Informata të paverifikuara të plasuara si e vërtetë e qind për qindtë

[Recension: Tre shoferë të NTP-së largohen nga puna vetëm për shkak se e kanë bojkotuar referendumin]

Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni, nuk ofron informata të mjaftueshme për publikun. Në fakt, lajmi në artikull nuk është verifikuar nga më tepër palë, prandaj artikulli është i njëanshëm.

Linku deri te artikulli: Tre shoferë të NTP-së largohen nga puna vetëm për shkak se e kanë bojkotuar referendumin

Data e publikimit: 03.10.2018

Data e recensionit: 10.10.2018

Recenzuese: Аna Anastasovska

Titulli i tekstit se tre shoferë të NTP-së janë larguar nga puna për shkak se e kanë bojkotuar referendumin është shumë decid, që do të thotë se ka dëshmi të forta për atë që është pohuar. Mirëpo, kjo nuk është kështu në këtë tekst.

“Lider” ekskluzivisht kupton se tre shoferë të NTP-së janë larguar nga puna për shkak se e kanë bojkotuar referendumin e ditës së diel. Drejtori i NTP-së i ka thirrur në telefon të punësuarit e NTP-së, me ç’rast u ka thënë drejtpërdrejt se kanë evidencë se këta persona nuk kanë dalë të votojnë dhe se nëse nuk dalin menjëherë, do t’u ndërpritet kontrata për punësim në NTP. Ndërsa ata që kanë pasur kontratë për orar të papërcaktuar të punës se do të shpërndahen në vende të punës si pastrues, gomistë dhe pozita të ngjashme.

Që në fillim të tekstit kemi përmendje të drejtpërdrejtë dhe akuzë ndaj personit konkret, drejtorit të NTP-së, edhe pse emri i tij nuk përmendet. Ai akuzohet se u është kërcënuar punonjësve të NTP-së se nëse nuk dalin në referendum që të votojnë, do të largohen nga puna ose do të shpërndahen në vend tjetër të punës.

Sipas informatave jozyrtare në shtabin e LSDM-së në Sopishtë, ka pasur listë të të punësuarve sipas institucioneve dhe në atë mënyrë e kanë informuar drejtorin e NTP-së. Tre persona që kanë qenë të angazhuar me kontratë në vepër në vendin e punës shofer, nuk e kanë dëgjuar shantazhin e drejtorit dhe në mëngjes në vendin e punës janë pritur nga njësia për burime njerëzore ku u është thënë se më nuk kanë nevojë për ta, edhe pse këta persona mbi 3 vjet me përgjegjësi i kanë kryer detyrat e tyre të punës.

Nga titulli i bindshëm dhe hyrja bindëse në tekst, më poshtë vazhdohet me “informata jozyrtare”. Diçka që është jozyrtare, do të thotë se nuk është e sigurt, gjegjësisht se mund të mos jetë e vërtet. Mu për këtë arsye, është detyrë e gazetarit, që kur do të vijë deri te ndonjë informatë, pa marrë parasysh se a është zyrtare ose jozyrtare, ta verifikojë atë nga sa më shumë burime që është e mundur, me qëllim që publiku të njoftohet me të vërtetën. Në këtë rast, kemi akuzë ndaj drejtorit të NTP-së se u është kërcënuar të punësuarve dhe se tre prej tyre i ka larguar nga puna.

Kemi informatë të njëanshme e cila e bind lexuesin, mirëpo nuk ia ofron anën e dytë të tregimit, me qëllim që ai vetë të vlerësojë se çka është e vërtetë, e çka jo. Ajo që i mungon tekstit është deklarata nga drejtori i përmendur i NTP-së. Nuk ka deklarata as nga punonjësit që gjoja janë larguar nga puna nga kjo ndërmarrje publike, qoftë edhe sikur ato të ishin anonime.

Kështu siç është plasuar lajmi, nuk qëndron. Lexuesi nuk mund të jetë i sigurt në atë që e lexon.

Këtu kemi tentim klasik për manipulim politik, gjegjësisht tentim për njollosje të garniturës në pushtet.