[Recension: Gjermania planifikon që më 19 prill ta rikthejë jetën në normalitet]
Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni përhap lajme të rreme se situata në Gjermani po përmirësohet dhe se qeveria në këtë vend po përgatit një seri masash që duhet ta “lehtësojnë” luftën kundër pandemisë dhe vendi të kthehet në normalitet. Kjo është konfuze duke pasur parasysh se si u kuptua kriza në vend, kush është përgjegjës për masat dhe futjen dhe heqjen e tyre dhe për situatën në terren.
Linku deri te artikulli origjinal: Gjermania planifikon që më 19 prill ta rikthejë jetën në normalitet
Data dhe koha e publikimit: 7.4.2020
Data dhe koha e recensionit: 10.4.2020
Recenzues: Ljubomir Kostovski
Në tekstin që e recensojmë thuhet se “Gjermania ka hartuar një listë të masave, duke përfshirë edhe mbajtjen e maskave, kufizim të mbledhjes së njerëzve në vende publike dhe monitorimin e shpejtë të kontrollit të përhapjes së infeksionit. Sipas autoriteteve, kjo do të mundësojë që jeta të kthehet në normalitet kur të hiqen masat e karantinës më 19 prill. Masat janë përcaktuar në një propozim-plan veprimi të përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme.” Në vazhdim të lajmit, thuhet se po përgatiten masa për ta monitoruar “rrugën” e atyre që kanë qenë në kontakt me të sëmurët dhe do të hapen shkollat për mësim normal. Cila është gjendja e vërtetë?
Para së gjithash, duhet të themi se lajmi nuk është i vërtetë – si në orën kur u publikua ashtu dhe më pas, pak para festimit të Pashkëve sipas kalendarit Gregorian. Lajmi i fundit – i të premtes në mëngjes, thotë se kancelarja Merkel ka deklaruar se nuk ka asnjë fjalë për dryshimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të muajit prill, që do të thotë në tre javët e ardhshme.
Sipas të dhënave për numrin e të sëmurëve në këtë vend deri më 8 prill, të cilin gazeta e Beogradit “Politika” e mori nga “Deutsche Welle”, numri i të sëmurëve është 103 mijë. Sipas deklaratës së drejtuesit të Institutit Koch, “është shumë herët të mendohet se situata po përmirësohet”.
Para së gjithash, në tekstin e njëjtë të cilit i referohemi, konfirmohet se Gjermania nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme(!), deri më tani është bërë kujdes i rreptë për epideminë me vetë-disiplinë dhe duke mbyllur objekte dhe kapacitete (me dëshirën e vetë pronarëve) për ta ulur rrezikun nga përhapja e infeksionit.
Si kudo tjetër në botë, edhe në Gjermani ka ekspertë që besojnë se epidemia duhet të lejohet të zhvillohet lirshëm dhe të krijohet imunitet në masë. Por, tani për tani, edhe në këtë vend, këto mendime nuk kanë asnjë mbështetje nga më përgjegjësit.
Në fakt, autoritetet gjermane gëzojnë një mbështetje të gjerë dhe në rritje në mesin e qytetarëve për masat e rrepta (nga këndvështrimi ynë ato nuk janë aq të rrepta, apo jo). Përkatësisht, sipas sondazhit të fundit të opinionit publik të transmetuesit ARD-së, Deutschlandtrend, kjo luftë e ka ngritur reputacionin e qeverisë. Përderisa në fillim të marsit gjashtë nga dhjetë qytetarë ishin të pakënaqur me punën e qeverisë në Berlin, tani është e kundërta, gjashtë nga dhjetë janë të kënaqur. Koalicioni qeverisës i përbërë nga partitë e Unionit, CDU, CSU dhe SPD aktualisht ka mbështetjen e popullatës si asnjë kabinet tjetër qeveritar që nga viti 1997. Mbështetje më të madhe ka edhe partia e Merkelit, CDU, për 34 përqind.
Të paktën kur bëhet fjalë për këtë vend, gjithmonë ekzistojnë shumë burime që duhen verifikuar për të nxjerrë një përfundim të përgjithshëm. Sepse kjo mund të konsiderohet si presion ndaj autoriteteve tona shëndetësore (dhe më gjerë) se masat e jashtëzakonshme në vendin tonë janë shumë të rrepta, se ato zgjasin shumë ose anasjelltas – për të konkluduar se shëndetësia jonë dhe shteti ynë nuk janë efikas në kryerjen e detyrave të tyre.