“Godet gazetari”: Kur teksti nuk përmban asnjërën prej atyre që paralajmëron

Disa informacione që qarkullojnë çdo ditë – për disa muaj me rradhë. Një deklaratë e një mjeku që as nuk potencohet se ku e kryen veprimtarinë e tij. Një emër dhe mbiemër, disa komente dhe disa rekomandime që vazhdimisht përsëriten. Kështu duket teksti që po e recensojmë, ndërkohë që nuk ka titull adekuat, që fillimisht përmban koment, pastaj krijon shqetësim tek lexuesit dhe përfundon me hapjen pikëpyetjeve, me qëllimin e vetëm “kapjen e vëmendjes së lexuesve”.

Foto nga lajmi i recensuar

Linku deri te artikulli: Godet doktori Maqedonas: Numri i të Prekurve do rritet dukshëm, Ja çfarë na pret në Vazhdim…

Data e publikimit: 04.06.2020

Data e recensionit: 21.06.2020

Recensuese: Ajnur Bafqari

Autori në titull të krijon përshtypjen se do të shpalosë deklarata me interes të lartë për opinionin, megjithatë në përmbajtjen e tekstit asgjë nuk korrespondon me atë që flitet në titull. Autori në fillim të tekstit flet sikur të jetë një autoritet që vlerëson se sa qytetarët respektojnë masat e rekomanduara, duke vazhduar me fajësim të një pjese të popullatës që ai i ka vlerësuar si “20 përqind”, e që gjoja nuk respektojnë masat, ndërkohë që teksti është i shkruar në vetën e parë shumës, pra ka përfshirë edhe veten, dhe e ka vendosur atë në kategorinë e personave që“ janë peng e 20 përqindëshit”.

Kur deklarata e neuropsikiatrit, përdoret për çështje epidemiologjike!
Teksti nuk është i shkruar aspak mirë, nuk ka kuptim, nuk përmban ndonjë deklaratë apo fakt që mund të merret si relevant, gjë që shtyn edhe në dyshime nëse deklarata që paraqitet si e mjekut në fjalë, të jetë thënë me të vërtetë nga ai. Në tekst përmendet emri i mjekut, të cilin pasi autori nuk e ka potencuar se për çfarë është i specializuar, vendosëm ta kërkojmë, me çka rezultoi se ishte neuropsikiatër, e ndërkohë që teksti ka të bëjë me epideminë dhe  përmbajtja nuk i referohet problematikës psikologjike, por parashikimit të numrave të pacientëve të prekur nga COVID 19 dhe kryesisht çështje epidemiologjike.

 “Pra, që nga fillimi i pandemisë mosrespektimi i masave ka përfunduar tani dhe kjo do të thotë se vetëm një numër i pacientëve të rinj do të rriten më tej, tha Dr. Metodij Cepreganov. Sipas tij, vendet e tjera kanë mbyllur tashmë pandeminë por jo edhe ne…. Dhe ajo që po ndodh në vendin tonë, askush nuk është duke vendosur një maskë apo duke mbajtur distancën e tyre. Por që një person të sillet me përgjegjësi, ai duhet të jetë i pjekur. Ka disa sjellje te keqija te disa persona, shtoi mjeku”- thuhet në tekst.

Teksti pa kuptim rezulton në lexues të painformuar
Deklaratat e transkriptuara, herë ngjajnë me një deklaratë mjeku, herë me deklaratë të ndonjë bartësi të ndonjë funksioni publik që merret çështje epidemiologjike në nivel më të gjërë, herë me deklaratë të psikologut, sociologut apo edhe të ndonjë “gjykuesi social”, por nuk ofron aspak informacionin të cilin po e priste lexuesi. I gjithë teksti është i pakuptimt, herë të dërgon nëpër vende të tjera siç janë Rusia dhe Turqia, e herë përmban rekomandime, por një gjë është e sigurt, askund nuk gjendet ajo që paralajmërohet në titull.

Koncepti i manipulimit “Prirja për anim të vëmendjes”
Kur autori i kushton më shumë vëmendje informacioneve që sjellin në shumë vlera emocionale ose njohëse. Ai vetëm për shkak të rritjes së frikës së popullatës lidhur me këtë virus, në mënyrë aktive kërkon prova  për “kërcënim të koronavirusit” ndaj popullatës.

Nëse nuk e kuptoni një tekst, ju nuk jeni fajtori!
Lexues, nuk duhet marrë si të vërteta, informacionet që vetëm servohen si të tilla. Nuk duhet lejuar që autori nëpërmjet titullit të ju shtyjë të bëni interpretim të gabueshëm. Nëse hasni në një tekst që nuk përputhet me titullin, injorojeni. Nëse nuk po e kuptoni një tekst, ju nuk jeni fajtori! Përpiquni që lidhur me temën të gjeni një tekst nga një burim më i besueshëm i informacionit.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.