

Marshall McLuhanUnderstanding Media: The Extensions of Man (MIT);

Христо Петрески, Македонска филмска критика – хрестоматија (Феникс, ЕСРА, Скопје);

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

 

Ky artikull edukativ fillimisht është publikuar nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në media, ndërsa КriThink e ripublikon për ta informuar publikun për tema që kanë të bëjnë me njohuritë elementare mediatike dhe mendimin kritik