Italianët janë të zemëruar me evropianët, por nuk e zëvendësojnë flamurin e BE-së me atë kinez

[Recension: Italianët heqin flamurin e BE dhe vendosin flamurin e RP të Kinës]

Epidemia e koronavirusit në Itali ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes së publikut global, i cili i ndjek nga afër lajmet për zhvillimin e ngjarjeve në këtë vend. Pasi nuk u mori ndihmën e pritur nga Bashkimi Evropian për t’u përballuar me situatën gjithnjë e më të vështirë, dhe pasi Kina dhe Rusia dërguan vullnetarisht ndihmë materiale dhe profesionale në Itali, kjo temë ishte ndër informacionet më të qarkulluara në mesin e publikut ndërkombëtar. Në mënyrë të pashmangshme, ajo është shpërndarë dhe komentuar gjerësisht edhe në vendin tonë, veçanërisht pasi që përkon me marrjen përfundimtare të datës për negociata të Maqedonisë me BE-në.

Linku deri te artikulli origjinal: Italianët heqin flamurin e BE dhe vendosin flamurin e RP të Kinës

Data e publikimit: 23.3.2020

Data e recensionit: 26.3.2020

Recenzues: Jugosllava Dukovska 

E recensojmë një artikull, i cili në të vërtetë transmeton një fotografi dhe një koment nga rrjetet sociale pa e sqaruar në detaje më të hollësishme kontekstin që lidhet me përmbajtjen që e transmeton dhe me një titull që pa asnjë distancim e pretendon këtë si fakt. “Italianët heqin flamurin e BE dhe vendosin falmurin e RP të Kinës”, thotë titulli, duke sugjeruar se në Itali masovikisht po ndodh një gjë e tillë – njerëzit ta heqin flamurin e Bashkimit Evropian, anëtar i i të cilit është vendi i tyre me dekada të tëra, dhe ta zëvendësojnë atë me flamurin kinez.

Kjo është përmbajtja e artikullit:

Në rrjete sociale shpërndahen fotografi se si në Itali largohet flamuri i BE-së dhe ngrihet flamuri kinez.

Italianët he eqin flamurin e Bashkimit Evropian dhe e vendosin flamurin e RP të Kinës Pas krizës, përfundimisht pason shpërbërja e BE-së, shkruan postimi.

Verifikimi i përmbajtjeve në internet tregon se ndihma që Kina ia ka dhënë Italisë, e cila po përballet me një katastrofë të madhe të shkaktuar nga përhapja shpërthyese e virusit Kovid-19 në territorin e saj, ka fituar popullaritet në të gjithë botën. Revista me renome dolën me analiza se si ndodhi që të dështojë solidariteti i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kur Italia në fund të shkurtit, pas një beteje një mujore me koronavirusin në territorin e saj, dhe kur rezervat e saj pothuajse janë shteruar, dërgoi kërkesë zyrtare deri te vendet anëtare të BE-së për ndihmë në materiale mjekësore dhe sanitare, por asnjë vend nuk i dërgoi ndihmë.

Për atë se çfarë pasojash në politikën globale do të ketë përfshirja e Kinës në Itali, për sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, shkruan edhe revista me ndikim Foerign Policy.com nga SHBA-të në tekstin me titull: “BE e la Italinë kur i duhej më shumë”. Duke i rikujtuar vendet anëtare të BE-së, veçanërisht ato më të rejat, si Hungaria, Lituania apo Polonia, që janë pranuese të fondeve të BE-së, e që kanë shumë më pak të infektuar, se duhet të ndërgjegjësohen dhe menjëherë t’i dërgojnë ndihmë Italisë, nëse mendojnë edhe më tej të mbështeten tek ushtarët italianë, të cilët, në ndonjë krizë të ardhshme të sigurisë ose humanitare në territoret e tyre, do të duhej të marrin pjesë së bashku me forcat e tyre në shpëtimin e qytetarëve të tyre. Edhe EUOBSERVER konkludon se Kina e shfrytëzon në maksimum shansin për të depërtuar në skenën evropiane, duke e ndihmuar Italinë, ndërsa mungon solidariteti i vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Duke hulumtuar atë që e shkruajnë mediat italiane në këtë temë, mund të gjenden artikuj që tregojnë raste individuale, në të cilat qytetarët ose kompanitë, në shenjë revolte nga qëndrimi i BE-së ndaj vendit të tyre në momentet më të vështira të krizës epidemiologjike, e kanë hequr flamurin e BE-së nga vendet ku kanë qenë të vendosur:

Sot e hoqëm flamurin e BE-së që ishte vendosur para fabrikës sonë, i cili qëndronte pranë flamurit italian,

deklaruan përfaqësuesit e një fabrike tekstili në qytezën Prato, duke shtuar:

Tani jemi vetëm, por krenarë.

Mediat italiane përmendin edhe një rast tjetër të heqjes së flamurit evropian – në qytetin italian të Barit, ku nënkryetari i Këshillit Komunal, Fabio Romito, e ka hequr flamurin nga ndërtesa komunale, sepse ishte i revoltuar nga qëndrimi i BE-së ndaj vendit të tij. Megjithëse është e qartë se bëhet fjalë për vepra të izoluara, veprime të frymëzuara nga emocionet, në të dyja rastet nuk bëhet fjalë për atë se flamuri i BE-së ishte zëvendësuar me atë të RP të Kinës. Nuk ka asnjë indikacion se bëhet fjalë për një disponim që mbizotëron në Itali.

Artikulli që është nënshtrohet këtij recensioni tregon një tendencë të qartë për ta përgjithësuar këtë pohim, megjithëse përdor një distancim se kjo thuhet në postimin në FB që e transmeton.

Pas krizës, përfundimisht pason shpërbërja e BE-së, shkruan postimi.

Nëse ndiqen gjurmët e burimit të artikullit të cilit i referohet artikulli, arrihet deri tek profili në Facebook me pseudonimin Misioni, i cila shpërndan përmbajtje djathtiste, pro-ruse dhe pro-nacionaliste. Më 23 mars, ky profil e transmetoi tweet-in e profilit me emrin CarlZha, i cili për vete thotë se poston përmbajtje pro-kineze në Twitter dhe se redakton një “podcast” për Kinën.

Nga analiza e artikullit, mund të konkludohet se bëhet fjalë për një përmbajtje që është marrë pa e shqyrtuar, nga një burim jo i besueshëm dhe që është plasuar si informacion. Titulli është tendencioz, me qëllim që t’i sugjerojë lexuesit se në Itali masovikisht hiqen flamujt e Bashkimit Evropian dhe zëvendësohen me flamuj kinezë, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

Dezinformimi në raste të gjendjeve të jashtëzakonshme, siç është pandemia e koronavirusit, është në kundërshtim me standardet gazetareske, e në rrethana të caktuara paraqet edhe vepër penale.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.