Gazetari bën gabime kur nuk është i informuar sa duhet

[Recension: Motra e Borjan Jovanovskit: Turp, vetëm kriminelët më të mëdhenj amnestohen!]

 

Në këtë tekst, i cili i nënshtrohet këtij recensioni, është bërë gabim, me atë që personi që citohet gabimisht është lidhur familjarisht me gazetarin Borjan Jovanovski. Kjo me sa shihet është rezultat i informimit të pamjaftueshëm.

Linku deri te artikulli origjinal: Motra e Borjan Jovanovskit: Turp, vetëm kriminelët më të mëdhenj amnestohen!

Data dhe koha e publikimit: 15.10.2018

Data e recensionit: 16.10.2018

Recenzuese: Аna Anastasovska

Ky artikull është inspiruar nga thirrja e kryeministrit Zoran Zaev për pajtim ndërmjet pushtetit dhe opozitës, të cilin një pjesë e publikut dhe e mediave e interpretuan si ofertë për amnisti për ngjarjet e 27 prillit, me qëllim që opozita të japë përkrahje për ndryshimet kushtetuese dhe për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Pas thirrjes së këtillë të Zaevit, në rrjetet sociale kishte komente të shumta, në mesin e të cilave edhe nga personi i përmendur në tekst, Sllobodanka Jovanovska. Mirëpo, këtu është bërë gabimi, sepse është thënë se Jovanovska është motra e “gazetarit të regjimit”, Borjan Jovanovski dhe komenti i saj është marrë me qëllim që të sulmohet pushtet dhe kryeministri Zaev.

Tani më se e qartë është se Zaevi dhe LSDM-ja është pala që me ngulm ofron amnisti në këmbim të votave të opozitës për ndryshimin e emrit kushtetues. Në fakt, ndaj këtij propozimi të padenjë reagoi edhe motra e gazetarit të regjimit Borjan Jovanovski, e cila në Facebook komentoi se është “turp, vetëm kriminelët më të mëdhenj amnestohen”.

Disa orë më vonë, media e pa gabimin e saj dhe bëri ndryshime, duke theksuar se Sllobodanka Jovanovska është kryeredaktore e gazetës “Nezavisen”.

Poashtu, tani është fshirë edhe emri i gazetarit Borjan Jovanovski dhe përmendja e motrës së tij. Mirëpo, ajo që mungon është kërkimi i faljes nga të gjithë personat që janë përmendur në artikull, si për gabimin e bërë, ashtu edhe për shfrytëzimin e emrit të gabuar.

 

Korrigjim: në versionin fillestar të artikullit ishte thënë gabimisht se kolegia e cituar, Sllobodanka Jovanovska ka emër të njëjtë me motrën e Borjan Jovanovskit. Kjo nuk është e saktë, dhe është korrigjuar. Kërkojmë falje.