Gjasat që një asteroid ta godasë Tokën në shtator janë 0.01 për qind

 

[Recension: Një asteroid do ta godasë Tokën, paralajmërojnë nga Agjencia Evropiane e Hapësirës]

Qëllimi kryesor i këtij teksti është që nëpërmjet shkrimit që të shkaktojë një dozë të lartë të kërshërisë te lexuesit për të tërhequr sa më shumë klikime. Megjithatë, me këtë rast nuk i kushtohet kujdes faktit se njëkohësisht teksti mund të shkaktojë panik dhe frikë tek lexuesi.

Linku deri te artikulli origjinal: Një asteroid do ta godasë Tokën, paralajmërojnë nga Agjencia Evropiane e Hapësirës

Data dhe koha e publikimit: 14.6.2019

Data e recensionit: 22.6.2019

Recenzues: Simona Atanasova

Teksti i frikëson lexuesit se një asteroid me diametër prej 40 metrash më 9 shtator mund të godasë Tokën. Por, vetë titulli është edhe më problematik sepse në të thuhet se asteroidi definitivisht do ta godasë Tokën,  që është gënjeshtër. Normalisht, kur dikush do ta lexojë këtë titull dhe vetë tekstin, do të pyetet çka në asteroidi e godet vendbanimin tim.

Artikulli pretendon se:

Asteroidi i quajtur 2006 QV89 me gjasë nuk do ta shkatërrojë tërë jetën në Tokë, por do të jetë më se e mjaftueshëm për ta shkatërruar një qytet të tërë, paralajmërojnë shkencëtarët.

Dhe pastaj teksti përmend një shembull të vitit 2013, kur shpërtheu një meteor duke plagosur 1.000 njerëz.

Por, cila është e vërteta?

Asteroidi 2006 QV89 nga astronomët është klasifikuar si i PARREZIKSHËM. Nuk pritet ta godasë Tokën. Ashtu si shumë asteroide të tjera, edhe ky gjendet në listën “e rrezikshme”, por Agjencia Evropiane e Hapësirës e klasifikon atë si një rrezik joprioritar.

Sipas llogaritjeve të NASA-s, asteroidi nuk do të jetë as afër Tokës në shtator të vitit 2019, por do të jetë aq larg nga planeti sa që gjasat janë 99.989 për qind që ky gur nga hapësira ta huqë Tokën.

Por, këto fakte nuk i kanë penguar disa portale që të publikojnë tekste që përmbajnë vetëm një pjesë të së vërtetës. Përfundimi është se as Agjencia Evropiane e Hapësirës e as NASA nuk na paralajmërojnë se ky asteroid është i rrezikshëm. Pra, nuk ka nevojë për të ngritur panik nëpërmjet artikujve senzacionalistë, të cilët paraqesin vetëm një pjesë të storjes, ndërsa pjesën tjetër e neglizhojnë për ta bërë situatën më të tmerrshme dhe bombastike.